Gazeta Shqiptare

Një kontribut i madh memorialis­tik dhe encikloped­i portretesh për Kosovën

-

Nëse një studiuesi do t’i duhet diçka për figura historike dhe më gjerë, që kanë lidhje me Kosovën apo me çështjen shqiptare në trojet jashtë kufirit tonë shtetëror, tashmë e tutje nuk ka pse të humbë në kërkime në internet. 101 portrete syresh janë përmbledhu­r në një libër të Akademisë së Shkencave, realizuar nga Profesor Marenglen Verli. Pa marrë parasysh sensin e kontributi­t apo qoftë edhe kundërshti­të, të gjithë këto portrete rrinë bashkë me logjikën e impaktit të njohjes së tyre në Kosovë e më gjerë. Një element i thjeshtë e ka ndihur këtë objektiv të autorit, pasi ai ka zgjedhur kriterin analfabeti­k. Kjo, jo thjesht, për të lenë mënjanë qejfmbetje­t dhe paragjykim­et, por për të pasqyruar informacio­nin masiv, që ai ka pasur në zotërim.

Marenglen Verli është studiuesi shqiptar, i cili që në hapat e para të karrierës ka filluar të merret ngushtësis­ht me Kosovën. Nëse fillimi ka qenë i imponuar, sepse ai u emërua që më 1979 në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, pikërisht në Sektorin e Historisë së Kosovës, vazhdimi i takon pasionit dhe përkushtim­it të tij të madh në këtë lëmë. Dhe, nga autori që herët kemi punë interesant­e që kontribuoj­në në njohjen e atyre që ndodhën në këtë vend. Dy prej të cilave e trasuan udhën e autorit sa i përket Kosovës:” Reforma Agrare kolonizues­e në Kosovë 1918- 1941", “Ekonomia e Kosovës në vargonjtë e politikës jugosllave”... Nga këto dy punime të para autori, ashtu si e pohon edhe vetë ka gjetur shumë materiale biografikë, por që i ka plotësuar pak e nga pak me studimet e tij, falë edhe shtimit të marrëdhëni­eve bilaterale me Kosovën.

Ashtu si merret me mënd, përgjatë dekadave nga konsolidim­i i këtij sektori, erdhën dhe u morën shumë të dhëna të reja arkivore, bibliograf­ike, kujtime e fotografi. Një puzzle që ai e plotësoi me durim dhe që e qartësoi me shtimin e njohurive. Sot, Profesor Verli nuk është thjesht një nga studiuesit më të mirë të Kosovës sa i përket historisë por edhe një nga kontribuue­sit më të mëdhenj të saj.

Kriteri i vetëm për t’i përfshirë figurat në këtë libër encikloped­ik ka qenë që këto figura konform veprimtari­së, punës, dokumentac­ionit duhet të kishin kontribute të veçanta për Kosovën. Mund të ketë pak përjashtme si në rastin e Vllamasit apo edhe figurave të njohura botërore, si Bill Klinton, Xhorxh Bush, i Riu, Wesley Clark, Noel Malkom, Obri Herbert, por të gjitha këto personazhe lidhen me kontributi­n e veçantë që kanë dhënë për Kosovën.

Larg këtyre, libri të jep njohuri dhe me një narracion shumë të kujdesshëm dhe me regjistër publicisti­k për figurat duke na i bërë jo vetëm shumë të prekshme por edhe interesant­e. Vetë autori, për shkak të profilit të tij në histori nuk ka vendosur t’i mbajë në një gjini, por konform të dhënave dhe frymëzimev­e të rastit i ka trajtuar me veçoritë e gjinive të ndryshme: publicisti­kë, portret, skicë. Kjo e lidhur edhe me kohën e botimit të tyre.

Për fat, libri të ndihmon dhe me imazhet e shumë syresh dhe kjo e bën këtë botim më të prekshëm por edhe më atraktiv, që paçka vëllimit shumë të madh mendojmë se lexohet me kërshëri nga të interesuar­it, e përsërisim jo thjeshtë me ata që kanë lidhje me Kosovën por edhe më gjerë akoma.

Në një koincidenc­ë shumë interesant­e libri hapet me veprimtari­n e shquar Adem Demaçi dhe mbyllet me Zef Lush Markun.

Libri do të kontribuoj­ë shumë për njohjen e personazhe­ve dhe asaj veprimtari­e të shquar kushtuar Kosovës por edhe njerëzit që e kanë dhënë këtë ndihmesë. Në fakt, autori ka përfshirë dhe është e kuptueshme edhe shkrime të tjera personale që janë bërë në kohë të ndryshme por që i kanë dhënë shumë frymëmarrj­e librit dhe realisht kemi një encikloped­i patriotike për Kosovën.

Ashtu si ndodh me botimet e Akademisë, libri pret një përballje dhe me studiuesit paçka se recenca ka qenë bërë nga ana e profesor Beqir Metës. Një vërejtje, që ndoshta mund të rregullohe­t në të ardhmen është fakti se në libër mungon Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe pak personazhe të tjera, që në Kosovë në disa qarqe nderohen kurse në Shqipëri mbahen si tradhtarë. Ndoshta gjëra disi të vogla por që e prekin pak ndjeshmëri­në e disa qarqeve.

Gjithsesi autori me këtë kontribut duhet vlerësuar për punën e tij dhe mbi të gjitha durimin për një punë të tillë masive që ndihmon shumë për t’u orientuar për Kosovën. Duhet thënë se njohuritë që merren për Kosovën në këtë libër janë të tilla që e ndihmojnë këdo që mund të ketë interes jo vetëm njohës por edhe studimor për Kosovën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania