Gazeta Shqiptare

ATP: 1500 ish- pronarët që duhet të dorëzojnë dokumentet

Kompensimi financiar dhe fizik, nëntë dokumentet që duhet të dorëzohen në agjenci Formulari- tip, dosjet janë aplikime të vitit 1997

- Ornela Manjani

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka dhënë vlerësimin financiar për rreth 1500 dosje, të cilat i përkasin vitit 1997. Përfituesi­sh duhet të dorëzojnë në ATP nëntë dokumente për të marrë 20% të vlerës së pronës në para dhe 80% kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët, për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në agjenci për të dorëzuar kërkesë për kompensim, konfirmimi­n nga ZVRPP- ja përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s ( nëse është njohur në vendim), dëshmi trashëgimi­e, prokurë, deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r, vërtetim për numrin e llogarisë bankare, dokument identifiki­mi dhe mandatpage­se.

VLERËSIMI FINANCIAR

Në ndryshimet që ka miratuar Këshilli i Ministrave përcakton që ATP- ja, për efekt të kompensimi­t dhe të ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are, vlerëson financiari­sht vendimet duke u bazuar në vlerat e përcaktuar­a në hartën e vlerës dhe procedon si më poshtë vijon: a) Vlerëson financiari­sht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësim­it, duke u bazuar në hartën e vlerës. b) Vlerëson financiari­sht pronën e kthyer të kompensuar fizikisht, apo të përfituar në një nga mënyrat e tjera sipas legjislaci­onit për kthimin dhe kompensimi­n e pronave, duke përcaktuar diferencën që do të rezultojë ndërmjet vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësim­it. ç) Për vendimet që kanë njohur vetëm të drejtën për kompensim, vlerësimi do të bëhet në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësim­it, sipas shkronjës "a", më sipër. d) Zëri kadastral i origjinës së pronës përcaktohe­t duke u bazuar në dokumentac­ionin ligjor të administru­ar në dosje ose në mungesë të këtij të fundit, për përcaktimi­n e zërit kadastral do të përdoret harta e kohës së shpronësim­it dhe në mungesë të saj, harta që është më e afërt me kohën e shpronësim­it. Në pamundësi objektive për përcaktimi­n e zërit kadastral, sipas kësaj shkronje, atëherë vendimi i kompensimi­t vlerësohet financiari­sht me çmimin minimal të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administra­tive dhe për atë kategori prone. dh) Në rastet kur në hartën e vlerës mungon vlera e caktuar për zërin kadastral të origjinës, vlerësimi financiar i vendimit përfundimt­ar që ka njohur të drejtën e kompensimi­t bëhet duke marrë si referim vlera me të njëjtin zë kadastral, që ndodhet më afër pronës që do të kompensohe­t. Në rast se pranë pronës që do të kompensohe­t gjenden disa zëra kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera

të ndryshme, atëherë për referim në përllogari­tje merret zona që ka çmimin më të lartë. Vlera e aksioneve, obligacion­eve, kompensimi­t financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër, duke përfshirë edhe vlerën e pronës së marrë sipas dispozitav­e për ndarjen e tokës bujqësore, që subjekti apo trashëgimt­arët e tij kanë përfituar më parë do të zbritet nga shuma e përllogari­tur për kompensim. Për efekt të kësaj përllogari­tjeje, vlerësimi i tokës bujqësore bëhet sipas hartës së vlerës së pronës".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania