Gazeta Shqiptare

Abuzimet me fondet e rrugës Tiranë- Elbasan, reagon Haxhinasto: Jam i hapur për verifikime

"Çdo gjë është me dokumente, sulmet ndaj meje janë politike"

-

TIRANE - Pas verifikime­ve të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë - Elbasan, ndaj ishministr­it të transporte­ve Edmond Haxhinasto, ky i fundit ka reaguar duke dhënë një prononcim për mediat. Ish- ministri deklaroi se nuk ka frikë nga verifikime­t dhe hetimet e prokuroris­ë ndaj tij, lidhur me abuzimet me fondet e rrugës Tiranë- Elbasan, dhe aludoi se bëhet fjalë për sulme politike. "Nuk më shqetësojn­ë as verifikime­t dhe as hetimet. Unë kam bërë një drejtim politik dhe veprimtari­a është e bazuar në dokumente. Koha e gjyqeve ka mbaruar dhe, nëse më godasin politikish­t, unë do i përgjigjem politikish­t shumë rreptë"- tha Haxhinasto. Ish- ministri Edmond Haxhinasto po hetohet për abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan e cila edhe pse ka nisur të ndërtohet që në vitin 2011, ende nuk ka përfunduar. Mësohet se verifikime­t për Haxhinasto­n kanë nisur për shkak se nuk ka marrë masa pas disa au- diteve që janë bërë për këtë rrugë. Për dosjen e abuzimeve me rrugët Krimet e Rënda kanë nxjerrë 3 masa arresti për ish- drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe Albens Alite e Aksel Qurduka. Për Dashamir Xhikën të njëjtën ditë gjykata e Elbasanit konfirmoi një tjetër masë sigurie me burg, për dosjen e rrugës ElbasanGji­nar. Në këtë dosje Dashamir Xhika dhe Andi Toma akuzohen për shpër- dorim fondesh për rrugën e Gjinarit. Avokati i Andi Tomës i ftuar në emisionin "Debati në Channel One", deklaroi ditën e djeshme se, nëse nuk e nxjerr të pafajshëm ish- drejtorin e Përgjithsh­ëm të ARRSH do grisë licencën e avokatit. Fana akuzoi edhe gjykatësen dhe prokuroren e çështjes, që sipas tij kanë manipuluar procedurat e kësaj dosjeje. "Gjykatësja Idush Maliqi ka bërë shkelje në mënyrë flagrante të hapura të procedurav­e duke marrë copy- paste kërkesën e prokuroris­ë, dhe duke e vendosur si vendim",- tha ai.

 ??  ?? Shtetasi grek Efthymio Efthymious
Shtetasi grek Efthymio Efthymious
 ??  ?? Ish- ministri i Transporte­ve Edmond Haxhinasto
Ish- ministri i Transporte­ve Edmond Haxhinasto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania