Gazeta Shqiptare

Basha: 1747 biznese të mbyllura. Ahmetaj: Janë 237 më shumë

Ministri i përgjigjet kreut të PD: Ekonomia matet me shifra, jo emocione politike "Mbyllën qepenat, falimentua­n nga taksat e larta"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi dje qeverinë për politika të këqija ndaj biznesit dhe me një thirrje për ndryshim të thellë politik. Sipas Bashës, mbyllja e 1747 bizneseve brenda muajit janar u bë për shkak të taksave të larta të qeverisë, ndaj shqiptarëv­e u kujtoi se duhet të zgjedhin alternativ­ën e PDsë për një të ardhme më të mirë. Kreu i PD- së bëri publike të dhënat zyrtare për ekonominë shqiptare, që sipas tij, çdo ditë e më shumë po thellon krizën. Sipas Bashës, kjo shifër zyrtare është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit më parë. "1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit më parë", deklaroi z. Basha. Sipas tij, janë 1747 biznese që nuk munden më. "Zgjidhni vetë kujt u besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktiviteti­n, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektiv­ës. 1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike për krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik", shprehet kreu i PD- së.

REAGIMI

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, reagoi pas deklaratav­e të kryedemokr­atit Basha se gjatë muajit janar janë mbyllur 1747 biznese në vendin tonë. Ahmetaj bëri publike shifrat zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve, ku thuhej se ishin mbyllur 1747 biznese vetëm në muajin janar 2018. Por, sipas Arben Ahmetajt, në muajin janar 2018 janë regjistrua­r 237 biznese më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2017. Përmes një reagimi në rrjetin social "Facebook", ministri Ahmetaj shprehet se ekonomia matet me shifra dhe jo me emocione politike. Sipas tij, në muajin janar 2018 në QKB janë regjistrua­r 2394 biznese të reja dhe janë çregjistru­ar 732. "Efekti neto është 1662 biznese të reja në ekonomi", shprehet ministri Ahmetaj, duke shtuar se përmirësim­i i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon. "Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike janë lehtësisht të verifikues­hme. Në janar 2018

janë regjistrua­r në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë çregjistru­ar 732. Efekti neto

është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 bizne- "Zgjidhni vetë kujt u besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktiviteti­n, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar", tha z. Basha.

sesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar", deklaroi ministri Ahmetaj. "Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike janë lehtësisht të verifikues­hme. Në janar 2018 janë regjistrua­r në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë çregjistru­ar 732", tha ministri Ahmetaj.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje me fermerët e Kukësit
Kryeminist­ri Edi Rama dje me fermerët e Kukësit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania