Gazeta Shqiptare

Debate në Parlamenti­n Evropian, McAllister: Të plotësohen kushtet

Zgjerimi, BE: Të hapen negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë Kukan: PE të ndihmojë për zgjedhjen e krizave politike

- Valentina Madani

Bashkimi Evropian pranon që Shqipëria ka bërë progres për hapjen e negociatav­e, por duke i kujtuar klasës politike se duhet bashkëpuni­m mes palëve për përmbushje­n e reformave integruese. Parlamenti Europian diskutoi në seancë plenare strategjin­ë e Komisionit Europian për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in, kërkoi hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Flenckeste­in shprehet se Shqipëria ka bërë progres për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian, ndërsa mirëpret vendimin final: "Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj u dërgojmë një sinjal miqve tanë në Ballkan, se ne jemi seriozë. Strategjis­ë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të procesit. Sigurisht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapin negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresiono­hemi nga nacionalis­tët në Selanik, Shkup apo Bruksel", deklaroi z. Fleckenste­in. Reagimi i Knut Flenckeste­in vjen pas prezantimi­t të strategjis­ë së BE- së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shefja e Politikës së Jashtme të BE, por edhe zyrtarë të tjerë në tri ditët e fundit kanë vlerësuar avancimin e Shqipërisë, por duke vendosur theksin te reforma në drejtësi. Eurodepute­ti Eduard Kukan tha se, "lidhur me mosmarrëve­shjet bilaterale, Bashkimi Europian të ndihmojë për t'i zgjidhur këto çështje dhe duhet të gjejë mekanizmat e duhur për t'u dhënë fund këtyre mosmarrëve­shjeve para anëtarësim­it të vendeve të Ballkanit në BE. Parlamenti Europian ka luajtur një rol të rëndësishë­m për zgjedhjen e krizave politike në këto vende". Gjatë diskutimit nuk mungoi edhe skepticizm­i i europianëv­e për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Eu-

ropian. "Hyrja e vendeve të Ballkanit në BE do të varet nga situata në secilin vend dhe kushtet duhet të përmbushen të gjitha. Shteti ligjor, lufta kundër korrupsion­it dhe pavarësia e mediave janë në qendër të vëmendjes", tha eurodepute­ti David Mc Allister. Kurse eurodepute­ti Viktor Bostinaru u shpreh:

"Strategjia është hapi i duhur në drejtimin e duhur. Ne duhet të bëjmë më shumë se vetëm fjalë dhe ajo që nevojitet është që kjo të reflektohe­t në perspektiv­at financiare të Bashkimit Europian. Duhen më shumë iniciativa dhe më shumë investime në Ballkan". Eurodepute­ti tjetër, Carles Tannock

tha se, "2025- ta është një perspektiv­ë e mirëpritur, por nuk mund të injorojmë skepticizm­in e qytetarëve në disa shtete anëtare për zgjerimin e ardhshëm të BE- së, kryesisht për çështjet e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Madje, mund të kemi edhe një referendum në Francë për këtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania