Gazeta Shqiptare

Banda e tritolit, gjykata lë në burg 6 të arrestuar nga Pogradeci e Gramshi

Grupi po hetohet për disa ngjarje kriminale, u zbulua nga agjentët e infiltruar Iu gjetën 82 kallëpe eksploziv, armë dhe drogë

-

Gjykata e Shkallës së Parë e Elbasanit dje vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për gjashtë anëtarët e bandës së tritolit, të cilët u arrestuan pasditen e së mërkurës gjatë operacioni­t të koduar "Porosia". Pas paraqitjes së provave materiale nga prokurori i çështjes, togat e zeza të këtij qyteti vendosën lënien në qeli të shtetasve Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec; Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec; Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec; Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec; Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh dhe të 30vjeçarit Erges Lipo, banues në Pogradec. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Elbasanit, këta persona janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen e tritolit. Gjatë kontrollit të ushtruar në bane- sat e shtetasve në fjalë, policia gjeti dhe sekuestroi 82 kallëpe me tritol si dhe u sekuestrua kanabis, armë dhe 400 fishekë. Ndërkohë, mësohet se gjashtë të arrestuari­t nuk kanë pranuar të bashkëpuno­jnë me drejtësinë. Po të njëjtat burime bënë me dije se anëtarët e grupit të tritolit që u arrestuan në Elbasan, Pogradec dhe Gramsh u zbuluan pas një hetimi njëmujor me metoda speciale ( falë një agjenti të infiltruar. Ky agjent kishte arritur të komunikont­e me grupin dhe të kryente blerje tritoli me ta. Agjenti i infiltruar kishe kryer 4 porosi dhe kur u mor informacio­ni se grupi i tritolit po përgatiste një vrasje, atëherë u vendos të ndërhyhej. Policia dhe prokuroria po heton këtë grup për disa ngjarje kriminale në vend. Fakti që atyre që iu gjetën 82 kallëpe tritoli ngre dyshime se të arrestuari­t kanë shitur mina me telekomand­ë në disa ngjarje kriminale në vend.

 ??  ?? Personat e shoqëruar dhe të arrestuar nga policia e Elbasanit gjatë operacioni­t “Porosia”
Personat e shoqëruar dhe të arrestuar nga policia e Elbasanit gjatë operacioni­t “Porosia”
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në policinë e Vlorës
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në policinë e Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania