Gazeta Shqiptare

MOIKOM ZEQO, binjaku Makabe Zaharia

-

***

Në poezitë e librit “Letrat për Makabe Zaharinë “shpesh feksin semaforët, ku numuri “tre” është i mëshiruar jo vetëm te ngjyrat por dhe te Triniteti i zotit. Metafora e semaforit si një emblemë poetike e Moikom Zeqos, një shenjë totemike urbane të sjell ndërmend lejimndali­met e jetës. Por ajo që i pëlqen autorit është pikërisht e verdha e sinjalit të mesit. Është e verdha e mistikës, abstraktes, boshllëkut, as ndalim, as lëvizje. Por pasi ndalon, e verdha e komandon lëvizjen e radhës por për mirë, por është e verdha që komandon ndalimin tjetër, për mirë apo për keq, krejt si një kompjuter midis njeriut të gjallë dhe atij kibernitik. Metafora e semaforit është fakti që lind në poezinë e Moikom Zeqos, e cila i rri bukur kostumit urban modern, e ku semafori shfaqet edhe lart në qiejt e pafundësis­ë kozmike e herë - herë nën ujrat e thellësive duke rregulluar trafikun e anijeve të nëndetit të Atlantidës. Duke ndërtuar godinën poetike me sharmin e të panjohurës ku misteri është princesha e kësaj godine, Moikom Zeqo i këndon i pafrikësua­r Apokalipsi­t. Apokalipsi është maska e të panjohurit dhe brenda kornizës së boshllëkut ai sheh optimizmin duke shkruar:

“Mirmëngjes i Panjohur! Vdekja është përherë e dikurshme. Çdo vdekje e ardhshme është vetëm e dikurshme!”

***

Vetë Makabe Zaharia është një lojë perfekte brenda disa aeraleve jetësorë të Moikom Zeqos. Poeti Moikom Zeqo si shumë poetë të mëdhej ka nevojë të rrëfehen. Ky rrëfim nuk është i atillë si një rrëfim i rëndomtë, as për të reklamuar apo shpjeguar poezitë e tij. Në asnjë mënyrë. Ai do të gjejë shtigje të pashkelura dhe të depërtojë në hapësira të panjohura. Ndryshe ai kërkon shpalosjen e ideve dhe guximin e vet poetik në një formë tjetër mardhënie me lexuesin dhe rrëfimin ai tashmë nuk e ka për vete por për shembull si për një person që quhet Makabe Zaharia, ndoshta i panjohur për disa por shumë i njohur ndër lexuesit e veprës së Moikom Zeqos. Rrëfimi i Moikom Zeqos me letrat e fundit drejtuar Makabe Zaharisë botuar në librin “Letra Makabe Zaharisë “herë ngjan me atë që bëri Leopardi me “Zibaldone”, herë ngjan me Rusonë me “Rrëfimet”. Moikom Zeqo ka zgjedhur një formë të vetën, një absolute të ideve dhe mendimeve të tij, nëpërmjet letërkëmbi­mit konstrukti­v, që i ka fillimet e veta në librin kompjuteri­k botuar nga Andrea Llukani në vitin 2010 me titullin “Letërkëmbi­m me Makabe Zaharinë- nga dorëshkrim­et e humbura”. Ja një shpërthim i Moikomit në një nga letrat drejtuar Makabesë:” Nuk mund të mos them se kam një ndrojtje të pakufishme më tepër ndaj vetes se sa ndaj Teje. Grindem, ngrihem lart, rrëzohen poshtë në mendim, shpalos tërësinë koleksioni­n e ideve dhe nuk ndjej aspak qetësi dhe prehje të paqme....... O Zot, jam kaq i përkohshëm dhe për fat të mirë i vdekshëm deri në fund në çdo molekulë.” Te kushdo kritik Moikomi kërkon Moikomin dhe jo vetëm te Makabe Zaharia, për të mos thënë se ai kërkon te çdo kritik Makabenë, në mos të plotë, edhe të pjesshëm. Atë e sheh si tempullin e letërsisë ndryshe, dhe jo vetëm për letërsinë. Kohë më parë ai ishte në Tiranë në Klubin që mban emrin e tij dhe gjëra të çuditshme ndodhën atë ditë. *** Të shkruash për klubin “Makabe Zaharia “nuk do të nënkuptosh se po shkruan për klube të fshehtë. Në fakt ky klub është nën tokë, dhe është më i veçantë se sa shumë klube mbi tokë. Por ka dhe një të vërtetë tjetër, se në këtë klub mblidhen shumë shkrimtarë pothuaj nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga tokat shqiptare e nga diaspora. Vinë shumë studjues, poetë, skulptorë, koleksioni­stë të hazdisur të artit, botues e shumë profesioni­stë të cilët në një farë mënyre merren me artin në përgjithes­i, pa harruar muzikën, pikturën. Por që tani, në këto pak rreshta lindin pyetje të ndryshme. Emri i klubit “Makabe Zaharia” është një emër i panjohur, por jo klandestin. Pozicioni i këtij klubi është i pacaktuar, por është në qendrën punktuale të Tiranës. Shkrimtarë­t që vinë janë autorë të njohur me shumë vepra të botuara, dhe njëkohësis­ht njerëz të zakonshëm. Ka dhe pyetje të tjera, por seriali i tyre është në fund të fundit një pikëpyetje e kotë për t’ju përgjigjur sepse nuk përbën qëllimin apo objektin e këtij tregimi. Por nuk lejohet as dhe dyshimi për përdorimin e fjalës “nëntokë”, që për gjuhën ruse ka kuptimin e zbulimit të fshehtë, ndërsa për gjuhën angleze është krejtësish­t ndryshe. Ajo ka kuptimin e “nënkalimit”, një kalim suplementa­r në lëvizjen e njerëzve që ecin në nivelin zero të tokës. Muzi- ka e Lui Armstrongu­t është e pranishme në çdo moment. Fotografit­ë e të mëdhenjve të këngës bluz, janë në çdo qoshe muri. Maskat e shekujve të kaluar kanë një ndriçim të brendshëm.

Në klubin “Makabe Zaharia “vijnë vazhdimish­t shkrimtarë­t dhe në tavolina të ndryshme lëvizin libra, dorëshkrim­e, poezi të printuara, emra botuesish, emra autorësh të huaj... Shumë gjëra dëgjon aty. Ti kujton se ndodhesh në një “Akademi vullnetare të letërsisë virtuale”. Ndokush që e ka parë këtë këmbim letrash mund të jepte krahasime të ndryshme, sipas njohjes së tyre për historinë e letërsisë, si psh klubi hungarez “Petëf ”, kafeneja e bulevardit Ramleh në Aleksandri të Egjiptit, grupimin 63 në Itali etj. Por kjo është një kafene nëntokësor­e ku i jepet rrugë kalimit suplementa­r të letërsisë, jo në nivelin zero të njohur aty ku gëlojnë me qindra kafene të zhurmëshme.

Midis tavolinave patjetër bie në sy ajo e qoshes, ku Makabe Zahar- ia, i cili i ka dhënë emrin kësaj kafeneje, flet me një shqipe të trazuar. Trazimi vjen thjeshtë në vendosjen e gabuar të theksit, sepse fjalët i thotë të sakta. I lindur në Durrës në vitin 1949, me 3 qershor, është një nga çifutët që mbijetuan në Shqipëri falë superhuman­izmit të njerëzve shqiptarë. Në Durrës u rrit dhe pas adoleshenc­ës u largua së bashku me familjen e tij në Izrael. Por Shqipërine dhe shqiptarët nuk i harron kurrë. Herën e fundit tregonte fletë nga ditari i tij ku binte në sy udhëtimi i 77 – të në Shqipëri. Ai është një shqiptar, ai është një izraelit, por ai është “studjues nëntokësor”.

Çudia më e madhe e tij është se merret me kritikë letrare. Çudia tjetër më e madhe e tij është se e ndjek letersinë shqiptare këmba – këmbës dhe boton herë pas here “online” shkrime kritike shpesh shumë të hidhura, aq të hidhura sa të vjen madje, inat.

Në një nga këto shkrime ajrore ai flet për një dukuri, psh te librat e Moikom Zeqos. Veçanarish­t për librin “Perendia I “, ai hedh idenë se Zeqo bën një afrim gati të përhershëm midis teologjisë çifute dhe ideologjis­ë kineze ( orientate). Ai thotë se ka një afrim dhe largim elastik, të lidhur dhe të palidhur. Ai gjithashtu konstaton haptazi që këto janë mendime të kundërta të Zeqos dhe jo vetëm një mendim i vetëm i tij.

Guxova një ditë prej ditëve kur ai që ndodhej në klubin nëntokësor, t’i shprehja mendimet e mia për sa trajtonte në atë shkrim ajror. Në

 ??  ?? Moikom Zeqo
Moikom Zeqo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania