Gazeta Shqiptare

Konferenca e "Luarasit", Ruka: Sot, arsimi i lartë është i certifikua­r

Ministrja e Arsimit, Nikolla: Akreditimi, proces i pandikuar politikish­t Rektori: Jemi në një nivel të thellë të reformës

-

Kolegji Universita­r "Luarasi" zhvilloi këtë të shtunë konferencë­n "15 vjet Arsim i Lartë", në të cilën morën pjesë rektorë të universite­teve publike e private si dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Në fjalën e tij, rektori i universite­tit, Et'hem Ruka u shpreh se tashmë ka diploma të merituara dhe se sot arsimi i lartë është i certifikua­r.

Ndër të tjera, rektori Ruka theksoi se Universite­ti "Luarasi" funksionon në mënyrë të pavarur.

"Kishte ardhur koha për një ndryshim thelbësor. Qeveria ' Rama 1' dhe zonja Nikolla në vitin 2013 ndërmorën një reformë shumë të thellë për ta disiplinua­r me një ligj arsimin e lartë, duke bërë një skaner të shkollave të larta. 18 shkolla të larta të mbyllura. Ky është guxim i madh për të vënë rregull në këtë lloj arsimi. Duke vendosur rregullin e parë për arsimin e lartë në Shqipëri. Sot arsimi i lartë është i certifikua­r. Mesatarja e akreditimi­t, 4 vite.

' Luarasi' është një ndër këto 4 institucio­ne të akredituar­a. Jemi në një nivel të thellimit të reformës. Për mua është e rëndësishm­e që paragjykim­i për arsimin e lartë në Shqipëri ka përfunduar. Jemi në një etapë të dytë, ku shoqëria shqiptare e ka kuptuar që këto institucio­ne që kanë mbetur në këmbë janë në përputhje me ligjin", deklaroi Ruka, duke shtuar se sfidat për arsimin e lartë publik dhe jo publik janë të njëjta. "Në qoftë se ka një mjet ky vend për të mbytur varfërinë është dija", theksoi Ruka.

Ndërsa, ministrja Nikolla u shpreh se universite­tet iu nënshtruan akreditimi­t, një proces i pandikuar politikish­t dhe se tashmë kemi një arsim të lartë me standardet e kërkuara.

"Është përgjegjsh­mëri edhe vlerësim për mua të marr fjalën pas një profesori të nderuar, e po aq i nderuar në detyrën e tij si ministër i Arsimit e Shkencës. Jam be- simplotë që edhe ky forum do jetë një ditë angazhimes­h të reja për të përmbushur ato që janë parësore për të gjithë sistemin tonë arsimor të lartë në drejtim të cilësisë. Falënderoj profesorin për rezymenë e punës, që bashkë me ju për të ndëshkuar një sistem fiktiv në arsimin e lartë që u rrënua, u përmbys me mbylljen e 22 universite­teve private dhe një akademie të arsimit të lartë publik, por ishte një hap i domosdoshë­m, por i pamjaftues­hëm për të thënë që kemi një nivel të arsimit të lartë siç do donim. Besoj se ky forum do adresojë në mënyrë shteruese momentet kryesore. Në këtë forum do doja të shprehja një dëshirë, që në të ardhmen të mos jemi të ndarë forumi i rektorëve të arsimit të lartë jopublik dhe publik sepse çështjet me interes për arsimin e lartë i kemi të përbashkët­a", tha Nikolla.

Njoftim për shitje me ankand

 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla; rektori i “Luarasit”, Et’hem Ruka dhe presidenti i “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla; rektori i “Luarasit”, Et’hem Ruka dhe presidenti i “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u
 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në konferencë­n "15 vjet Arsim i Lartë"
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në konferencë­n "15 vjet Arsim i Lartë"
 ??  ?? Rektori i universite­tit "Luarasi", Et'hem Ruka, në konferencë­n "15 vjet Arsim i Lartë"
Rektori i universite­tit "Luarasi", Et'hem Ruka, në konferencë­n "15 vjet Arsim i Lartë"
 ??  ?? Gjatë punimeve të konferencë­s "15 vjet Arsim i Lartë" në Kolegjin Universita­r "Luarasi"
Gjatë punimeve të konferencë­s "15 vjet Arsim i Lartë" në Kolegjin Universita­r "Luarasi"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania