Gazeta Shqiptare

Ikën Nezari vjen Izeti

- Nga Eni Vasili

( vijon nga faqja 1)

... ishte arrestuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe njihej si “llogaritar­i” i parave të drogës së këtij grupi. Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është akuzuar gjithashtu si i implikuar në këtë grup kriminal dhe për këtë arsye, Prokuroria hapi hetimin. Nezar Seitaj ishte i vetmi dëshmitar në funksion të hetimit për Tahirin, si i akuzuar për implikim në grupin e Habilajve. Ekstradimi u konsiderua i dyshimtë, ndërsa nga opozita u cilësua si një rrugë e shpejtë dhe kriminale për të shpëtuar nga burgu Saimir Tahirin.

Pa u ftohur ende gjakrat për ekstradimi­n e Nazer Seitajt, që shërbente për një çështje kaq të rëndësishm­e sa ajo e Tahirit, në Shqipëri do të ekstradohe­t Izet Haxhia, një prej të dënuarve në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit. Një çështje që duket se është mbuluar nga pluhuri, kthehet në këtë situatë kaq të nxehtë kur po flitet ethshëm për arrestime peshqish të mëdhenj.

A mund të quhet rastësi ikja e Nazerit dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i Izetit? Koinçidenc­at janë tepër të mëdha për të konsiderua­r thjesht si të tilla. Situata nga jashtë duket e mirëstrukt­uruar nga mazhoranca, që ajo të dalë pa lagur nga skandalet e saj, pasi e vërteta është se çështja “Seitaj” implikon mazhorancë­n përmes Tahirit, ndërsa çështja “Haxhia” kërcënon ish- liderin e opozitës, Sali Berisha. Me ekstradimi­n e Seitajt, çështja “Tahiri” shkon drejt arkivës dhe po nga arkiva, publikut i ofrohet një tjetër dosje me pluhur 12- vjeçar për- sipër, që vë padyshim në qendër të vëmendjes mediatike, Berishën dhe opozitën.

Izet Haxhia ka akuzuar dhjetëra herë vitet e fundit Berishën si të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit, si njeriun që e nxori në pritë. Berisha nga ana e tij e cilësoi vrasës në shtator të 2014- ës, në të vetmen përgjigje që dha rreth kësaj çështjeje në emisionin “Studio e Hapur”.

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar dje ekstradimi­n në Shqipëri të Izet Haxhisë dhe sot në kohë rekord, Ministria e Drejtësisë turke e ka bërë fakt.

Ish- truproja i Sali Berishës kur ishte president, Izet Haxhia, ndodhej në arrati, i dënuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Haxhia është dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik. Duke komentuar vendimin për ekstradimi­n e tij, ai e ka cilësuar si të dirigjuar nga politika, por ka theksuar gjithashtu se është gati të dëshmojë çfarë di për vrasjen e Azem Hajdarit, por vetëm para trupës së re të drejtësisë, që do të rrjedhë nga reforma në drejtësi.

Me një qetësi që lë vend për dyshime, Izet Haxhia thotë se do të kthehet shpejt në Shqipëri. Nuk dihet se çfarë garancish i janë ofruar dhe nga kush, që e bëjnë atë kaq të sigurt. Nuk dihet gjithashtu nëse është këmbyer me ndonjë Gulenist apo aferë financiare, dilema dhe dyshime të cilat shpresojmë se koha do i tregojë.

* Marrë nga “Hapur. al”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania