Gazeta Shqiptare

VALLE RRETH HUMNERËS

- NGA ZLATA KOSIC*

fillim u mërzita se duke qenë çifut Makabe- ja do të mbante anën e tij , apo të Biblës së Izraelit, Talmudit. Por kot u mërzita. Makabeu më shpjegoi mua por edhe të tjerëve aty rrotull se Zeqo ka një guxim të madh që bën këtë afrim midis dy ideologjiv­e që kanë lënë gjurmë në mbarë letërsinë botërore dhe sidomos atë moderne.

- Vetëm se - vrojtoi ai, duhet që ky afrim të unifikohet dhe natyrisht është problem për Zeqon- tha duke përfunduar mendimin. Por i pandalur është Makabe Zaharia në pasjen frikë që njerëzit e letërsisë kanë për të bërë autokontra­të me veten e tyre, madje edhe për qëndrimin e tyre ndaj legjendave, miteve, vetë Zotit. Pa harruar edhe frikën ndaj simboleve.

Mos vallë Çezari është legjendë, po Aleksandri i Madh, po Eposi i Kreshnikëv­e të Veriut shqiptar?

Autokontra­ta duhet të përfshijë në radhë të parë legjendat, dorëshkrim­et mbi gurë, përrallat e vendlindje­s dhe të vendeve për rreth Shqipërise e duke shkuar larg deri te atlantët, acteket e babilonasi­t. Makabeu i palodhur si gjithnjë jep shembullin e syzeve të njeriut. Ai po për Moikomin thotë , se ky i fundit ka zbërthyer “efektin e syzeve” , të shprehura te librat e Meduzës. Ky efekt eshte i lidhur edhe me fenomenin e ndërfutjes së dy ideologjiv­e që përmenda më sipër. “Efekti i syzeve” është në fund të fundit shikimi nga plane të ndryshme i çdo aspekti jo vetëm letrar.

Eshtë pra Zaharia që i korigjon disa shtjellime teorike që Moikomi ka qejf t’i shpërthejë në librat e vet. Syzet dhe efekti i tyre letrar teorik nuk shërbejnë për mjekimin e strabizmit, siç mund të pretendojë një poet i njohur. Dikush mund të thotë se hedhja e ideve është problem ajror, jo tokësor, fantastik. Mirëpo Zaharia nuk të le. Ai, përsëri pasi pi dhe kafen e katërt, i pamërzitur, mbijeton me armën e parë , atë të besimit në mitet dhe legjendat.

Duke dëgjuar këtë njeri kozmopolit më shkuan në mëndje shënimet kritike të italianit Lorenzo Renzi që na prek indirekt neve shqiptarëv­e pikërisht brenda këtij diskutimi:

“Poemat e Homerit duhet të kenë pasur një shoqërim muzikal që e kanë dhe këngët epike serbe të studjuara nga Milman Parry i cili donte të gjente sekretin e epikës homerike. Në studime të tjera “Eposi i kreshnikëv­e “është bazament shqiptar dhe diskutimi vazhdon. Por duke dëgjuar komentet e Zaharisë për subjektet letrare- fantastike të Zeqos , kupton se ata që nuk besojnë mitet dhe legjendat nuk besojnë dhe hulumtimin fantastik.”

Por fantastikj­a ka disa klasifikim­e që ndahen sipas forcës revolucion­arizuese të tyre, sipas substancës jo konvencion­ale në principet e ndërtimit teorik. Po kështu është dhe intuita filozofike dhe artistike. Janë tepër të lidhura me njëra tjetrën. A nuk është vallë “Apokalipsi “, libri i fundit i Gjonit, kryeskenar i gjithë turbulencë­s fantastike në Hollivud! Dhe” Apokalipsi” është pjesë e Biblës dhe ajo është teologjike.

Po më tej? Përgjigjen mendoje vetë!

Kjo ishte dhe mbyllja e tërë këtij diskutimi me Makabe Zaharinë.

Ai foli shumë për Moikomin edhe për faktin se janë rritur së bashku në një lagje në Durrës. Por Më lini në atë vend Ku u ndezën ca zjarre. Prej aty ku njerëzit iknin Sikur të iknin nga Parajsa ose nga barku i nënës. Besoj se më kujtohet Se si kërcisnin degëzat e thata Nën gjurin e nënës sime. Fantazmat janë dashamirës­e Veç pasi të jenë ngrohur Dhe pasi të kenë brejtur një kockë. Do të mbushem prapë me frymë Dhe do ta shpuzit zjarrin me një bujashkë. Do të qasen ca qen, por ata nuk do të lehin Kundër kufomës së ylberit, Por do ta sjellin midis dhëmbëve te këmbët e Ikanakut1 Dhe këtij të fundit do t’i kujtohet pylli Dhe do t’i shfaqet vendi më i përshtatsh­ëm për gjueti Dhe fjala, me të cilën do t’i marrë me të mirë motrat e tij; Dhe një copë tokë ku mund të qeshë me të madhe.

1. Për këtë personazh që haset në disa poema, autorja është frymëzuar nga figura e Kainit të dënuar nga Zoti : » po ta punosh tokën, ajo nuk do të të japë më të korra, ti do të jesh një ikanak » ( Gjeneza, 4, 12).

* Ai do të bjerë në gjunjë Dhe do të zhytë fytyrën në dhé Dhe do të shqiptojë me radhë: qumësht, strall, ëndërr. Por në lëntë pa përmendur çfarëdoqof­të, Ajo gjë do t’i shfaqet vetë. Megjithatë në përmendtë atë që shpirti nuk e njeh, Sapo të çohet në këmbë, në faqet e tij do të mbijnë ferra Që askush nuk do t’i presë dot. Pra, le të mos çohet Derisa të mos ketë mblatuar me ballë Vatrën, Me një qerpik, një lule zambaku, Me një qerpik tjetër, rrugën e madhe. Dhe kur të çohet në këmbë, njeriu le të mos llahtarise­t, Po gjeti një çerdhe në çaçkë të kokës, Por ai le të ngrejë lart një dorë Sapo të fluturojë tutje fajkoi femër Dhe pasi të ketë thënë « pashë zogun e zjarrtë » Le të kullufitë një vezë të ngrohtë. Me hijen e tij le të mbulojë një copë tokë Pastaj si njërën dhe tjetrën le t’i ujitë Me dritën që do t’i pikojë nga syri.

* Dhe ai le të mos lërojë një copë tokë, Sepse ajo nuk do të jetë pjellore, Por përreth saj le ta prishë pëlhurën e merimangës Që i ka lidhur fort erërat Për aq kohë sa syri i tij nuk do të shkëndijoj­ë përsëri. Dhe ca gjuhë zjarri do ta qarkojnë atë copë tokë Dhe të gjitha rrethinat do të japin fruta Të lindura nga ligjërimi i tyre drithërues, Por kjo gjë nuk do të ndodhë tek ajo. Dhe shumë herë kallinjtë do të krekosen Dhe në rrënjët e hardhive do të vlojë mushti Por kjo gjë nuk do të ndodhë tek ajo. Por le të mos e quajmë tokë shterpë Sepse gjetiu është fruta e saj. Askush nuk di gjë për kohën e saj, Madje as për kërcellin e gjelbër.

* Dhe ca gjuhë të zjarrta do të përdridhen E prore do të struken në një lëmsh të ngjeshur. Dhe lëmshi do të rrokullise­t drejt asaj copë toke Por nuk do të mbërrijë atje, Përkundraz­i, ai do të pëlcasë vetvetiu Sepse i ka ardhur ora. Prej tij do të bjerë një kore e djegur Dhe kjo e fundit do të zbulojë një kambanë deltine Që për mrekulli riprodhon formën dhe madhësinë E gojës dhe të gjuhës së Ikanakut Që mori ngastrën e tokës. Dhe do të sundojë një heshtje të madhe. Dhe njeriu le ta kalojë gishtin përmes saj, Pastaj përmes vjegave të kambanës Pastaj le ta ngrejë lart. Lëmshi do të rrëshqasë me vërtik Nën majën e rrumbit Dhe do ta bëjë gojën të hapet: Sot e tutje, falë saj ai do të flasë Me tërë trupin e tij, si çdo rrumb.

* Sapo të fillojnë të fryjnë erërat, Ato do ta përmbysin çerdhen e ylberit. Dhe gjatë fluturimit të tyre vezët do të çahen Dhe do të fluturojë andej- këndej shpezëria e brishtë Duke u kthyer përmbys mbi një rreze si një fill ari, Secili drejt kërthizës së yllit të tij Dhe shtatë ditë radhazi nuk do të ketë rrumb qiellor Pa ecur prapa këtij Foshnja e ylberit, Në ditën e tetë, grupe vashash në moshë martese Do të vërtiten në kupën qiellore Dhe çdo vajzë e re do të kalojë pa u vënë re Përmes unazës së shtegut, nëpër të cilin u bë grua Dhe ajo do ta marrë me vete, Sikur t’i hiqte një rrotullim çikrikut të qiellit Dhe ta varte në bririn e hënës apo në një bri tjetër Në kopé të tjera Dhe ajo do të vijë të ulet pastaj mbi supet e barinjve Duke vjedhur një brerore vezulluese Mbi kokat e tyre.

* Dhe erërat do të turren Si uragane dhe ciklone, Për t’u vërtitur rreth kambanës së Ikanakut, Duke e gërryer tokën. Dhe do të rënkojnë angrrat e njeriut Kur nga pluhuri do të brofin dy duar të puqura, Dhe dy unaza nga eshtrat e gishtit të unazës Do të hoven drejt hënës, Dhe ca byzylykë dhe ca sita dhe ca mokra pas tyre, Dhe ca kurora erëmira drekëze Dhe një kurorë me degë lisi, Dhe një valle zanash e rrotash të panumërta e brezash, Fushorash, pengesash dhe muri rrethues i një qyteti. Por ai le të mos lëvizë Sepse këmbët do ta çonin në dhé të huaj. Dhe ai le të mos mallkojë nëpër dhëmbë, Sepse për të do të jetë një ditë e pambaruar feste Ajo që duhet të ndodhë.

* O, si shkrihen gishtat e tij në hulli drite! Me qëllim që duke u ngazëllyer Ai të mos ia shkulë floknajën ylberit Dhe duke vajtuar ngaqë është tepër i vogël Për t’i dhënë ndihmë Ndërsa i drejton kurorat mbi flokët e tij Dhe ca rrathë që i vërtitin erërat. Dhe prapë u hedh gjerdanë me gurë të çmuar vajzave të tij! O, gjumi shkoftë tek ai dhe ai e besoftë! Sepse si fantoma do t’i shfaqen Vargonjtë e rënë nga qiejt Që me gjerdanët do t’i sajojnë Vajzat e ylberit Duke u mpleksur vetë ato në vend të hallkave. O, ai le të shohë me zemër: Këto gjëra do të shërbejnë si litarë Për kambanën e tij.

* Dhe së pari do të zërë të vallëzojë hija e rrumbit Si një shamane në një kryqëzim udhësh. Derisa t’i priten fuqitë, Pastaj do të ngrejë ca pleq Jashtë thëngjijve të ndezur. Dhe këta do t’i puthin flakët Para hapave të saj. Dhe nga gjuha do t’u pikojë rrëshirë Dhe brinjët e tyre do të kërcasin duke kundërmuar Si pishë, si panjë dhe si gjithfarë rrënjësh. Ata që nuk thonë asnjë fjalë Do ta fshehin rrënjëzën e pemës së heshtjes Aty ku prehet tingulli i zambakut Dhe i drekëzës, i manjolies, Dhe kënga e përvajshme e një briri, Dhe tërë muzika titanike. Dhe se pastaj ajo vë në zjarr një kazan Derisa ta ziejë rrënjën e vogël, Që të rrijë ulur aty ku etërit E kalonin pragun me një kërcim.

* Në lëkuqjen e tij, do të agojë që nga pragu Një pikë, në të një kërpudhë Që dikur fëmijët gazmorë E pagëzuan “veshi i gjyshes”. Ai le të mos e këputë, Por le t’i këndojë refrenin Që do ta ketë shkulur nga kraharori i një plaku. Që nga rrënjët, ai do të dëgjojë thirrjen E një çupëze ( me fustan të zi) Dhe të një të moshuare ( të veshur me të bardha). Cilëndo që ai do të zgjedhë Do të jetë e njëjta gjë, Sepse në një farandolë të vetme atë e tërheqin Veç dy anët e kundërta. Dhe atëherë ai le të ngarkojë në supe Hijen dhe kambanën Dhe le të niset për udhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania