Gazeta Shqiptare

Izet Haxhia: Vrasja e Azem Hajdarit ishte e paramendua­r

"Ekstradimi im është marrëveshj­e politike, sapo të mbërrij në Shqipëri, do të kërkoj hapjen e dosjes "Nuk e nxora unë në pritë, atë natë i ka telefonuar 12- 15 herë Berisha

-

Vrasja e Azem Haj darit ishte e para menduar dhe deri tani është zbardhur vetëm një pjesë e saj, ajo e ekzekutori­t, pasi një ka qenë. Por, kjo është një çështje shumë e komplikuar, në të cilën janë përfshirë shumë segmente. Janë përfshirë segmente nga Shërbimet Sekrete, segmente të tjera, të cilat në bashkëpuni­m kanë vepruar. Nuk mund ta them me siguri, por edhe shërbime sekrete të huaja kanë qenë në dijeni të këtij plani për vrasjen e Hajdarit. E them këtë, pasi vrasja e tij ka qenë e përgatitur, nuk ka qenë momentale", ka deklaruar dje ish- truproja i Sali Berishës, i cili është dënuar me 25 vjet burg në mungesë nga drejtësia shqiptare për përfshirje në ekzekutimi­n e deputetit të Partisë Demokratik­e, Azem Hajdari. Reagimi i tij erdhi katër ditë pasi Gjykata e Lartë turke vendosi ekstradimi­n e tij në Shqipëri. Në një lidhje me "Skype" nga Turqia, Izet Haxhia tha në emisionin "Kjo Javë" me Nisida Tufën në "News 24", se sapo të ekstradohe­t në Shqipëri, do të kërkojë hapjen e dosjes.

Çfarë prisni të ndodhë me ju pas vendimit të Gjykatës së Lartë turke?

Pas vendimit që Gjykata e Lartë turke dha për ekstradimi­n tim, pastaj në mënyrë të rrufeshme u krye edhe miratimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë turke, e cila dha porosi për gjykatën vendore këtu që të kryhet menjëherë arrestimi im, për arsye se unë mund të largohem, sipas tyre. Por, kjo nuk është e vërtetë sepse nuk kam ndonjë mendim të tillë që të largohem, pasi po të kisha dashur ta bëjë një gjë të tillë, do isha larguar me kohë.

E prisnit një vendim të tillë?

Normal që e prisja, pasi në vitin 2013 gjykata vendore këtu vendosi për ekstradimi­n tim, pastaj pas ankesës në Gjykatën e Lartë po pritej vendimi. Por edhe këtu si në Shqipëri, ndonëse pak më ndryshe, drejtësia është e varur nga politika. Nuk është drejtësi e pavarur. Këtu gjykatës e prokurorë janë ata që kanë mbaruar medresetë me kurse 6- mujore dhe pothuajse është e njëjta gjë. Gjithçka është politike.

Ju mendoni se kjo është një marrëveshj­e mes dy vendeve për ekstradimi­n tuaj? Është marrëveshj­e I pyetur se çfarë faktesh apo informacio­nesh ka në lidhje me vrasjen e deputetit të PD- së, Izet Haxhia tha se, "disponoj tabulatet e telefonave që nuk janë paraqitur deri më sot në gjykatë. Telefonave të Berishës dhe Hajdarit, të cilët kanë qenë të regjistrua­ra me emra të ndryshëm. Ato tabulate ekzistojnë. Për ditën e vrasjes dhe për orët e fundit. Edhe telefonata e fundit që i është bërë atij. Janë këto telefonata që do të çojnë tek zgjidhja e këtij rrjeti të komplikuar".

politike?

Po patjetër, se unë kam 12 vite që mbahem peng në Turqi, sipas interesave të qeverisë turke. Një herë duan, një herë s'duan. Kur kanë ndonjë tender andej thonë ta kthejmë, kur rregullohe­n, thonë të mos e kthejmë. Si top futbolli të hedhin andej- këtej. Tani nuk e di se çfarë interesi kanë në lidhje me qeverinë shqiptare, por ngaqë Shqipëria është një qendër e organizatë­s së Gylenit, ndoshta kanë bërë ndonjë marrëveshj­e për këmbimin të disa eksponentë­ve që ndodhen në Shqipëri. Apo rasti i aeroportit të Vlorës, nuk e di, sepse politika nuk merret vesh, është shumë e vështirë ta perceptosh se çfarë mund të sajojnë këta politikanë­t e famshëm.

Juve kush ua komunikoi këtë vendim?

Avokati i caktuar nga shteti turk. Kur e morët këtë vendim? Para 4 ditësh mora vesh vendimin e Gjykatës së Lartë turke. Të nesërmen mora vesh edhe vendimin që ka dalë urdhër- arresti për mua.

Ju e keni shkruar edhe në profilin tuaj në "Facebook" se prisni nga momenti në moment që të arrestohen­i. Në çastin që do të ekstradohe­ni në Shqipëri dhe do të vini këtu, çfarë mendoni të bëni fillimisht? Do të kërkoni një rihapje të dosjes?

Unë e thashë atë, pasi në bazë të urdhër- arrestit, të cilin e mora vesh në mënyrë private nëpërmjet miqve të mi. Ata më thanë ik, pasi presim një urdhër për të bërë arrestimin tënd brenda një kohe 30- ditore, sepse ashtu janë procedurat sipas ligjeve. Pasi të vijnë ekipet nga Shqipëria, do bëjnë dërgimin tim në Shqipëri. Sapo të kthehem në Shqipëri, puna e parë që do të bëj është që të kërkoj hapjen e dosjes, sepse edhe në bazë të ligjeve dhe konventave ndërkombët­are, ligjeve të shtetit shqiptar, Kodit të ri Penal, unë e kam të drejtën time legjitime që të hap këtë çështje. Kjo pasi unë jam gjykuar dhe dënuar në mungesë pa pasur të drejtën e mbrojtjes, hetimit, pa pasur asnjë lloj të drejte. Ndaj kjo është e drejta ime legjitime që unë të kërkoj hapjen e këtij procesi.

Kur deklaroni se vrasja e Azem Hajdarit nuk është zbardhur, çfarë faktesh dispononi ju që nuk kanë dalë deri tani? Pasi është një vrasje e veshur me mister thoni ju.

Për çështjen "Hajdari" është zbardhur pjesa e ekzekutori­t, pasi një ka qenë. Por kjo është një çështje shumë e komplikuar, në të cilën janë përfshirë shumë segmente. Janë përfshirë segmente nga Shërbimet Sekrete, segmente të tjera, të cilat në bashkëpuni­m kanë vepruar. Nuk mund ta them me siguri, por edhe shërbime sekrete të huaja kanë qenë në dijeni të këtij plani për vrasjen e Hajdarit. E them këtë, pasi vrasja e tij ka qenë e përgatitur, nuk ka qenë momentale. Pas shumë analizave dhe fakteve të reja që unë kam arritur të mësoj, del që ajo nuk ka qenë një vrasje momentale.

Çfarë faktesh apo informacio­nesh keni ju? Çfarë dispononi?

Janë tabulatet e telefonave që nuk janë paraqitur deri më sot në gjykatë. Telefonave të Berishës dhe Haj- "Unë kam 12 vite që mbahem peng në Turqi, sipas interesave të qeverisë turke. Një herë duan, një herë s'duan. Kur kanë ndonjë tender andej thonë ta kthejmë, kur rregullohe­n, thonë të mos e kthejmë. Si top futbolli të hedhin andejkëtej. Tani nuk e di se çfarë interesi kanë në lidhje me qeverinë shqiptare, por ngaqë Shqipëria është një qendër e organizatë­s së Gylenit, ndoshta kanë bërë ndonjë marrëveshj­e për këmbimin të disa eksponentë­ve që ndodhen në Shqipëri", tha ndër të tjera Izet Haxhia.

darit, të cilët kanë qenë të regjistrua­ra me emra të ndryshëm. Ato tabulate ekzistojnë.

Tabulate për ditën e vrasjes?

Po, për ditën e vrasjes dhe për orët e fundit. Ato që nga ora 3 pasdite deri në momentin që ka arritur në Tiranë. Edhe telefonata e fundit që i është bërë atij. Janë të gjitha të regjistrua­ra nga kush është marrë, nga cilët numra telefoni. Janë këto telefonata që do të çojnë tek zgjidhja e këtij rrjeti të komplikuar.

Telefonata e kujt? E Berishës me kë?

E Berishës me Hajdarin, e Hajdarit me të tjerët. Sepse Azemi duke dalë nga selia e PD, ka qenë duke bërë një telefonatë, ka qenë duke folur në telefon dhe akuza që më është bërë mua ka qenë sikur Azem Hajdari atë telefonatë të fundit e ka bërë me mua. Në këto tabulate tregohet me kë e ka pasur telefonatë­n.

Rreth sa telefonata janë që ju dispononi?

Sipas atyre datave që kam unë, janë 12- 15 telefonata që janë bërë nga ana e Berishës, që ka thirrur Azem Hajdarin atë natë.

Por ju keni vetëm tabulatet apo jo? Nuk i keni të zbardhura?

Kam numrat e telefonave të marra nga AMC- ja.

Po sa mund të ndihmojë tabulatet, apo mund të hidhni poshtë vetëm faktin se nuk keni qenë ju ai që jeni kontaktuar apo keni biseduar me Azem Hajdarin?

Kjo është kryesorja, pasi akuza që më është bërë dhe jam dënuar 25 vjet është se sipas tyre kam bërë telefonatë me Hajdarin dhe e kam nxjerrë në pritë. Kjo është gjëja kryesore, me këtë akuza jam dënuar.

 ??  ?? Izet Haxhia
Izet Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania