Gazeta Shqiptare

Vasili: Zbulohet strategjia e zezë e kryeminist­rit

Riciklimi i plehrave në Shqipëri

-

Kreu

u grupit parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili, dek laroi dje se qeveria miratoi ligjin për importin e plehrave, por iniciativa u bllokua në Kuvend. Ai akuzon se, "kryeminist­ri ynë, që nuk ka asnjë merak se mjedisi në Shqipëri do të shkatërroh­et, boll që ai të bëjë para u vetofrua për ta bërë vendin tonë, gropën e plehrave të Europës dhe të trafikimit kriminal të mbetjeve të rrezikshme". Vasili shprehet se Europa është në hall për riciklimin e plehrave, ndërsa kryeminist­ri nuk ka asnjë merak se mjedisi në Shqipëri do të shkatërroh­et. Vasili shkruan: "Zbulohet strategjia e zezë e kryeminist­rit për riciklimin e plehrave në Shqipëri. Shqiptarët mbetën pa gojë muaj më parë kur kryeminist­ri që kishte firmosur si të parin vendim të tij ndalimin e importit të plehrave, papritmas e gëlltiti, e harroi dhe miratoi në qeveri një ligj për importin e plehrave, por që u bllokua në parlament. Strategjia e zezë e kryeminist­rit për importimin e plehrave është shumë më e qartë sot…". Vasili shton më tej: "Bëri gjithçka kryeminist­ri edhe për të mbyllur skandalin e 1300 konteinerë­ve me mbetje të rrezikshme, që kaluan në Shqipëri nga 2014- 2016, të denoncuar gjerësisht nga mediat italiane, çështje shumë e rëndë e pazbardhur akoma edhe sot, por që nën dritën e fakteve të reja edhe zbardhja e saj është afër. Për këdo, qytetarë, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar, ambientali­stë etj. është shumë e qartë si drita e diellit se kryeminist­ri është i gatshëm ta shkatërroj­ë këtë vend, duke ua lënë të keqen pa kthim edhe brezave që do të vijnë pa ndjerë asnjë dhimbje, ndaj duhet ndalur sot, pasi nesër do të jetë shumë vonë".

AKUZA

"Kryeminist­ri jo vetëm e bëri ligjin për importin e plehrave, por edhe e mbrojti si asnjë ligj tjetër për muaj e muaj të tërë, duke i çuditur të gjithë për zellin e tij të palodhur, kaq të madh e të habitshëm të pashfaqur kurrë më parë për ndonjë çështje tjetër", tha z. Vasili.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Kukës
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania