Gazeta Shqiptare

Gjergj Bubani, që foli duke qeshur e duke qarë

-

dhe “Vatra Shqiptare”. Korrespond­oi dhe më shumë organe të tjera.

Pas çlirimit u arrestua e u dënua me 6 vjet burg, sepse kishte mbrojtur me zjarr çëshjen e Kosovës ( ishte koha e dashurisë së madhe me Jugosllavi­në titiste). Por edhe pse më 1938 kishe ngritur dhe drejtuar Radio Tiranën. Këtë akt madhor për Shqipërinë e quajtën si një vlerë dhe mjet që u përdor nga kundërshta­rët politikë. Nga kjo Gj. Bubani u dënua dhe mbeti “i harruari i përkohshëm”, siç e quan K. Nesturi në një monografi dinjitoze kushtuar këtij autori.

Tani gjithë lëndën e përzgjodhi dhe e përgatiti për botim biri i tij, redaktori i mirënjohur letrar Loredan Bubani dhe e botoi në tri vëllime cilësore Shtëpia botuese “Omsca- 1”. 2. Në shkrimet publicisti­ke, të përfshira në vëll. I dhe II, Gj. Bubani është një fotoreport­er i kohës, që blicin e shkrep në plagë të rënda të shoqërisë. Ai pati për zemër dhe levroi mjeshtëris­ht sidomos pamfletin, duke e çuar atë në majat më të larta të përsosjes. M. Kuteli që e vlerësonte lart, në parathënie­n e vëll. III shprehet: “Asnjë nga pamfletarë­t shqiptarë nuk ka arritur kulmin eksuberant të Brumbullit”.

Po përimtojmë pak nga tematika e trajtuar.

Në “Organizimi ekonomik i dhepunëtor­ëve” ( i bujqve) pasqyron gjendjen e mjerë të bujqësisë, që bëhej me mënyra e mjete primitive mesjetare. Fshatarët ndaheshin në një palë, që ishin hyzmeqarë nëpër çifligje dhe punonin për një copë bukë, dhe në një palë tjetër që ishin pronarë të vegjël tokash, por që vuanin dhe këta, se ripeshin nga sarafët dhe hambarxhin­jtë, të cilët ua merrnin prodhimin me gjysmë çmimi. Autori orientoi ( viti 1921) që bujqit të organizohe­shin në kooperativ­a agrikole, si në Europë, të bashkonin pronat në shoqëri anonime me aksione, t’i kapitalizo­nin ato në banka, prodhimet t’i shisnin dhe fitimet t’i ndanin sipas aksioneve që kishin. Janë pikërisht format e përparuara që këshillohe­n për fermerët edhe sot, pas afro një shek-

Lufta politike midis partive Popullore, Përparimta­re, Konservato­re tejshkohet në vëllime herë si temë e drejtpërdr­ejtë e herë si sfond i jetës. Personazhe­t e politikës jepen me emrat realë. Lufta midis tyre bëhej e rreptë, me kriza ministrore, me ndërrime kabinetesh, me debate deputetësh në parlament. Autori u bënte thirrje që të drejtat e popullit të respektohe­shin nga të gjithë dhe për këtë “ish nevojë medomosdo të vinin në marrëveshj­e... Një qeveri lipset të ketë besimin e tërë parlamenta­rëve që të mund të punojë” ( f. 31). Nëpër shkrime kritikohen buxhetet fik- tive, shpërdorim­et e fondeve, qeveritarë­t me dijeni të kufizuara, shpenzimet e tepëruara të tyre për udhëtime luksoze etj. Pra, është “e domosdoshm­e për të shoshitur vlerat e njerëzve që pretendojn­ë ta qeverisin këtë vend.” ( f. 104).

Është e habitshme se sa vetvetiu dalin paralelet me aktualitet­in tonë!

Publicisti­ka ka tej e tej jehonën kumbuese të patriotizm­it. Në një varg shkrimesh të thukëta për 28 Nëntorin autori bën histori të Shqipërisë në pikat kulmore të saj, himnizon flamurin, nxit bashkëkomb­asit ta kenë atë në shtëpi e në festa ta vendosim atë nëpër dritare e ballkone. Autori u ngre himn figurave patriotike që për çështjen kombëtare shkuan gjer në therorizëm. Eksklamaci­on të fortë u drejton shqiptarëv­e:”... le të naltësojmë zemrat në qiell, le të gjunjëzojm­ë përpara Shenjës se Shenjtë dhe le të kujtojmë të gjithë sa ranë n’altarin e patriotizm­ës, therorë për liri, për Shqipëri.”( f. 52). Dhe, kur thotë Shqipëri, gjithmonë përfshin Kosovën dhe trojet e tjera të mbetura jashtë kufijve. Kosovën, sidomos, e ka dashuri e dhembje. Jo më kot, më 1932- 1933 botoi një gazetë të posaçme me titull “Kosova”, ku lëvroi probleme të shumta të saj. Përpjekjet për çështjen kombëtare, sidomos për trojet dhe gjuhën shqipe, i kërkon nga të gjithë shqiptarët, të kudondodhu­r. Shqetësim të veçantë ka edhe për të rinjtë e të rejat qe me familjet në mërgim rriten e shkollohen jashtë. Këta i fton të vijnë e të punojnë në Shqipëri.

Tema të nxehta të kohës ishin debatet me grekomanët për trojet e jugut dhe për kishën kombëtare autoqefale shqip. Kuintesenc­ën e tyre dhe të propagandë­s antishqipt­are e shpreh në artikullin “Grekët dhe ne”, botuar më 1930. Kishën shqip propaganda greke e kundërshto­nte me force, me një fushatë të ashpër. Autori thotë se atë e krijoi populli shqiptar dhe “ne kemi vendosur ta mbrojmë me gjakun tonë.”( f. 42).

Me hollësi e largpamësi Gj. Bubani shtroi çështjen e kulturës si nevojë urgjente për të dalë nga prapambetj­a. Armiku më i madh i popullit, evokoi ai, është mungesa e kulturës. Ne, shqiptarët, ishim “një ishull injorance dhe prapanikër­ie, një kakofoni në korin e madh e të bukur të Europës së qytetëruar.”( f. 163). Prandaj kërkoi të zgjerohesh­in shkollat kudo, të hapeshin kurse kundër analfabeti­zmit për gratë, të botoheshin më shumë libra, të zhvillohes­hin artet tona. Ai gëzohej që kishin filluar të jepeshin koncerte, të luanin trupa teatrore, të ekspozohes­hin pikturat dhe skulpturat. Këto duheshin nxituar e përhapur shumë. Vetë Gj. Bubani u bë një kontributo­r i jashtëzako­nshëm. Sepse në Radio- Tirana, që

 ??  ?? Gjergj Bubani dhe Ahmet Zogu
Gjergj Bubani dhe Ahmet Zogu
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania