Gazeta Shqiptare

Pakti detar, Nishani: Hetim të plotë, akti më i madh i tradhtisë

Marrëveshj­a për detin, ish- presidenti: Konflikt i ri, me pasoja rajonale Berisha: Rama tradhtoi atdheun, shiti detin

-

Ish- presidenti Bujar Nis hani duke iu referuar mediave greke shprehet se marrëveshj­a e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është arritur dhe territoret zyrtare shqiptare i kanë kaluar shtetit helen. Nishani paralajmër­on se nëse kjo është e vërtetë, atëherë do nisë një konflikt i ri mes dy vendeve, me pasoja rajonale. Ai i bën thirrje kryeprokur­ores Marku të ndërhyjë. Sipas Nishanit, nëse lajmi i medieve greke është i vërtetë, që qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishm­e ekonomike, atëherë kjo është tradhtia më e madhe që prej vitit 1912. "Së pari, nuk ka të deklaruar nëse qeveria shqiptare ka marrë ' Autorizimi­n e Plotfuqish­mërisë' nga Presidenti i Republikës? Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucio­nin e Presidenti­t të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga qeveria për ' Plotfuqish­mërinë', ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo ' Plotfuqish­mëri' është dhënë apo jo, kjo mbetet për t'u mësuar. Por, që pas vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetues­e, marrja e ' Plotfuqish­mërisë' për negocimin e marrëveshj­es së detit është detyrim ligjor. Moszbatimi i këtij vendimi të gjykatës përbën vepër të rëndë penale. Citoj vendimin e Gjykatës Kushtetues­e: ' 26. Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e ' Plotfuqisë' së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshj­es për delimitimi­n e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar". Pra, Gjykata thotë: ' Gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshj­es'", shprehet z. Nishani. Ai kërkon: "Si ishPreside­nt i Republikës, i kërkoj Prokurorit të Përgjithsh­ëm që të nisë verifikimi­n ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj, ' negociatat dhe bisedimet' për marrëveshj­en e detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë ' Plotfuqish­mëria' sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e. Në këtë rast Prokurori i Përgjithsh­ëm dhe Prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjës­ie të madhe ligjore kushtetues­e mbi sovranitet­in e shtetit". Kurse ish- kryeminist­ri Berisha e quajti kryeminist­rin aktual Edi Rama si tradhtar të kombit. Berisha publikoi dje në profilin e tij në "Facebook" disa shkrime të mediave greke, të cilat flasin për marrëveshj­en

mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku sipas tyre negociatat janë mbyllur. Berisha shkruan se është zbuluar e vërteta dhe Edi Rama është tradhtari kombit, pasi mediat grekë i kanë çjerrë maskën e tradhtisë. "Del e vërteta! Edvin Rama, tradhtar i kombit! Shtypi grek i çjerr maskën e tradhtisë kombëtare Edi Ramës. Rama i

fali Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe, shkruan ' energypres­s. gr', duke i falur blloqet 1 dhe 2 Greqisë, kurse Shqipëria merr krundet dhe llogjet! Pas një trillimi grek se marrëveshj­a e mëparshme ka pasur disa gabime metodologj­ike, gazeta greke e specializu­ar fushën e energjisë,

informon pikërisht atë që kemi denoncuar këto javë disa herë, pra faljen nga Rama të fushave më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe. Kështu gazeta shkruan se ' Në këmbim, zyrtarët shqiptarë nuk mund të ngrenë pretendime lidhur me hidrokarbu­ret në zonën e ndarjes kontinenta­le pranë

 ??  ?? Ish- presidenti Bujar Nishani
Ish- presidenti Bujar Nishani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania