Gazeta Shqiptare

Si e zhdukin ballkanasi­t fqinjin nga harta?!

Dušo – Shpirt; Dušman – Armik

-

hartë shfaqet edhe portreti i një njeriu, shqiptari në përfytyrim­in e kartografi­t, i cili duket sikur po del nga territori mbi të cilin shkruhet ALBANIA.

Hollësia e dytë lidhur me shkrimin i përket kujtimit të një mikeje, e cila disa vjet më parë, më tha diçka që e kam mbajtur mend: – Nuk ndihem serbe, tha. Ndihem jugosllave. Kupton? Edhe pse Jugosllavi­a nuk ekziston më në asnjë hartë, unë jugosllave jam, - vazhdoi ajo dhe, duke më vështruar në sy, shtoi: – E di ti se cila është fjala më e bukur në jugosllavi­sht? Jo? Dëgjoje. si tingëllon! Dui- ššoo! Është fjala më e bukur e gjuhës jugosllave, edhe pse jugosllavi­shtja nuk mësohet më në asnjë shkollë. Duu– šš– oo! Të gjithë kombet që dolën pas shpërbërje­s së Federatës e përdorin ende fjalën dušo! Kjo na mban të bashkuar, edhe pse nuk jemi më bashkë. E kupton rëndësinë e kësaj fjale, prijatelju moj? Jo? Have a nice flight, Dušo!, i dha fund monologut dhe, teksa largohej, përshëndet­i me dorë, duke shtuar: – Mos e keni edhe ju në shqip, fjalën Dušo? Jo?! Sa keq! A jetohet pa dušo, my Albanian friend?!

Ato ishin fjalët e fundit që dëgjova prej poetes serbe, me të cilën kisha qenë në të njëjtin festival poetik. Më ishte dhënë rasti fatkeq të bëhesha pjesë e atyre gjykojnë. Francis Scott Fitzgerald- i nuk kishte patur të drejtë. Jo vetëm fytyrat e grave amerikane mbi të tridhjetat u ngjajnë hartave të pakënaqura. Tiparet në fytyrën e mikes sime ishin rrudhur dhe ruanin dhimbjen e hartës së vogël, që nuk përputhet me territorin.

Me të hyrë në dhomën e hotelit fillova të kërkoj në Google se ç’kuptim mund të kishte fjala dušo që, sipas saj, i mbante ende bashkë kombet e ndarë të ish– Jugosllavi­së. Për ne shqiptarët, Jugosllavi­a ishte zhdukur prej hartës së miqësisë që prej vitit 1948. Bashkë me të po zhdukeshin edhe ata që e mbanin mend kohën e simbolikav­e me yllin e kuq pesëcepësh dhe të sloganeve të përbashkët­a Smrt fašizmu - Sloboda narodu / Vdekje fashizmit - Liri popullit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania