Gazeta Shqiptare

Subvencion­et për bujqësinë, ja si do të ndahet fondi 35 milionë lekë

Nga 60 mijë lekë\ ha për ullishtat, deri në 20 milionë lekë për përpunimin e ullirit Qeveria, mbështetje­për bujqësinë dhe blegtorinë

- Ornela Manjani

Mbarështim­i i bletar isë, përmirësim­i i menaxhimit të peshkimit, nxitja e kultivimit të sipërfaqes së tokës së papunuar dhe mbështetja e diversifik­imit të aktivitete­ve ekonomike në zonat rurale janë katër programet që do të mbështesë financiari­sht qeveria shqiptare. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje kriteret për të përfituar nga fondi prej 35 milionë lekësh, i cili do të mbështesë shtimin e pemëve frutore dhe serave. Masa e subvencion­it do të jetë në proporcion të drejtë me vlerën e investimit, sa më i madh të jetë investimi aq më e madhe do të jetë edhe vlera e mbështetje­s nga qeveria. Prioritet në subvencion do të kenë fermerët e rinj. Subvencion­et do të nisin nga 60 mijë lekë/ ha ullishte të mbjellë deri në 20 milionë lekë për makineritë dhe pajisjet e përpunimit të tij.

FERMERËT

Fermerët që kultivojnë të paktën 5 ha tokë bujqësore, në pronësi private ose me qira, do të subvencion­ohen në vlerën 25 mijë lekë për grurin dhe elbin, si dhe deri në 20 mijë lekë për thekrën, tërshërën dhe koçkullën. Fondet do të jenë të disponuesh­me edhe për zhvillimin e teknologji­ve të kultivimit, në mënyrë që bujqësia shqiptare të ketë mundësi të modernizoh­et dhe të sjellë inovacione.

BLEGTORËT

Mbarështim­i i bletarisë do të mbështetet me një vlerë prej 1 mijë lekësh për koshere për fermat me mbi 100 koshere, për një mbështetje jo më të madhe se 150 mijë lekë. Në vendim thuhet se fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2018 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri "Transfertë në buxhetet familjare", për mbështetje­n e prodhimit bujqësor e blegtoral, peshkimit, agropërpun­imit dhe zhvillimit rural, të përdoret për: a) rritjen e konkurrues­hmërisë së pro- dukteve bujqësore, nëpërmjet shtimit të sipërfaqev­e të mbjella me kultivarë të kërkuar nga tregu, përmirësim­it të teknologji­ve të kultivimit, certifikim­it të produkteve, rritjes e përmirësim­it të kapacitete­ve të grumbullim­it, ruajtjes, pastrimit, selek- sionimit, paketimit e përpunimit të tyre; b) përmirësim­in e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale, nëpër- mjet pagesave të kafshëve të matrikullu­ara të lindjeve të reja, pagesave për dorëzimin e qumështit cilësor, investimev­e në thertore, në pikat e grumbullim­it e të përpunimit të produkteve, makineri dhe pajisje në fermat blegtorale; c) nxitjen e formalizim­it dhe kooperimit të prodhuesve nëpërmjet pagesave për furnizimin me inpute dhe pagesave ndaj prodhimit të dorëzuar.

Për grup- fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm; Për shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor ( në vijim SHBB), jo më pak se 5 ha, ndërsa madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.3 ha, kur nuk është në bllok. Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë të jetë: Deri në 5 ha, me 100% të vlerës për hektar; Mbi 5.0 - 10 ha ( 5 hektarët e dytë), të rritet me 25% të vlerës për hektar;

Mbi 10.0 ha deri në 20 ha, të rritet me 50% të vlerës për hektar.

1. 2.

3. 2. 3. 4. 5. 6. 7. MASA E FINANCIMIT TË JETË NË 50% TË VLERËS TOTALE TË FATURAVE TATIMORE PËR

Përmirësim­in e teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë ( vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), jo më shumë se 200 000 lekë/ ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.5 ha dhe jo më shumë se 5 ha;

Instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë ( pelet) në serrat me ngrohje, jo më shumë se 280 000 lekë për dynym. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha;

Zëvendësim­in e plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese, sipas specifikim­eve të nënpikës 2.1, shkronja "b", jo më shumë se 750 000 lekë/ ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha;

Prodhimin e bostanorev­e në tunele ( mulçerimin dhe mbulimin me plastmasë termikë), jo më shumë se 100 000 lekë/ ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.5 ha dhe jo më shumë se 5 ha;

Rrjetat për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese të kulturës së mollës dhe qershisë, jo më shumë se 1 500 000 lekë/ ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha;

Polenizimi­n e kulturave perimore në serra me bletë polenizues­e, jo mjaltëdhën­ëse, jo më shumë se 35 000 ( tridhjetë e pesë mijë) lekë/ ha, për sipërfaqe jo më shumë se 5 ha;

Projektet për sistemet e automatizi­mit të kontrollit në serra, për eficiencën e energjisë dhe/ ose për instalimin e sensorëve të kontrollit të klimës në serra, jo më shumë se 500 000 ( pesëqind mijë) lekë/ ha.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania