Gazeta Shqiptare

Vrasja e Kasmit, ' Kathimerin­i': U urdhërua nga shqiptar në burgjet greke

Gjykata: Ish- speciali e Meshini do të qëndrojnë në paraburgim­e të ndryshme "Ja dosja penale e ekzekutori­t të 41- vjeçarit"

-

Mediat greke nxjer rin detaje të reja në lidhje me ekzekutimi­n e Devi Kasmit pasditen e 29 janarit në kryeqytet. ' Kathimerin­i' shkruan se vrasja e 41- vjeçarit dyshohet se është urdhëruar nga shqiptarë të dënuar për trafik droge në burgjet greke. Media greke në lidhje me këtë informacio­n iu referohet zyrtarëve të lartë të policisë që po ndjekin çështjen. Ndërkohë sipas hetimeve, ka qenë pikërisht greku Efthymoius, i cili cilësohet si vrasës me pagesë, ai që kreu ekzekutimi­n. Sakaq ditën e djeshme gjykata e Tiranës vendosi që shtetasi grek Efthymio Efthymious, të mos qëndrojë në të njëjtin paraburgim me 23vjeçarin Mario Meshini, i cili u arrestua si bashkëpunë­tor. Ky vendim do të jetë në fuqi të paktën deri në përfundim të hetimeve. Me vendim të gjykatës, Mario Meshini do të qëndrojë në paraburgim­in 302 në Tiranë, ndërsa ish- speciali grek në paraburgim­in e Bradashesh­it në Elbasan, bashke me 3 personat e tjerë që akuzohen si bashkëpunë­torë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Efthymio Efthymious, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari­n si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit. Gjithashtu, do të qëndrojë në burg edhe 25vjeçari Mario Meshini për të cilin ekzistojnë dyshime se ka nxjerrë në prite Kasmin, pranë shtëpisë që ky i fundit e përdorte si bazë për trafikun e drogës.

GREKU EFTHYMIO EFTHYMIOUS

Ish- agjenti special grek, Efthymious ka shërbyer si roje në ambasadën shqiptare në Athinë, si edhe për mbrojtjen e objekteve publike në sheshin "Sintagma". Mësohet se greku në vitin 2008 është arrestuar për trafik klandestin­ësh drejt Greqisë. Ndërkohë në vitin 2009 në Frankfurt u kap me 5.5 kg kokainë që vinte nga Venezuela. Media greke raporton se Efthymiou u lirua nga policia në vitin 2012. Por duket se aktivitete­t kriminale të grekut vijojnë, pasi ish- speciali u arrestua në 2016 në Artë për trafik droge dhe qëndroi në burg 10 muaj. Në gjyqin që u bë në 2017 në Janinë, ranë akuzat se bëhej fjalë për një grup kriminal, dhe të pandehurit e tjerë u shpallën të pafajshëm përveç Efthymiou, i cili u dënua si përdorues droge, kokainë. Ai mori një dënim prej 4 vitesh me kusht, ndaj dhe u lirua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania