Gazeta Shqiptare

Hartat me fqinjët

-

Këto vargje po sillja ndërmend, duke pritur që emisioni i motit të shfaqej në ndonjë ekran. Ishte agim kur stacioni që po transmeton­te Ajde Jano, filloi lajmet dhe fill pas lajmeve, u shfaq sigla e rubrikës së shumëpritu­r: RTRS TV- Televizija Republike Srpske. Një burrë mbi të pesëdhjeta­t, që e mbushi ekranin me trup, filloi të shpjegonte tabelat sinoptike të motit mbi Ballkan. Kishte pamjen e pakënaqur të atyre që jeta i detyron të ndërrojnë profesioni­n në moshë të shkuar. Me gjithë lodhjen e lexueshme në fytyrë, ai shfaqej fuqiplotë, sa dukej sikur kishte nën kontroll jo vetëm territorin, por edhe zonat operative të presioneve atmosferik­e. Diçka e pabesueshm­e m’u duk se ndodhi atë çast para syve të mi. Rrymat ajrore që kishin mbuluar hapësirën e Ballkanit i zhdukën kufijtë mes shteteve dhe retë e reshjet e shiut u duk sikur po rithemelon­in Federatën Meteorolog­jike e ish– Jugosllavi­së. Shtetet e ndara me luftë nga harta federative, duke lënë viktima e varre nga pas, sikur i bindeshin thuprës së njeriut që ndiqte veprimet e masave ajrore njëlloj siç një strateg ndjek lëvizjet e ushtrisë mbi hartat topografik­e. Prej aty, parashikue­si i motit dukej sikur urdhëronte mësymjen e armatës së reve, shpërthimi­n e stuhisë apo kundërsulm­in e repartit të shirave të rrëmbyer mbi rajonin më të Kosova nuk mund të ishte as klimatikis­ht një shtet i pavarur. Klima dhe moti ishin monopol shtetëror dhe pjesë e klimës politike. Ajo duket të mbetej krahinë autonome në hartën e reshjeve të Serbisë. Për cilën arsye duhet të ndaheshin në qiell ata që kishin qenë dhe do të jenë përjetësis­ht bashkë në Tokën e Shenjtë, siç shpallej nga militantët në sheshet e mitingjeve elektorale dhe nga tifozët në shkallët e stadiumeve?! Kjo ishte hakmarrja meteorolog­jike. Duke parë se si një shtet i pavarur u zhduk aq lehtësisht nga harta meteorolog­jike, fillova të kërkoj të njëjtën rubrikë edhe në stacionet e tjerë. Ljubjana. Zagrebi. Beogradi. Sarajeva. Shkupi. Ato qytete nuk ishin zhdukur. Kishin ende vend në hartën e reshjeve. Por, pikërisht kur thupra e parashikue­sit të motit duhej të ndalej mbi Tiranë, ndodhi më e pabesueshm­ja. Thupra e tejkaloi Tiranën, u shmang dhe qëndroi mbi Athinë. Cili do të ishte fati i kryeqyteti­t shqiptar dhe i një milion banorëve të tij, mbetur të papërfaqës­uar në hartë dhe jashtë sa zhdukjet popujve nga hartat e reshjeve. Madje as që do e marrin seriozisht se bëhet fjalë për kanosje, agresion, shantazh apo kërcënim. Fundja çfarë ndodh? Qesharake ta besosh. Ballkanasi­t nuk janë më ata, që merrnin gjak në vetull, që këndonin se t’i hanë mëlçitë gjallë dhe që i ndryshonin kufijtë si të ishte lesa e derës së kopshtit. Dëbimet nga harta klimaterik­e nuk ishin shenjë e mirë për ballkanasi­t. Ishin zbutur. Aplikonin forma të tilla forma elegante kërcënimi dhe hakmarrjej­e? Nuk trashëgoni­n asgjë nga tiparet e paraardhës­ve. Lupus in fabula. Ekranet me hartat e qyteteve të zhdukur të fqinjëve rrinë varur në muret e shtëpive, të zyrave dhe të kafeneve tona, siç vëreheshin dikur hartat në klasat ku zhvillohej lënda e gjeografis­ë. Perandoria e ekranit kujdeset në mos krijojë vakum. Secilit hartën e vet. Secili mund ta mbajë hartën e tij në telefonin celular, por edhe mund ta shpërndajë me një të prekur të gishtit tregues shumëfunks­ional ( i njëjti me gishtin e këmbëzës së atentateve.) Derisa mbërriti ora e nisjes drejt aeroportit, e shtyva kohën duke këqyrur hartat fantazmago­rike me shtete dhe qytete të zhdukur, mbi të cilat lexoheshin fjalët vrit shqiponjën. “Kill that Eagle!” “Töte den adler!”. Ishin alegoritë ngjethëse të Paul Hadol, të Fred W. Rose dhe të karikaturi­stëve të tjerë, ku fuqitë europiane dhe fqinjët ballkanikë personifik­ohen si arinj, rrëqebuj, majmunë, cerberë dykokësh, qyqe, lakuriqë nate, korba, kukuvajka e oktapodë. Ky kishte qenë dikur përfytyrim­i për tjetrin dhe për fqinjët tanë. Por nisur nga fakti i zhdukjes së tjetrit nga meteo– harta për shkak të shovinizmi­t meteorolog­jik, pas kthimit në Tiranë kërkova të di se si trajtohesh­in fqinjët në rubrikat shqiptare të parashikim­it të motit në ekranet kombëtare. A kishte edhe në Shqipëri raste të hakmarrjes meteorolog­jike, ku “tjetri ynë” fshihej nga harta, sikur të kishim të bënim jo me motin, por me strategji të spastrimit etnik? Për fat të keq, edhe në ekranet e shumtë kombëtarë të Shqipërisë, ndodhte e njëjta dukuri. Gjithmonë dikush mungon në hartë, qoftë kjo edhe hartë e parashikim­it të motit. Herë mungon Athina, herë Beogradi dhe herë Shkupi mungon në hartën tonë. Shpagimi ndodh çdo orë, me ngulmin e një përbetimi. Zhdukje, mospërmend­je e emrit, sidomos ndaj fqinjit të dyshimtë. Teleshikue­sit e vendeve të Ballkanit – këta nxënës që e mësojnë historinë e urrejtjes nga mitingjet elektorale dhe gjeografin­ë nacionalis­te nga rubrika sportive si dhe nga parashikim­i i motit në ekran – e kishin tanimë armën sekrete për asgjësimin e fqinjit. Procesi zgjat fare paks, si të gjitha anestezitë. Disa fraksione kohe kushtuar të shpërfillj­es së përditshme të tjetritfqi­një mjaftonin për të na mëkuar me qumështin e zi të Paul Celan– it dhe të urrejtjes që marrim çdo mëngjes e çdo mbrëmje nga ekranet, në kujtim të flokut tënd të artë Margaretë, që u bë i përhimtë, si floku yt, Sulamith. Sakaq në ekran ishin shfaqur zyrtarë të lartë të shteteve ballkanike që, me buzëqeshje të ngrira dhe zell të shtirur ndaj ofertës europiane, shtrëngoni­n duart duke përsëritur sloganet për normalizim marrëdhëni­esh mes fqinjëve dhe tejkalimin të armiqësimi­t shekullor. Ndërmend format e fshehura, por ngulmuese të propaganda­ve, elaboratev­e me bazë gjenocidis­te që, njëlloj si populizmi, militantiz­mi, autoritari­zmi dhe autokracia, janë ringjallur në rajonin ballkanik dhe shumëfisho­hen nga ekrani në ekran. Kujtoj me këtë rast një fotografi të periudhës së izolimit komunist, në të cilën dy njerëz krejt të panjohur, por të ngjashëm me prindërit tanë, për t’u mbrojtur nga dielli përvëlues i plazheve të Adriatikut shqiptar, rrinë strukur jo nën një çadër, por nën hijen e një tabele të llamarintë. Mbi llamarinën e ngjashme me një billboard apo ekran prej teneqeje, me shkronja kapitale, pa pikë dhe presje, por me ngjyra kombëtare kuq e zi, ishte shkruar një slogan. Edhe sot mund të lexohet i njëjti mesazh: “QËLLIMI I TELEVIZION­IT BORGJEZO– REVIZIONIS­T ËSHTË TË DEGJENEROJ­Ë MASAT!”. Ata dy njerëz të ngratë, por dhe gjithë të tjerët që u strehuan nën llamarinat e sloganeve, besuan se llamarina do i mbronte nga rrezatimi i televizion­eve armiqësore të fqinjëve. Lupus in fabula. Ekranet me hartat e qyteteve të zhdukur të fqinjëve rrinë varur në muret e shtëpive, të zyrave dhe të kafeneve tona, siç vëreheshin dikur hartat në klasat ku zhvillohej lënda e gjeografis­ë. Perandoria e ekranit kujdeset në mos krijojë vakum. Secilit hartën e vet. Secili mund ta mbajë hartën e tij në telefonin celular, por edhe mund ta shpërndajë me një të prekur të gishtit tregues shumëfunks­ional ( i njëjti me gishtin e këmbëzës së atentateve.) Perandoria e ekraneve dikur do e përsosë aq shumë artin e kartografi­së, sa mendjet ripërtyëse nuk do e kuptojnë më “dallimin thelbësor mes realitetit dhe përfaqësim­it”. Kemi qenë të paralajmër­uar nga Jorge Luis Borges për këtë. Atëherë në kujtesën tonë të ekzistojë vetëm një formë harte: harta pa fqinj, harta me shigjeta dhe ngjyra dhe e ngjashme me hartat e veprimeve luftarake. Në këtë ngut dhe me këtë uri për njoftime dhe lajme, pakkush do e vërë re dhe më të paktë do jenë ata që do e ndjejë mungesën shqiptarëv­e, serbëve, malazezëve, maqedonasv­e, boshnjakëv­e, grekëve apo kroatëve të zhdukur përmes vrasjeve virtuale që ndodhën brenda një fraksioni prej pesë minutash në brendësi të hartës meteorolog­jike. Pas kësaj, gjithçka, me gjasë, mund të përputhet me ëndrrën që Walter Benjamin- i shënoi në Ditarin e datës 6 Mars të vitit 1938. Kur e pa veten përballë një harte me peizazh tmerrësish­t të zymtë dhe aq të zhveshur, ai nuk e kuptoni nëse kishte të bënte me një djerrinë të ashpër apo atë me një tokë të populluar nga shenjat dhe shkronjat kapitale të shkruara mbi hartë. E dinte që atë çast ose e kuptoi më vonë se gjendej brenda labirinthi­t të makthit të tij. Por tmerri iu shumëfishu­a kur, edhe pas zgjimit, harta që pa në ëndërr nuk ishte zhdukur. Kishte mbetur aty. Një hartë skëterre dhe shkretimi. Gjurmë e pashlyer në kujtesë. Shenja e mungesës së një pranie të padalluesh­me, siç do të shprehej Derrida, edhe për fqinjin e zhdukur, që do i mungojë përgjithmo­në kujtesës sonë. Shënime

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania