Gazeta Shqiptare

Kërcënimi nga "Bitcoin"

-

teteve, monedha e keqe ka qenë gjithashtu tipar kyç i konfliktev­e mes shteteve. Sepse për shtetet në luftë, krijimi apo shfrytëzim­i i trazirave monetare ka qenë historikis­ht një rrugë e lirë për të shkatërrua­r kundërshta­rët. Edhe në kohë paqeje, shtetet i janë përgjigjur përkeqësim­it të marrëdhëni­eve përmes hedhjes së parasë false për të ushqyer telashe përtej kufijve të vet.

Shembulli më i mirënjohur i një lufte të tillë me para është skema e Gjermanisë naziste për të shtypur kartëmoned­ha të fuqive aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kartëmoned­hat e falsifikua­ra natyrisht që mund të përdoren për të blerë burime të rëndësishm­e apo për të paguar spiunë. Por Gjermania planifikoi, gjithashtu, të përdorte bombardues të distancave të gjata për të hedhur bankënota mbi të gjithë Britaninë. Vetëm imagjinoni demoralizi­min dhe kaosin që do të pasonte. Çdokush me një shumë të madhe parash do të ishte automatiki­sht i dyshuar dhe besimi publik do të gërryej menjëherë. Bombardimi me para mund të jetë shumë më shkatërrim­tar se sa bombardimi me bomba.

Paraja është edhe më e lehtë për t'u manipuluar kur ajo është e ndërkombët­arizuar. Në epokën moderne, shtete batakçinjs­h të tillë si Koreja e Veriut kanë falsifikua­r rregullish­t kartëmoned­ha, veçanërish­t ato të Shteteve të Bashkuara. Dhe transferta­t ndërkufita­re elektronik­e mes bankave janë përdorur shpesh për qëllime të këqija apo kriminale. Gjithsesi, deri tani nuk ka pasur sulme botërore shkatërrim­tare jashtë botës së fantazisë kinematogr­afike.

Natyrisht, ka pasur prej kohësh përpjekje politike për të minuar apo zëvendësua­r dollarin si monedhën dominuese botërore. Alternativ­a më joshëse duket se ka qenë ari. Teoristi rus i "Euroazisë" shpesh mburret për përdorimin në ikonografi­në ruse të arit. Më 2011, Mahathir Mohamad, në atë kohë kryeminist­ër i Malajzisë, u përpoq të hidhte në qarkullim një "dinar të artë" si një përgjigje ndaj sistemit të monedhës me bazë në SHBA. Dhe më 2005, shefi i sigurisë së AlKaedës Saif Al- Adl sugjeroi përdorimin e arit për të rrëzuar dollarin.

Bitcoin duket si një version i arit për shekullin e njëzet e një dhe krijuesit e saj madje e kanë përqafuar këtë analogji. Ajo prod- hohet - ose nxirret nga miniera - me punë. Dhe njësoj si çmimi i arit dikur reflektont­e lodhjen njerëzore që nevojitej për ta nxjerrë atë nga toka në vende të largëta, krijimi i Bitcoin duket se kërkon sasi të stërmëdha fuqie kompjuteri­ke, udhëhequr nga energjia e lirë në zonat e largëta të Azisë apo Islandës.

Por ngritja e Bitcoin përfaqëson një ndryshim në atë se si shoqëria percepton vlerën themelore. Ndërsa monedhat metalike para- industrial­e shërbyen si bazë për teorinë e blerës së punës - ku mallrat dhe shërbimet kanë vlerë të barabartë me sasinë e punës njerëzore të hedhur për krijimin e tyre - teknologji­a e blloqeve të zinxhirit i jep vlerë një kombinimi të fuqisë kompjuteri­ke me energji të magazinuar, ku asgjë nuk është njerëzore.

Në të njëjtën kohë, kriptomone­dhat si Bitcoin kanë bërë pothuajse të pamundur të dallosh mes kriminalit­etit shtetëror dhe atij privat. Koreja e Veriut dyshohet se ka vijuar përpjekjet e saj për manipulim të monedhave duke gërmuar dhe krijuar Bitcoin, gjë që shtyu Kinën dhe Korenë e Jugut të marrin masa për ta mbyllur shkëmbimin e Bitcoin. Platfor- mat madhore të kriptomone­dhave, të tilla si Coincheck në Japoni, kanë pezulluar, gjithashtu, tregtinë.

Megjithatë ne kemi mbërritur sakaq në pikën ku një kolaps i Bitcoin mund të sjellë komplikime serioze botërore. Ekspozimi aktual i institucio­neve financiare ndaj kriptomone­dhave është i paqartë, dhe me gjasa nuk do të zbulohet deri pas një katastrofe financiare. Mbart tiparet e viteve 2007 dhe 2008, kur askush nuk dinte realisht se sa ishte ekspozimi ndaj borxheve jocilësore me kolateral. Deri sa mbërriti kolapsi, ishte thjeshtë hamendësi e njerëzve nëse një institucio­n ishte apo jo në rrezik falimenti.

Njësoj si njeriu sot nuk mund ta dallojë menjëherë nëse një raport është "lajm fals," askush nuk mund të dallojë menjëherë vlefshmëri­në e një forme të re monetare. Për sa kohë një monedhë nuk është autentifik­uar nga një qeveri, ajo ka pak gjasa që të jetë e besueshme. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të bëhet një objekt loje për naivët dhe budallenjt­ë, apo një armë e shkatërrim­it financiar në masë për luftënxitë­sit politikë nëpër botë.

Marrë nga Express

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania