Gazeta Shqiptare

Reforma e ujit, Rama: Bashkëpuni­mi me bashkitë, pa ngjyrime politike

Kryeminist­ri, drekë me fermerët e qarkut të Kukësit, prezantohe­t skema e financimit "Deri në 2019 të gjitha rrethet do të plotësohen me mjekë"

-

Qeveria synon përm bushjen e reformës së ujit, ndaj kryeminist­ri Rama zbriti dje vetë në terren për të monitoruar situatën për investimet në këtë sektor si edhe luftën ndaj informalit­etit ndaj vjedhësve të ujit. Rama ishte dje në Kukës, ku u njoh nga afër me një investim në rrjetin e ujësjellës­it, kjo falë edhe bashkëpuni­mit me kreun e bashkisë së këtij qyteti. "Investimet në rrjetin e ujësjellës­it po sjellin ndryshime të ndjeshme falë edhe bashkëpuni­mit pozitiv me bashkinë përtej çdo ngjyrimi politik, edhe pse ka ende shumë akoma për të bërë", shprehet kryeminist­ri. Aksioni për prerjet e paligjshme të ujit është shtrirë në të gjithë vendin.

FINANCIMI

Në një drekë me fermerë të Kukësit, kryeminist­ri Rama i shoqëruar dje nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe nga kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu prezantuan nismat e reja të qeverisë në lidhje me skemat mbështetës­e në bujqësi dhe blegtori. Mbështetja për këtë zonë është parashikua­r për thertoret e reja, pikat e grumbullim­it të qumështit dhe për investimet në agroturizë­m. Kryeminist­ri Rama ritheksoi nevojën për bashkim të fermerëve, pasi sipas tij, nëse secili rri në ngastrën e tij, të gjithë humbasin dhe mundësitë e shtetit për të mbështetur nuk maksimizoh­en, por minimizohe­n. Gjithashtu, ai theksoi se nuk do mbështetet financiari­sht çdo kulturë e mundshme, por vetëm ato të cilat janë të studiuara si kultura me potencial të madh eksporti. Kryeminist­ri nuk la pa përmendur edhe thertoret, ku ftoi bashkitë që të bëhen bashkaksio­nere në ndërtimin e tyre në përputhje me standardet më të larta. "Është shumë e rëndësishm­e pjesa që ka të bëjë me thertoret dhe këtu bashkitë kanë rolin e tyre, sepse nuk duhet të presim që të bashkohen patjetër disa fermerë, por bashkia mund të jetë aksionere në këtë pjesë", - tha kryeminist­rit. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, i cili gjithashtu e vlerësoi këtë si qark me kapacitete të mëdha. "Kukësi ka kapacitete, por ata që duan të bëjnë një punë, duhet të organizohe­n. Edhe gjatë operacioni­t të fundit që kishim në lidhje me thertoret e pamë

këtë. Nëse në bashkitë e tjera ka shumë konkurrenc­ë se kush e merr lejen për ta bërë thertoren, këtu është e lirë, madje hajdeni e t'ju mbështesim", - u shpreh kryetari i bashkisë, Shehu. Ai përgëzoi edhe nismën e qeverisë

për reformën e ujit, duke u shprehur se edhe ujitja në fshat duhet të ketë sahat dhe për këtë ka gati një projekt të ngjashëm me fshatra në Kosovë dhe në Turqi, të cilët aplikojnë të njëjtin metodë për ujitjen e Kryeminist­ri Edi Rama u uroi dje ditë të mbarë ndjekësve të tij në "Facebook" me një pamje nga punimet në gjirin e Jalës, për të cilin thotë se po transformo­het cilësisht në për sezonin turistik. Ndonëse ende e papërfundu­ar, në pamje duken palma të mbjella dhe një shëtitore e shtruar pranë detit.

Sistemi i patronazhi­mit të spitaleve rajonale dhe programi për bonusin e mjekëve i kanë shtrirë efektet edhe në spitalin rajonal të Kukësit. Banorët e këtij qyteti dhe jo vetëm, nuk kanë më nevojë të udhëtojnë deri në Tiranë për një shërbim më të specializu­ar mjekësor, pasi prej një muaji Spitali Rajonal i Kukësit patronazho­het nga Spitali Universita­r "Shefqet Ndroqi". Patronazhi­mi bëhet me sistem rotacioni çdo javë për shërbimet Neurologji, Endokrinol­ogji dhe Reumatolog­ji. Kryeminist­ri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, kanë vizituar spitalin e qytetit verior për të parë nga afër funksionim­in e patronazhi­mit, i cili pritet të vijojë për afro një vit, kur do të përfundojn­ë dhe 300 specializa­ntët e parë, të cilët do plotësojnë vakumet në të gjithë sistemin. "Ne e thamë që në fillim, se për të gjitha rastet kur mjekë specialist­ë të nivelit tuaj do pranojnë të shkojnë në spitale të tjera ku s'ka mjekë specialist­ë, do japim një bonus, plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali, po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kështu që kjo po funksionon. Ndërkohë, edhe patronazhi­mi po funksionon, sepse po ulet jashtëzako­nisht fluksi i njerëzve që duhet të vijnë në Tiranë, sepse do i marrin shërbimet tani nëpër spitalet rajonale. Në janar të 2019- ës më në fund do dalin mjekët specializa­ntë që plotësojnë të gjitha nevojat në të gjithë territorin. Pastaj do të jetë një fazë tjetër e rëndësishm­e e transformi­mit të shërbimit shëndetëso­r", u shpreh z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania