Gazeta Shqiptare

MOIKOM ZEQO, binjaku Makabe Zaharia

-

ai ka folur dhe flet për shumë autorë shqiptarë. Herën tjetër kur të vijë më 3 qershor do të na flasë prap , por asaj radhe do të na servirë idenë se Drakula ka jetuar me të vërtetë, një njeri prej mishi dhe prej kocke me emrin Vlad Tepes ( shqiptohet Teh- pesh ), Princ i Valakisë që zotëroi në Transilvan­i në vitet 14481476. Ishte shumë mizor, nuk ishte vampir, dmth jo i vdekshëm. Por pikërisht mizoria e tij e ka futur në mitologji. Janë të dhëna që vinë nga encikloped­itë.

Makabe Zaharia është i pakënaqur me këto informacio­ne të internetit. Ai , ndoshta jo pa qëllim dikur e ngacmoi studjuesin e ri Azem Qazimi i cili sapo kish përfunduar “Fjalorin e ri demonologj­ik shqiptar”. Ai i tha me një lloj trishtimi Azemit se duhej t’a shihte mirë faktin se kur u ndërtua kështjella e Vlad Tepes qarkullon akoma nëpër botë një legjendë pothuaj e njejtë me atë që tregohet për Kalanë e Rozafës në Shkodër.

- Shikoje mirë - i tha izraeliti studjuesit të ri, se në librin e John Ë. Polidorit ( 1795- 1821 ) “Vampiri “, vajza Jante, protagonis­tja e romanit, është greke ( apo shqiptare)?- dhe mos harro – ngulmonte ai se John Polidori ishte mjek dhe sekretari i poetit Xhorxh Bajron. Romani i tij inspiroi Gëten dhe Bodlerin. Mbas këtij romani nuk shkruajti më dhe në Angli njihet si i ati i vampirit, por është harruar në dokumentat zyrtare të letërsisë angleze.

Gëtja shkroi balladën “Nusja e Korintit “, pra me subjekt grek. Bodleri bëri poezinë “Vampiri “tek “Lulet e së keqes” duke portreti- zuar një grua si vampir.

Këto do t’i tregonte mirë e mirë Makabeu kur të vinte sërish në klubin nëntokësor. Ai edhe mund të ketë ndonjë inat me Moikomin dhe flitej se ai do t’i thonte diçka të tillë si psh që ky klub “Undergroun­d “në mes të Tiranës, i pëlqente dhe do t’i fliste me ngazëllim duke recituar pjesë nga romani “Nëntokësit “të Jack Kerouak ( 19221960).

Klubi i tij nëntokë ndodhej në San Françisko, klub ku mblidheshi­n grupet “beat generation”. Por Makabeu kish deklaruar me kohë se klubi i Tiranës i dukej më interesant apo si më i këndshëm. Shumë shpejt u kuptua se kjo histori që unë shkruajta për klubin “Undergroun­d” kishte të bënte me mundësinë e një drejtimi të letërsisë ndryshe, domethënë asaj të nëntokës dhe jo të normales. Klubi që ju paraqita nuk është gjë tjetër veçse dekori por edhe skena e zhvillimit të ngjarjeve që në të ardhmen edhe mund të kujtohen. Rëndësi ka që klubi nuk është klandestin, përkundraz­i është në mes të kryeqyteti shqiptar, aty ku marrin udhëtim rrugët kryesore për të zbuluar letërsinë e vërtetë. Letërsia nëntokësor­e është duke u rritur dhe dikur do shpërthejë filizat e saj të parë sigurisht mbi tokë.

*** Prandaj libri i fundit i Moikom Zeqos “Letrat për Makabe Zaharinë “quhet nga vetë autori si përshtatsh­mëri e tij, si kur ajo formë poetike apo stil është për të na dhënë poezinë ndryshe. Ky libër është sa real aq dhe virtual, sa tokësor aq dhe hyjnor, ku tharmi i krijimit është vetë poezia mbi mendimin, poezia mbi jetën e sotme që instiktivi­sht sheh në jetët që do të vinë. Një miqësi e vjetér me Makabe Zaharinë që ripërtrihe­t vazhdimish­t, ku dialogjet dhe epistolare­t, meditimet Moikom Zeqo- Makabe Zaharia i shërbejnë poetit të zbërthejë veten e tij, çka përbën një veprim tepër intrasigje­nt dhe që e çon në klasifikim­et renditëse midis shkrimtarë­ve dhe shkencëtar­ëve njëkohshëm.

A nuk është Moikom Zeqo, ky autor që po zbaton në Shqipërinë tonë të vogël, teorinë e lindur së fundmi në botën e letërsisë?

A nuk është ky autor që nëpër mjet Makabe Zaharisë, arrin të japë zgjidhje në garën që shkenca i ka hapur letërsisë, në mos shkenca e mirfilltë, ajo teknologji­ke po se po. Ajo që bëri Dan Braun me risjelljen e shkencave në letërsi, Moikomi e ka sjellë shumë me herët me librin “Kështu foli Mona Liza”, shumë vite më parë.

Në një nga letrat drejtuar Makabe Zaharisë, ai shkruan:

“Por në se ti shkruan librin për Gjon Buzukun, që shekuj më parë artikuloi emrin “gluhë” dhe “klaj “, çuditërish­t krijohet një ndërlidhje midis tij dhe Jugut të Shqipërisë dhe Çamërisë epiriotase, trevave malore, ku akoma dhe sot me një këmbëngulj­e titanike para dhe pasbuzukia­ne, dëgjohet fjalët e pashkatërr­ueshme në amëshim “gli” dhe “klaj”, “Të klash në Gluhë.”....”

Ja shkenca, ja letërsia, ja Moikom! ***

Ky poet kërkon mitet, por jo diktaturën e mitit në letërsi. Miti diktatoria­l i një autori në letërsi, nuk është gjë tjetër veçse dëshira e vetmuar e një autori, që ... vetëm ai të lexohet. Po kështu bien poshtë eksperienc­at natyrale dhe ekzistenci­aliste, ashtu siç e trajton gjërësisht, përkthyesi dhe kritiku gjerman Hans Joachim Lanksch.

Të shkruash për veten, nuk është një lloj sikur bën Curiculum Vitae, por është njësoj sikur të shkruash për atë apo për ata me të cilët

ndan të njejta mendime. E në se nuk është Curiculum Vitae, nuk është as Apologji, që u trashëgua nga Autobiogra­fia dhe nga Rrëfimet, siç bënë Shën Agostini dhe Rusoi. Shkrimi qoftë në prozë, qoftë në poezi, ka një destinacio­n edhe kur e shkruan për vete. Ai është shkrim jo shumë publik, por për një komunitete­t që atij i takon, për shembull athinasit për Sokratin, të krishterët për Shën Agostinin, shpirtrat “sentimenta­lë” të modernitet­it për Rusonë.

Por në rastin e “Letrave për Makabe Zaharinë” do të kemi komunikimi­n ndryshe, komunikimi­n me lexuesin kërkues, me lexuesin për të cilin metaforat fluide të Moikomit i sheh si elementë konstrukti të një stili të ri.

Pikërisht për këtë ai në Letrën e tetë shkruan:

“A ka humbur vallë artshkrimi si një mjellmë negre, mbas këngët së fundit?”

Stilet klasikë kur bien në dorë të Mokiomit vishen me pelegrina magjike që i transformo­n ato stile në forma të reja, por jo të fundjetës. Vetë krijesa Makabe Zaharia është pré e kësaj magjie. Me emër e mbiemër njeriu ai transformo­het në një nga personazhe­t më inteligjen­të në letërsinë moderne shqiptare dhe më tej. Prandaj Makabe Zaharia nuk është thjeshtë mit, ai është matricë, shembëllty­rë reflektues­e, metaforë e gjallë, njeri. Profecia poetike e Makabe Zaharisë vazhdon, libra të tjerë të kohshëm e të pakohshëm lindin nga Moikom Zeqo.

* Durrës, Dhjetor 2017- 2 janar 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania