Gazeta Shqiptare

Tarifa e administri­mit të pallateve, në faturën e ujit

Detyrimi, edhe për blloqet e pallateve të ndërtuara para vitit 1990 Banorët që nuk paguajnë detyrimin shkojnë në gjykatë

- Ornela Manjani

Nëse nuk e keni rënë dakord për të zgjedhur administra­torin e pallatit, shumë shpejt do t'ua caktojë bashkia. Janë 19 kompani private që kanë shprehur interes për të administru­ar jo vetëm pallatet që kanë dështuar në këtë proces, por edhe komplekse të ndryshme apo objekte të ndërtuara para viteve 1990. Tarifat e mirëmbajtj­es do të caktohen nga privatët, pas studimeve të kryera për zonën dhe aprovimin nga bashkia. Mospagesat nga banorët do të shoqërohen me penalitete deri në gjykate. "Ka një studim të nxjerrë nga ne që i çuar kompanive, i cili bazohet në vlerat e tregut dhe kompania duhet të ecë mbi bazën e saj shine. Kompanitë kanë të drejtën që pjesën e tarifës që nuk kanë marrë, mund ta çojnë në Gjykatë Administra­tive dhe në përmbarim", - tha Erind Bejko, drejtori i përgjithsh­ëm i bashkëpron­ësisë për "Vizion Plus".

Për të mos pasur probleme me mbledhjen e tarifave, Bashkia e Tiranës do të kërkojë ndryshimin e ligjit për vendosjen e taksës së administri­mit në faturën e ujit. 65% e pallateve në Tiranë janë në fazën e zgjidhjes së administra­torit. Ndërkohë, 600 persona janë licencuar deri tani për këtë punë, ndërsa 300 pallate kanë dështuar në zgjidhjen e administra­torit. Bashkia u sugjeron banorëve ta zgjidhin vetë administra­torin, pasi në këtë rast nuk ndërhyhet për vlerën e tarifave të mirëmbajtj­es, në të kundërt hyjnë në veprim kompanitë private dhe taksat e vendosura prej tyre.

ZGJEDHJA E ADMINISTRA­TORIT

Prej vitit 2009 është miratuar një ligj, i cili rregullon mënyrën sesi duhet të administro­hen hapësirat e përbashkët­a në pallate. Por, 8 vite pas miratimit të tij, Ti- Bashkia e Tiranës do të kërkojë ndryshimin e ligjit për vendosjen e taksës së administri­mit në faturën e ujit. 65% e pallateve në Tiranë janë në fazën e zgjidhjes së administra­torit. Ndërkohë, 600 persona janë licencuar deri tani për këtë punë, ndërsa 300 pallate kanë dështuar në zgjidhjen e administra­torit.

rana ende nuk ka të ngritur një sistem të mirëfilltë në këtë drejtim, ndërsa në shumë ndërtesa banorët refuzojnë të paguajnë tarifat e mirëmbajtj­es apo pastrimit, duke reflektuar probleme e mangësi në ambientet e përbashkët­a. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës prej disa muajsh ka ndërmarrë një proces rregullimi, çka sipas këtij dikasteri do t'i japë fund situatës aktuale. Me rregullime­t ligjore, kjo tarifë do të jetë një titull ekzeku- tiv, ndërsa alternativ­a më e mundshme është përfshirja e saj në faturën e ujit.

SKEMA

Administri­mi i përbashkët i ndërtesave, rregulluar së fundmi ligjërisht, synon të krijojë organizime qytetare dhe komunitare, që do të zgjidhin nëpërmjet aktivizimi­t të vetë banuesve dhe Bashkisë së Tiranës nevojat dhe problemet në ndërtesat ku banojmë. Për këtë duhet që të gjithë banorët e pallatit të organizohe­n në strukturat e përbashkët­a për administri­min e ndërtesës, të përcaktojn­ë nëpërmjet tyre rregullat e bashkëjete­sës dhe për përdorimin dhe mirëmbajtj­en e përbashkët të ndërtesës. Të gjithë banorët e pallatit bëhen pjesë automatiki­sht e Asamblesë së Bashkëpron­arëve, e cila vendos për të gjitha çështjet kryesore të administri­mit të përbashkët të pallatit. Kryesia që drejton këtë asamble menaxhon fondet e krijuara për administri­min e pallatit dhe përgjigjet përpara asamblesë për miradminis­trimin e pallatit. Kujdestari që caktohet nga vetë banorët kontrollon cilësinë e punës së administra­torit dhe siguron mbështetje­n për të gjithë banorët në kërkesat e tyre për administri­min e pallatit. Administri­min e pallatit ku jetojmë nuk mund ta bëjë çdokush në mënyrë individual­e. Pallati, duke qenë një ndërtesë e përbashkët dhe pjesë të tij si oborri, themelet, shkallët, ashensori, tarraca etj., i përdorim bashkërish­t edhe mirëmbajtj­en e tyre duhet ta kryejmë bashkarish. Pikërisht për këtë fakt Bashkia e Tiranës harton një udhëzues për krijimin e asamblesë së pallatit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania