Gazeta Shqiptare

Sekuestro pasurisë 1.4 mln euro bosit të kokainës në Itali, Valentin Selaj

"Bizneset, vilat, makinat luksoze, janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm" Policia: Pjesë e grupit kriminal dhe 2 vëllezërit e tij

-

Një tjetër grup krimi nal është shkatërru ar nga policia e Lezhës në kuadër të operacioni­t "Forca e ligjit". Prokuroria vendosi sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshm­e që kapin vlerën e 1.4 milionë eurove. Mësohet se këto pasuri i përkasin grupit kriminal të përbërë nga tre vëllezërit Selaj. Burime nga policia e prokuroria bënë me dije se dyshohet që grupi në fjalë e ka vendosur pasurinë me trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostituci­oni. Koka e grupit kriminal është Valentin Selaj, i njohur në media si i dashuri i moderatore­s Viola Spiro. Ai u arrestua pak kohë më parë në Itali si një nga bosët e trafikut të kokanës që vinte nga Amerika Latine. Ndërsa, dy të tjerët janë vëllezërit Parlind Selaj dhe Aleks Selaj, banues po në Lezhë. Tre vëllezërit, paratë e fituara nga trafiku i drogës dhe prostituci­onit i kishin investuar duke ngritur biznese në Lezhë.

SEKUESTRIM­I I PASURISË

Burime nga policia e Lezhës pohuan se në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka regjistrua­r procedimin penal për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtari­së kriminale" u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal. Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshm­e dhe konkretish­t: 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 ( apartament­e, vila); 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2; 9 automjete luksoze. Pasuritë e sekuestrua­ra kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro. Sipas bluve, këto pasuri rezultojnë të regjistrua­ra në emër të shtetasve: P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë; V. S., 29 vjeç,

banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzim­in për prostituci­on; A. S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga

Holanda drejt Italisë, në kuadër të operacioni­t "Apuleio" dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacio­net e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit,

në bashkëpuni­m me prokurorin­ë u dokumentua veprimtari­a kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Policia i sug-

jeroi prokuroris­ë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e identifiku­ara në pronësi të pjesëtarëv­e të grupi kriminal dhe familjarëv­e të tyre.

 ??  ?? I arrestuari Valentin Selaj
I arrestuari Valentin Selaj
 ??  ??
 ??  ?? Kristina me të ëmën
Kristina me të ëmën
 ??  ?? Pronat e sekuestrua­ra të tre vëllezërve Selaj në Lezhë
Pronat e sekuestrua­ra të tre vëllezërve Selaj në Lezhë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania