Gazeta Shqiptare

Vrasja e Devi Kasmit, apelohet masa e sigurisë për specialin grek, avokati: S'ka asnjë provë

-

TIRANË - Ekzekutori i dyshuar i Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit të këtij viti kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit të kryeqyteti­t. Dje avokati i specialit grek, Saimir Vishaj ka ankimuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Efthymiou Efthymious. Sipas Vishës, prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë për klientin e tij dhe materialet e depozituar­a nga akuza nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen e 41vjeçarit Devi Kasmi. "Prokurori nuk solli asnjë provë për Efthymioun. Provat e depozituar­a nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen", tha Vishaj pas paraqitjes së kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë. Devi Kasmi ( baba i dy fëmijëve) u vra në një atentat shumë pranë banesës në rrugën "Petro Çani". Në lidhje me vrasjen u arrestuan shtetasit Elton Halipaj, Efthymiou Efthymious, Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari si dhe u shpall në kërkim shtetasi ( Altin) Aurel Hoxhallari. Gjithashtu, përfundoi në pranga dhe Mario Meshini i dyshuar se nxori në pritë Devi Kasmin. Për prokurorin­ë dhe policinë kjo është një ngjarje e zbardhur sa u përket autorëve. Por, motivi i saj vazhdon të jetë mister, pasi grupi hetimor nuk ka mundur të japë një version zyrtar. Por, sipas informacio­neve policore, shkak i vrasjes dyshohet të jenë konfliktet e trafikut të lëndëve narkotike.

DEKLARATA

"Prokurori nuk solli asnjë provë për Efthimyoun. Provat e depozituar­a nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen", tha avokati Saimir Vishaj pas paraqitjes në gjykatë të kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë ndaj klientit të tij.

 ??  ?? Efthymiou Efthymious
Efthymiou Efthymious

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania