Gazeta Shqiptare

KLSH: Institucio­net publike, 825 milionë euro dëm buxhetit

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbardh abuzimet për periudhën 2014- 2016 Keqpërdori­mi i fondeve, kryeson qiradhënia shtetërore

- Ornela Manjani

Rreth 825 milionë euro janë "zhdukur" nga buxheti i shtetit në tre vjet, për periudhën 20142016. Dëmi është shkaktuar nga institucio­net publike, të cilat ose kanë abuzuar me fondet ose nuk kanë arkëtuar të ardhurat. Dëmi është ndarë dy grupe, në parregulls­i dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, të cilat përbëjnë një dëm prej totale prej 11.5 miliardë lekë ose 85.8 milionë euro. Të dhënat janë bërë të ditura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin përfundimt­ar për vitit 2017 ku jepen edhe detajet për fushat ku janë kryer më shumë shkelje. Këto shkelje financiare përgjithës­isht i përkasin veprimtari­së ekonomiko- financiare për periudhën kohore 2014- 2016, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit.

DËMI

Kontrolli i Lartë i Shtetit shkelja e disiplinës financiare me ndikim negativ në performanc­ën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 99.05 miliard lekë, afërsisht 739.7 milionë euro nga e cila: 92.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliardë lekë afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimev­e jo me eficiencë dhe efektivite­t të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliardë lekë ose afërsisht 825,6 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një vlerësim lidhur me detyrimet tatimore dhe doganore. "Për vitin 2016 rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave ( borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51.17 miliardë ose 41% më e lartë se viti 2015" vlerëson KLSH. Rekordin për dëmet më të larta sipas fushës e mban pjesa e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore që rezulton me një vlerë 4.1 miliardë lekë. Më pas në vendin e dytë është pjesa e riblerjes së pasurisë shtetërore me 2.89 miliardë lekë. Doganat janë të renditura si të tretat me një vlerë dëmi të konstatuar prej 1.9 miliardë lekë kurse prokurimet në vendin e katërt me 1.58 miliardë lekë. Grupi i tatimtaksa­ve rezulton me një dëm prej 370 milionë lekë për t'u pasuar nga shpenzimet operative me 251 milionë lekë. Në fund dëmi më i vogël është konstatuar në fushën e pagave shpërblime­ve dhe sigurimeve shoqërore me 91 milionë lekë dhe në fund urbanistik­a me 8.8 milionë lekë. Pjesa e mbetur e sektorëve të audituar, por që nuk klasifikoh­et në asnjë nga fushat e mësipërme është grupuar nën emërtimin "Të tjera" me një vlerë 503 milionë lekë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania