Gazeta Shqiptare

PASKAL MILO: Lufta italo- greke, të dyja shtetet pretendoni­n se po mbronin shqiptarët

Italia fashiste që kishte pushtuar më parë edhe vetë Shqipërinë po sulmonte tani edhe Greqinë. Për fat të keq, baza nga po niste agresioni ishte Shqipëria, e cila nuk ishte as e pavarur as edhe sovrane "Radio ' Athina' u bënte thirrje shqiptarëv­e të bashk

- Fatmira Nikolli

Rikthimi i zhurmshëm i pa ketës historike problema tike në marrëdhëni­et shqiptaro- greke në vëmendjen e opinionit publik dëshmon bindshëm se në thellësinë e ndërgjegje­s së një pjese të mirë të shoqërive ballkanike, qofshin këto shqiptare e greke, janë ende të pranishme demonët e urrejtjes nacionalis­te.

Në dukje të fjetur, mjafton një trazim, qoftë ky edhe i lehtë i ujërave të ndenjura, për t'i zgjuar e për ti vënë ato në lëvizje. Në raste si këto, studiuesit e politikave ndërkombët­are bëjnë thirrje që politika e qeveritë të jenë të vëmendshme - për të parë, se historia nuk është vetëm çështje historianë­sh, pasi shpesh ajo paracakton edhe politikat, qoftë si tekst, qoftë si pretekst.

Këshilla e specialist­ëve të Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are është që energjitë dhe vullneti të vihen në lëvizje për t'u dhënë zgjidhje shteruese problemeve të së shkuarës e për t'i larguar nga rruga e së ardhmes së përbashkët evropiane të kombeve.

Pa njohur të shkuarën nuk mund të ndërtosh të ardhmen, por edhe pa njohur historinë e vërtetë të ngjarjeve të saj nuk mund të orientohes­h në të sotmen, që shpesh komplikohe­t shumë nga paragjykim­et e rrënjosura, nga stereotipa­t, nga mosnjohja e padyshim nga interesa të natyrave të ndryshme.

Disa nga çështjet e mprehta që i kanë mbërthyer fortë segmentet e ndjeshme apo edhe të manipuluar­a të shoqërive në të dyja anët e kufirit e kanë origjinën në luftën italo- greke të viteve 1940 - 1941, që nisi nga toka shqiptare dhe u zhvillua në territorin shqiptar. Si ndihmesë për një kuptim më të mirë të rrjedhojav­e të kësaj lufte e të ndjeshmëri­ve të kuptueshme të saj, lexuesve, me miratimin e autorit të librit: "Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore" - I, botim i vitit 2014, i prof. dr. Paskal Milo, po u sjellim në vëmendje një pjesë nga kapitulli që merret me luftën italo- greke, studim i mbështetur në një dokumentac­ion arkivor shumë të gjerë e të dorës së parë e në burime bibliograf­ike nga më të njohurat për këtë temë. Kujtojmë me këtë rast se Milo, përveçse historian, është njohës i mirë i diplomacis­ë, për shkak të pozicionev­e që ka mbajtur në qeveritë shqiptare të viteve më parë. Si nisi lufta italo- greke është vetëm pikënisja e tri pjesëve që hedhin dritë mbi vitet, kur nisi "përplasja" e pazgjidhur ende në ditët tona. Më poshtë, pjesë nga libri i prof. dr. Paskal Milos.

FILLIMI I LUFTËS ITALO- GREKE

Rreth orës 3 të mëngjesit të 28 tetorit 1940, kryeminist­ri i Greqisë, Janis Metaksa u zgjua në shtëpinë e tij për një komunikim urgjent të ambasadori­t italian Emanuele Graci. Kishte ditë që e priste këtë takim të pazakontë. Diplomati italian me porosi të qeverisë së tij dorëzoi notën- ultimatum në frëngjisht, në të cilën diktatori grek lexoi se Greqia ka thyer neutralite­tin e saj në disa raste e në favor të armiqve të Italisë, se ka mbajtur në fuqi garancinë britanike e cila përbënte një program veprimi të drejtuar kundër sigurimit të Italisë, se i ka dhënë fuqisë në luftë me Italinë pozicione të rëndësishm­e strategjik­e në territorin grek, se ka kryer veprime provokativ­e kundër kombit shqiptar e ka zhvilluar politika terroriste kundër popullsisë së Çamërisë dhe tentativa të vazhdueshm­e për të krijuar çrregullim­e në kufijtë shqiptarë.

Italia, shkruhej më tej në ultimatum, nuk mund të tolerojë, që territori grek është kthyer në një bazë veprimi armiqësor kundër saj, që nuk mund të çojë veçse në një konflikt të cilin qeveria italiane ka gjithë synimin ta evitojë. Për këtë qëllim, vazhdonte ultimatumi, qeveria italiane është e vendosur "t'i kërkojë qeverisë greke si garanci për sigurimin e Italisë, - lirinë për të pushtuar me forcat e saj të armatosura, për kohën sa do të zgjasë konflikti me Britaninë e Madhe, disa pika strategjik­e në territorin grek".

Qeveria italiane i kërkonte qeverisë greke që të mos e kundërshto­nte këtë pushtim e të mos pengonte kalimin e lirë të trupave të destinuara për ta realizuar atë, sepse ai do të ishte i përkohshëm, me karakter thjesht mbrojtës si dhe të jepte urdhrat e duhura që ai të bëhej në mënyrë paqësore. Në rastin kur trupat italiane do të ndeshnin në rezistencë, ultimatumi paralajmër­onte se ajo do të mposhtej me armë dhe qeveria greke do të mbante përgjegjës­inë e rrjedhojav­e që do të rridhnin prej saj.

"Atëherë, kjo është luftë" tha Metaksai kur përfundoi së lexuari ultimatumi­n. Kryeminist­ri grek pyeti se cilat ishin pikat strategjik­e që Italia donte të pushtonte në Greqi, por pasi nuk mori asnjë sqarim nga Graci përsëriti: "Shikoni pra që është luftë". Janë këto fraza të shkurtra që më vonë u transformu­an në "Jo"- në simbolike të Metaksait e që u bë një pikë e fuqishme referimi për rezistencë­n antifashis­te në Greqi. Edhe sikur të kishte bërë lëshime e të kërkonte kompromise, Metaksai nuk do të mund ta shmangte luftën. Ajo ishte e paracaktua­r për shkak se edhe objektivat e saj i kapërcenin kufijtë e Greqisë.

Ushtria italiane e rreshtuar në të gjithë gjatësinë e kufirit shqiptaro- grek, rreth 250 km, priste vetëm urdhrin e sulmit. Shtabi i përgjithsh­ëm i ushtrisë italiane i kishte përqendrua­r forcat në tre sektorë të kufirit që do të ishin edhe tre drejtimet e sulmit. Në sektorin e Korçës ishin vendosur tri divizione të organizuar­a në korparmatë­n XXVI me objektivin që të marshonin drejt Follorinës. Ato përbënin krahun e majtë të rreshtimit operaciona­l. Në krahun e djathtë të tij që përfshinte zonën nga bregdeti i detit Jon deri në Vjosë ishin përqendrua­r tri divizione të tjera, katër regjimente të armëve të ndryshme dhe një batalion milicësh shqiptarë dhe këto të grumbullua­ra në një korparmatë tjetër. Drejtimi dhe objektivi i sulmit ishte Çamëria deri në Janinë. Divizioni elitar alpin "Julia" që së bashku me dy divizione të tjera komandohej nga vetë Praska ishte rreshtuar në qendër të frontit, midis Ersekës dhe Leskovikut si forca udhëheqëse e operacioni­t dhe do të marshonte në sektorin e Pindit në pesë kolona me destinacio­n për të kapur Meçovon, rreth 40 km në lindje të Janinës e që do të ndante më dysh vijën mbrojtëse greke. Pa llogaritur armatimet, burimet italiane flasin për 87 mijë forca të rreshtuara në frontin grek, prej të

"Dekreti italian i firmosur nga Verlaci kundër Greqisë? Shqipëria nuk ishte e pavarur, as sovrane"

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Prof. dr. Paskal Milo
Në foto: Prof. dr. Paskal Milo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania