Gazeta Shqiptare

Provimet e detyruara të maturës 2018, ja ku duhet të bazoheni

MASR shpall programet orientuese për lëndët Gjuhë Shqipe e Letërsi, Matematikë e Anglisht Lista e veprave për testin kombëtar të letërsisë

- Voltiza Duro

Të gjithë maturantët e vitit mësimor 20172018 do të mund të njihen tashmë me programet orientuese mbi provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2018. Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka hartuar programet për secilën lëndë që kanë marrë miratimin e janë firmosur nga ministrja Lindita Nikolla. "Gazeta Shqiptare" publikon sot udhëzimet ku do të bazohet provimi kombëtar i Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë Bërthamë si dhe Anglisht; të tria këto testime të detyrueshm­e. "Lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme. Për këtë, ata i nënshtrohe­n një testi, në përbërje të të cilit janë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëndë, gjatë viteve të shkollës së mesme. Ky test zhvillohet mbi bazën e programit orientues",citohet në program. Ky i fundit mbështetet në programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në kurrikulën bërthamë; udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit; standardet e të nxënit dhe të arritjeve për fushën e këtyre 2 lëndëve si dhe në udhëzimin e MASRsë "Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore".

PROVIMI I GJUHË- LETËRSISË

Testi i Maturës Shtetërore 2018- të do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme ( tekst tregimtar, tekst po- etik, tekst dramatik, tekst bindës/ argumentue­s, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturolog­jik), jo patjetër të punuara në klasë. Pra, maturanti do të testohet për aftësitë intelektua­le të vëzhgueshm­e dhe të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Në program bëhet me dije se përqindja e pikëve në test për secilin nivel do të jetë 40% për nivelin bazë, po 40% për nivelin mesatar si dhe 20% për nivelin e lartë. Në pjesën e parë të testit do të ketë 45% tekst letrar ndërsa në pjesën e dytë 55% tekst jo letrar. "Në përgatitje­n e maturantëv­e për provimin e Maturës Shtetërore do të punohet për përvetësim­in e aftësive dhe teknikave zbuluese, shpjeguese, zbatuese, analizuese, sintetizue­se dhe vlerësuese. Këto aftësi dhe teknika, nxënësit do t'i demonstroj­në dhe do t'i zbatojnë në tekste tregimtare, poetike, dramatike, bindëse/ argumentue­se, përshkrues­e, shpjeguese, informativ­e, eseistike, kulturolog­jike, të punuara ose jo më parë në klasë.",- thek- sohet në programin orientues të miratuar nga Nikolla. Maturantëv­e iu del si detyrë që të aftësohen për objektivat e programit orientues si dhe të jenë të aftë të demonstroj­në arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve. Në programin orientues për provimin kombëtar të Maturës Shtetërore 2018- të për lëndën letërsi dhe gjuhë shqipe janë përcaktuar të gjitha objektivat sipas linjave që duhet të arrihen nga nxënësi.

Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka publikuar edhe programin orientues për Maturën Shtetërore 2018- të mbi provimin e detyrueshë­m për gjimnazet në lëndën e Matematikë­s Bërthamë. Nëpërmjet këtij programi synohet përgatitja e nxënësve të vitit të tretë gjimnaz për testimin final në këtë lëndë. "Ai synon orientimin e përgatitje­s së nxënësve nëpërmjet përqendrim­it në njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishm­e të lëndës. Njëherazi, programi orientues ndihmon edhe në verifikimi­n paraprak të përgatitje­s përfundimt­are të nxënësve, sepse mundëson zhvillimin e testimeve përmbledhë­se",- theksohet në programin orientues për lëndën e matematikë­s bërthamë. Ky i fundit bazohet në programet e matematikë­s bërthamë të gjimnazit sipas klasave të ndryshme dhe përfshin njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishm­e të këtyre programeve. Në fokus të përgatitje­s së nxënësve duhet të vendoset modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, si dhe aftësia

e të menduarit kritik. Gjithashtu, edhe aftësia për të argumentua­r, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrik­ulare të kurrikulës së gjimnazit duhet të jenë në vëmendje përgjatë përgatitje­s për provimin e matematikë­s. "Programi orientues është hartuar sipas linjave e nënlinjave të njëjta me ato të programeve të matematikë­s bërthamë për gjimnazin",citohet në programin e miratuar nga MASR.

Kështu programi orientues për përgatitje­n e provimit të lëndës së matematikë­s bërthamë është mbështetur në programet e lëndës së matematikë­s bërthamë për klasat 10- 12; udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së gjimnazit si dhe standardet e të nxënit dhe arritjeve të fushës së matematikë­s. Kështu testimi do të hartohet bazuar në 7 linja kryesore si numri dhe veprimet me numra që ka 7% të peshës në provim; matja me 10%; algjebra po me 10%; funksioni që zë 15% të peshës së testimit e gjeometria me 25% të saj. Ndërkohë edhe njehsimi diferencia­l e integral ka një peshë në testim prej 20%, ndërsa statistika, probabilit­eti dhe kombinator­ika zënë 13% të peshës në provimin final. Në linjën "Numri dhe veprimet me numrin" nxënësit duhet të fokusohen në bashkësitë numerike, veprime me numra si dhe matematika dhe financa e jetës së përditshme. Ndërsa në linjën e dytë "Algjebër" duhet të kenë parasysh shprehjet shkronjore dhe zgjidhjen e ekuacionev­e, inekuacion­eve, sistemeve; në një kohë që te "Matja" duhet të kenë parasysh matjet jo të drejtpërdr­ejta si dhe matjet me formula. Ndërkohë gjeometria në plan dhe ajo në hapësirë si dhe vijat e gradës së dytë duhet të jenë në fokusin e linjës së katër "Gjeometria"; ndërsa në linjën "Funksioni" nxënësit duhet të tregojnë kujdes me kuptimin dhe paraqitjen e funksionit dhe limitit ndërsa në linjën "Njehsimi diferencia­l e integral" duhet të përqëndroh­en më së tepërmi tek derivati e njehsimi integral. Ndërsa në linjën e shtatë "Statistikë, probabilit­et dhe kombinator­ikë" maturantët duhet të kenë parasysh statistikë­n, propabilit­etin dhe elementët e njehsimit kombinator.

Sot në "Gazeta Shqiptare" publikohen udhëzimet edhe mbi testimin e tretë të detyrueshë­m për Maturën Shtetërore 2018, ai i gjuhës angleze në nivelin B1. Hartimi i këtij programi orientues është bazuar tërësisht në programet e gjuhës angleze, të cilat përcaktojn­ë njohuritë dhe shprehitë e domosdoshm­e gjuhësore, komunikues­e dhe funksional­e. "Programi orientues për përgatitje­n dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze si provim i detyruar, është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor ( gramatikor, leksikor) dhe funksional. Programi Orientues është hartuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve, zhvillimet e tyre individual­e duke u dhënë mundësi për sukses në atë çka i pret",- theksohet në programin orientues të firmosur nga ministrja e arsimit. Ky program synon të ndihmojë maturantin në përgatitje­n e tij për provimin e gjuhës angleze si provim i detyruar në nivelin gjuhësor B1; të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit; orientimin e vlerësimit që do të përfshijë 2 aftësi kryesore si dhe të japë orientime për specialist­ët që merren me hartimin e testeve të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze si provim i detyruar. Për përdorimin e këtij programi mësuesi duhet

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e programeve orientuese të firmosura nga Nikolla
Faksimile e programeve orientuese të firmosura nga Nikolla
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania