Gazeta Shqiptare

Tabaku, Ahmetajt: Keni 4 vjet që gënjeni shqiptarët, bizneset po mbyllen

-

e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, i është përgjigjur ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se ka më shumë biznese të hapura. Tabaku shkruan në ' FB' se Ahmetaj gënjen si në media, ashtu dhe në komision, pasi e vërteta është ndryshe. "A po mbyllen bizneset në Shqipëri? Ministri Ahmetaj sot iu përgjigj kryetarit të opozitës për shifrën e bizneseve që nuk paguajnë më taksa, pra janë të mbyllura, duke këmbëngulu­r që sot ka më shumë biznese të hapura se një vit më parë. Ironikisht, ministri mbështetej jo tek Drejtoria e Tatimeve prej nga ku buron shifra e 1747 bizneseve të mbyllura, por nxjerr një shifër nga Qendra Kombëtare e Regjistrim­it. Arsyeja e shmangies është e thjeshtë, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi, një biznesi për t'u çregjistru­ar përfundimi­sht i duhet më shumë se një vit punë intensive. Për rrjedhojë, shifra e paraqitur në QKR ka disa ' mangësi' të karakterit procedural, të cilat ministri i përdor për të fshehur të vërtetën. Nuk është e re që bizneset sot paguajnë më shumë taksa pothuajse sa 60% e xhiros, që sot paguajnë fatura më të larta energjie elektrike e që nga prilli bizneset e vogla do të kenë edhe TVSH- në prej 20%, që do të vendosë në kushte mbijetese pjesën më vitale të ekonomisë shqiptare. Nuk është habi që ministri Ahmetaj të gënjejë si në media, ashtu edhe në komisione. U bënë mbi katër vite që shqiptarëv­e u ofrohen shifra të rreme mbi rritjen ekonomike, borxhin publik apo vlerën e PPP- ve. Fatkeqësis­ht, disa njerëz as nuk skuqen dhe as turpërohen kur manipulojn­ë të vërtetën, por realiteti është ndryshe. Atë e tregojnë bizneset që çdo ditë mbyllen", shprehet zj. Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania