Gazeta Shqiptare

Lihen në burg 7 pjesëtarët e grupit "Kokaina", Helidon Marku: Nuk kam lidhje me drogën

Prokuroria: Ja si i përgatisni­n dozat e kokainës 2 nipat e Markut dhe banakieri "Lokali ka kamera sigurie, gjithçka është e filmuar"

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë "arrest me burg" për 7 personat që u arrestuan të shtunën që shkoi gjatë operacioni­t të koduar "Kokaina", në kuadër të nismës "Forca e Ligjit" të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për shtetasit Helidon Marku, 42 vjeç i dënuar disa herë për vepra të rënda penale; Indrit Tagani, 30 vjeç, banues në Shkodër; Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues në Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe; Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër; Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërsa, është dhënë masë më lehtësuese për Kristjan Ujkaj, 31 vjeç banues në Shkodër. Togat e zeza vendosën ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për 30 ditë. Policia e Shkodrës dhe e Durrësit i prangosi 7 personat mësipërm, pasi dyshohen se në lokalin me muzikë live, "Sampa" në fshatin Beltojë të Shkodrës ofronin drogë të llojit kokainë për klientët. Ndërkohë që blutë sekuestrua­n në Durrës, në mjetin e Indrit Taganit 2.237 kg kokainë. Prokuroria i akuzon 7 pjesëtarët e grupit kriminal për veprat penale "Prodhim, mbajtje e shitjes së narkotikëv­e", përshtatje e lokalit për përdorim droge, kanë bashkëpunu­ar me njëritjetr­in qoftë për transporti­min e lëndës së fortë narkotike, por edhe lejimin e përdorimit të drogës në lokalin e natës. Në sallën e gjyqit, gjatë masës së sigurisë, përpara gjyqtares Izabela Radovani të akuzuarit, por edhe avokatët mbrojtës kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me atë për çfarë akuzohen.

DËSHMITË E GRUPIT "KOKAINA"

Helidon Marku, i cili kishte me qira lokalin "Sampa" ka deklaruar dje se ai nuk ka lidhje me drogën. "Unë kam një muaj pa shkuar fare tek lokali dhe nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Unë kam prindërit e sëmurë dhe kam kohë pa shkuar në lokal. Pastaj edhe sikur të kem qenë, lokali ka kamera sigurie dhe gjithçka është e filmuar. Si mund ta lejoj unë drogën, kur aty kam kamera?! Është e pamundur. S'kam lidhje me këtë punë", tha Marku. Avokati mbrojtës i Helidon Markut, Artan Reçi pretendoi se arrestimi është i paligjshëm, ndërsa kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. I akuzuari Aldo Vruçaj, i cili është nipi i Helidon Markut tha se punonte në lokal si kamarier. "Unë kam qenë thjesht kamarier në atë lokal. Aty kam shkuar për të punuar tek daja dhe nuk kam asnjë lidhje me drogën apo akuzat ndaj meje. Kam qenë thjesht një punonjës dhe nuk e di se kishte drogë në lokal", është shprehur 28- vjeçari në sallën e gjyqit. Kristjan Ujkaj, nipi tjetër i Helidon Markut pohoi se sapo është kthyer nga emigrimi. "Unë me 31 dhjetor kam ardhur nga Italia në Shqipëri. Në Shkodër kam hapur një pastiçeri për të punuar dhe s'kam asnjë lidhje me drogën. Po të ishte ashtu, s'do kisha hapur pastiçerin­ë për t'u lodhur gjithë ditën. Unë sapo kam ardhur nga Italia dhe nuk ia kam idenë se çfarë akuzohem", është shprehur 31- vjeçari. Aleksandër Matoja, i cili njihet si një shok i nipave të Helidon Markut dhe që prej disa kohësh punonte në lokalin "Sampa" si banakier mohoi akuzat. "Unë kam qenë thjesht banakier. Unë nuk kam se si ta përdor lokalin e dikujt tjetër, pra që nuk ësh-

HELIDON MARKU

"Unë kam një muaj pa shkuar fare tek lokali dhe nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Unë kam prindërit e sëmurë dhe kam kohë pa shkuar në lokal. Pastaj edhe sikur të kem qenë, lokali ka kamera sigurie dhe gjithçka është e filmuar. Si mund ta lejoj unë drogën, kur aty kam kamera. Është e pamundur. S'kam lidhje me këtë punë', tha i akuzuari Helidon Marku. Avokati mbrojtës, Artan Reçi pretendoi se arrestimi është i paligjshëm, ndërsa kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. të i imi për drogë apo gjëra të tilla. Unë kam qenë aty thjesht për të punuar si banakier dhe asgjë më shumë". Indrit Tagani për prokurorin­ë është ndër më të rëndësishm­it që është arrestuar, për shkak se në mjetin e tij policia e Durrësit gjeti 2.237 kg drogë e dyshuar si kokainë. Në momentin e arrestimit Idrit Tagani ka qenë në mjet bashkë me shtetasin Erjon Zekaj. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar mjetin për shkak se Indrit Tagani pretendon se nuk ka pasur patentë. "Unë nuk kam pasur patentë dhe kam marrë Erjonin për të nisur makinën. Unë s'kam lidhje me drogën dhe as asgjë tjetër". Avokati mbrojtës i Indrit Taganit, Ardjan Brunga ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin, por në sallën e gjyqit ka kërkuar masën lehtësuese "arrest shtëpie". "Kërkoj arrest shtëpie, sepse prokuroria

ALDO VRUÇAJ

I akuzuari Aldo Vruçaj, i cili është nipi i Helidon Markut tha se punonte në lokal si kamarier. "Unë kam qenë thjesht kamarier në atë lokal. Aty kam shkuar për të punuar tek daja dhe nuk kam asnjë lidhje me drogën apo akuzat ndaj meje. Kam qenë thjesht një punonjës dhe nuk e di se kishte drogë në lokal", është shprehur dje 28vjeçari në seancën gjyqësore, ku u vendos masa e sigurisë për shtatë të pandehurit e grupit "Kokaina". nuk e argumentoi rrezikshmë­rinë për klientit tim, pra nuk është i rrezikshëm. Po ashtu, nuk ka mundësi largimi jashtë kufijve, sepse kufijtë e Shqipërisë janë të garantuar. Po ashtu, nëse lihet me arrest shtëpie për klientin tim nuk ndryshon asnjë provë nga prokuroria, ndërsa ende nuk ka përfunduar akti i plotë i ekspertizë­s për atë që pretendohe­t", u shpreh avokati Brunga. Nga ana e tij, Erjon Zeka ka deklaruar se ka qenë thjesht shofer dhe se nuk ka asnjë ide për drogën. Saimir Arçi, që u arrestua teksa ndodhej i vetëm në mjetin e tij, pas mjetit ku ishin shtetasit Indrit Tagani dhe Erjon Zekaj ka mohuar se është pjesë e këtij grupi të drogës. Ndryshe nga sa kanë pretenduar të akuzuarit dhe avokatët e tyre, prokurori i çështjes, Albert Murçaj ka bërë të

KRISTJAN UJKAJ

Kristjan Ujkaj, nipi tjetër i Helidon Markut pohoi dje në sallën e gjyqit se sapo është kthyer nga emigrimi. "Unë më 31 dhjetor kam ardhur nga Italia në Shqipëri. Në Shkodër kam hapur një pastiçeri për të punuar dhe s'kam asnjë lidhje me drogën. Po të ishte ashtu, s'do kisha hapur pastiçerin­ë për t'u lodhur gjithë ditën. Unë sapo kam ardhur nga Italia dhe nuk ia kam idenë se për çfarë akuzohem", është shprehur 31- vjeçari. qartë në sallën e gjyqit se kemi të bëjmë me një grup prej shtatë personash, të cilët kanë bashkëpunu­ar me njëri- tjetrin për transporti­n e drogës dhe lejimin e përdorimit të saj në mjediset e lokalit "Sampa". Prokurori tha se ka prova të mjaftueshm­e pas përgjimeve 3mujore që provojnë se këta shtetas kanë bashkëpunu­ar bashkë. Helidon Marku që kishte marrë me qira lokalin, sipas organit të akuzës ka dijeni për përdorimin e drogës dhe është bashkëpunë­tor. Po ashtu, banakieri Aleksandër Matoja dhe dy nipat e Helidon Markut, Aldo Vruçaj dhe Kristjan Ujkaj janë marrë me përgatitje­n e dozave të kokainës në lokal. Po ashtu, Indrit Taganin, Erjon Zekajn dhe Saimir Arçin, prokuroria i cilëson si personat që po transporto­nin drogën dhe bashkëpunë­torë me pjesën tjetër e të arrestuarv­e.

PLAGOSJA NË LOKAL

Më 3 shtator të vitit të kaluar, në lokalin me muzikë live "Sampa" u plagos rëndë 21- vjeçari Edmir Nilaj, i cili pas afro 4 muajsh u nda nga jeta. Në lidhje me këtë ngjarje, policia akuzon Admir Dekovin, i cili ishte truprojë në atë lokal. Përpara kësaj plagosjeje me pasojë vdekjen kishte ndodhur një tjetër sherr mes disa shtetasve nga Lezha dhe Shkodra, të cilët kanë goditur njëritjetr­in.

GREQI - Policia greke dje ka sekuestrua­r në total 209 kg 598 gr marijuanë në 5 operacione antidrogë. Mësohet se gjatë kontrollit të një automjeti në Larisa u sekuestrua­n 66 kg 618 gr marijuanë, ndërsa u arrestua drejtuesi i mjetit ( shqiptar 41vjeç, pa leje drejtimi). Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim pronari i mjetit, ( grek 41 vjeç). Në një operacion të zhvilluar në një zonë pyjore të Selanikut u sekuestrua­n 27.5 kg marijuanë, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar 28- vjeçar dhe tre grekë, mes të cilëve një femër. Në operacioni­n e zhvilluar në Parapotamo, Igumenicë është ndaluar një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër. Policia sekuestroi në këtë mjet 68. 8 kg marijuanë, ndërsa ranë në pranga drejtuesi i mjetit, grek 37 vjeç dhe pasagjeri shqiptar 27 vjeç. Në operacioni­n e zhvilluar në Kato Lavdhani, Janinë u arrestua një shqiptar 34- vjeçar që po mbante në ruajtje një sasi droge që ishte kaluar nga kufiri gjelbër dhe ishte fshehur. Në vendngjarj­e u sekuestrua­n 46.6 kg marijuanë. Në një tjetër operacion u arrestua çift shqiptares­h ( burri 31 dhe gruaja 25 vjeçe), pasi në banesë iu gjetën dhe iu sekuestrua­n 478 gr marijuanë, 12 gr kokainë, 1 peshore, 1 thikë, 3 celularë etj.

 ??  ?? Erjon Zekaj
Erjon Zekaj
 ??  ?? Indrit Tagani
Indrit Tagani
 ??  ?? Aldo Vruçaj
Aldo Vruçaj
 ??  ?? Saimir Arrçi
Saimir Arrçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania