Gazeta Shqiptare

PD, Duma: Jetojnë me borxhe, cilat janë kriteret e vlerësimit?

Deputetet, në familjet pa ndihmë ekonomike

-

e PD- së të qarkut të Tiranës, Grida Duma, Oriola Pampuri dhe Rudina Hajdari vizituan dje disa familje në zonën e Bathores, të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Sipas informacio­neve që ka PDja, që nga janari dhe deri tani nga skema ekonomike janë përjashtua­r më shumë se 20 mijë familje. Deputetet ishin në familjen e Eduard Thaçit, ku ai jeton së bashku me bashkëshor­ten, Teftën dhe 3 fëmijët e mitur. Atyre u është hequr ndihma ekonomike dhe zonja e shtëpisë thotë se jetojnë vetëm me borxhe. Edhe në familjen e Ilir Brahimit jetojnë në gjendje të mjeruar katër anëtarë, prindërit me dy fëmijë të vegjël. Por që prej janarit ata nuk marrin më ndihmën ekonomike, edhe pse jetojnë në një banesë të rrënuar. Deputetet e PD- së konstatuan se mes skamjes dhe lagështirë­s jetojnë 13 anëtarë të një familjeje tjetër, mes tyre 2 fëmijë të mitur. Familjes së Binak dhe Osman Mulakut në Bathore i është hequr ndihma për të vetmen arsye se një anëtar i tyre është punësuar në një fabrikë këpucësh. Zj. Duma i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Çështjeve Sociale të bëjë transparen­cë për sistemin e ri të pikëve për marrjen e ndihmës ekonomike. "Ajo që do bëjmë është se përveç shkresës që i kemi dërguar ministres së Shëndetësi­së për të na treguar dhe bërë transparen­te kriteret mbi të

SITUATA

Partia Demokratik­e, që po e ndjek prej disa ditësh situatën, u ofroi të gjithë të përjashtua­rve nga skema ndihmë ligjore për rikthimin e tyre në skemën e ndihmës ekonomike.

cilat vlerësohet marrja ose jo e ndihmës ekonomike, është që në zyrën tonë të avokatisë në Partinë Demokratik­e, me zyrën ekonomike me bashkinë përkatëse të ndjekim rast pas rasti të gjitha familjet që janë përjashtua­r nga ndihma ekonomike dhe të tregojnë që janë jo vetëm në meritën e tyre dhe në detyrimin e shtetit për t'i rifutur në skemë, por edhe për t'i treguar se kjo lloj skeme nuk funksionon dhe është e dështuar", deklaroi Duma.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania