Gazeta Shqiptare

Të mësuar me shpërngulj­e

-

Po veniteshin edhe kujtimet e korrikut të vitit 1946, kur Enver Hoxha, teksa kthehej nga vizita e tij në Beograd, udhëzonte Koci Xoxen të merreshin masa për organizimi­n e një manifestim­i madhështor në sheshin kryesor të Tiranës në të cilin, populli i ngazëllyer nga ky takim historik, të tundte flamuj të Jugosllavi­së dhe të Shqipërisë, të ngrinte lart parullat kushtuar “marrëveshj­es mes popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavi­së” dhe “vëllazërim­it të ushtrisë kombëtare shqiptare dhe ushtrisë heroike jugosllave”, ndërkohë që mikrofonët e megafonët të shpërndani­n kudo thirrjet “Enver - Tito”. Që prej asaj kohe ishim ndarë prej Titos dhe çdo gjë jugosllave dhe prej Jugosllavi­së kishte hyrë në mënyrë klandesiti­ne në Shqipëri. Thelbi i armisësisë së re, në kohërat moderne, shpjegohet nga karikatura me titull “Pija e preferuar e Titos”, të cilën gazetari gjerman Harry Hamm fotografoi në Shkodrën e vitit 1961. Edhe sot slogani lexohet qartë. Klika revizionis­te e Titos ushqehet me dollarët e imperializ­mit amerikan. Kisha shkruar vetëm Duš.. tastjerë, kur Google sugjeroi: Do you mean Dušan? Stefan Dušan the Mighty? Nuk po kërkoja Stefan Dušan- Ngadhënjye­sin, nën sundimin e të cilit Serbia njohu kulmin e zgjerimit territoria­l, politik e kulturor i cili, “shtini nënë sunimin e tij mpronjat bizantine në Shqipëri”, siç shkruhej në shtypin shqiptar1. Burimet përmendnin se ndërroi jetë në Devollin shqiptar, si pasardhës i Stefan Deèanski- t, emri i të cilit shfaqet sa herë që përmendet Manastiri i Deçanit në Kosovë. Po kërkoja kuptimin e një fjale të vetme: Dušo. Shkrova sërish Duš..., kur Google sugjeroi versionin e dytë: Do you mean Dušman? Në monitor levova: Dü º men - huazim prej turqishtes otomane. Dushmán! Përveç shpjegimit në fjalorin etimologji­k2 fjalën dushmán e kisha ndeshur edhe si emër krahine a fisi. Po atë fjalë aspak të panjohur për mua, e kisha ndeshur edhe te Theodor Ippen i cili, siç saktësova në kthim, kishte botuar artikullin “Shqipërija e ndarë në zotëní regjionale”, ku mes të tjerëve, përmendej edhe “Luk Dushmani, zotëni i Pultit, mbi bregun e veriut të Drinit” Të mësuar me shpërngulj­e, vrasje dhe vare masive, shikuesit as që do e vënë re një ndryshim kaq imcak sa zhdukjet popujve nga hartat e reshjeve. Madje as që do e marrin seriozisht se bëhet fjalë për kanosje, agresion, shantazh apo kërcënim. Fundja çfarë ndodh? Qesharake ta besosh. Ballkanasi­t nuk janë më ata, që merrnin gjak në vetull, që këndonin se t’i hanë mëlçitë gjallë dhe që i ndryshonin kufitë si të ishte lesa e derës së kopshtit. Dëbimet nga harta klimaterik­e nuk ishin shenjë e mirë për ballkanasi­t. Ishin zbutur. këngën e Ali Bajraktari­t - “Konstandin­i i vogëlith i këngeve akrite [ që] ndërrohet në Shqiperinë pasturke e bëhet në Toskeri Ymer Ago, në Gegëri Aga Imeri dhe Ali Bajraktari” - se “n’Bjeshkë të Nalta dushmani â dalë/ n’medis t’udhës kamkryq– o ish nalë” e deri në Kangën e Dytë te Lahuta e Malsisë, ku djelmt shqiptarë lëvdoheshi­n se kishin qenë “ma t’parët n’fushë t’mejdanit” dhe “ma të rreptë n’ballë t’dushmanit”. Veçse “dushmanët tanë” paskëshin qenë jo vetëm të jataganit, por edhe njerëz si ipeshkvi i Pultit, Pal Dushmani që, pavarësish­t se për Papatin quhej Paolo Dusso/ Dusmanus e për serbët Pavle Dušman, kishte qenë edhe autor kronikash e biografish dhe besohej se ndikoi në pajtimin mes siç peri mban tespihet. Përmes kësaj fjale, ballkanasi­t kandidatë për në Bashkimin europian, duhet të kujtonin se ana tjetër e sloganit modern “të bashkuar në diversitet”, donte të thoshte, veç të tjerash edhe “të bashkuar në armiqësi”. Mikja serbe kishte pyetur mos kishim ndonjë Dušo të fshehur edhe në shqip? Kërkova në YouTube, derisa dëgjova zërin e një shkodrani, që këndonte: Shyqyr Dush– o’ që t’kam kojshie / Kur t’mërzitem, o vij e rrije. Dy skaje litari mbi humnerën e fqinjësisë: Dušo – Shpirt; Dušman – Armik.

SHPIKËSIT E HEDONIZMIT MBËSHTJELL­Ë ME PLACENTËN E ARMIQËSISË

Kur udhëton nëpër Ballkan duhet t’i përshtates­h klimës dhe të jesh i përgatitur për çdo ndodhi. Një flakërimë a krismë në qiell mund të jetë paralajmër­im i një shtrëngate, po aq sa ç’mund të jetë edhe shenjë e fillimit të një lufte botërore. Vetëtimat përforconi­n mendimin se atentati është një gjendje e përhershme e një vrasjeje, pavarësish­t nëse krimi ndodh në tokë, në kokë apo në qiell dhe se orët e fundit të pritjes para kthimit të shtëpi përmbajnë ankthe e mendime që nuk ndjellin mirë. Shkreptima e parë: Po sikur, për shkak të reshjeve të dendura të anulohen fluturimet drejt Tiranës? Për të larguar dyshimet mora telekomand­ën dhe fillova të kërkoj ndonjë stacion televiziv, që transmeton­te rubrikën e parashikim­it të motit. Nuk kisha nevojë të njihja gjuhën. Shigjetat mbi frontet atmosferik­e mjaftonin, thua se nuk bëhej fjalë për klimën, por për fronte luftimesh që ndodhnin mbi hartën e vendeve fqinjë. No 1 në telekomand­ë: BHT 1– Sarajevo. No. 2: Vojvodina– ÂÅÑÒÈ Novi Sad. Më pas Ljubjana. Shkupi. Podgorica. Emisione porno me shenjën + 18. Rubrika me produkte bio, të kushtueshm­e për banorët e rajonit të varfër europian. Debat politik. Enë kuzhine dhe bizhuteri në shitje online. Rubrika gatimi pa hurdha e qepë, që i lejojnë njerëzit të puthen, pa drojën e duhmës kutërbuese dhe të gromësimës ekzotike të ngopjes ballkanase. Kishte gjithçka, po jo atë që doja. Kur nuk pritej, në ekran u shfaq një valle e kënduar, motivin e së cilës e kisha dëgjuar teksa udhëtoja nga Shkodra drejt Malit të Zi. “Ajde Jano, ‘ ajde dušo, kolo da igramo. Ishte një 7/ 8 i qetë i cili, që kur ballkanasi­t filluan luftën nën ritme marciale, mbeti pa përkatësi etnike. Një Jano i panjohur i këngës ftohej të merrte pjesë në gëzim, të dalldisej, të kërcente bashkë me të dashurën, ta shisnin kalin dhe shtëpinë, vetëm për të mos e lënë në mes vallen. Por a çmendej kush për dashurinë? As serbët me emonodinë e tyre dhe as shqiptarët me polifoninë e Jugut që premtuan “Do marr sharrën / Do sharroj selvinë / Ty të t’bej sehirë/ Kur mbledh trëndafilë, moj / O, për dashurinë”, nuk çmendeshim më. Koha kur njerëzit rrëmbenin jo armën, por sharrën, për të sharruar selvinë, e cila e pengonte të dashuruari­n të shihte fqinjën e bukur të shtëpisë përtej, ishte kohë poetike brenda formës së kohës. Ndaj dhe dashnorët serbë nuk e shesin kalin, nuk shesin as shtëpinë. Ndaj dhe dashnori shqiptar nuk e mori kurrë sharrën. Nga shpikës të hedonizmit dhe të komedisë, ballkanasi­t ishin bërë placentë ushqyese për armiqësinë dhe pakush e kujtonte se kur kishte filluar ajo armiqësi mes fqinjëve në Ballkan? Gazetat, ekranet dhe politikanë­t përmendin qindravjeç­arë luftërash dhe shekuj urrejtjeje, ardhur prej kohërave kur “n’mëni t’sho’shoqit kemi le / kemë ndërmjet nji qiellë e’i dhe!”. Prej këtej krijohej përshtypja sikur dikush mezi që

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania