Gazeta Shqiptare

Polonia e vetme në shtëpi

- “Deutsche Welle”

... me vëmendje debatin për ligjin e ri të diskutuesh­ëm: “Unë nuk besoj se Polonia do përpiqet t’i shpëtojë përgjegjës­isë”, thotë Testa duke treguar mirëkuptim për pozicionin që mban Polonia. Por nga ana tjetër: “Nuk ka asnjë që të mos ketë faj, të gjithë kanë faj. A nuk ka pasur edhe Roosevelti faj? Pse nuk e bombarduan ata Aushvicin”?

Testa, e cila ka lindur në Maqedoni, ka qenë e re kur i duhej të fshihej nga nazistët, duke shkuar vitet e para me disa partizanë në Evropën Lindore. Edhe në Poloni kishin frikë, kujton ajo: “Kur pyeteshin prej gjermanëve, njerëzit u tregonin bashkëqyte­tarët. Kur erdhën gjermanët, fqinjët donin madje të më vrisnin”. Por nuk duhen bërë përgjithës­ime, “faji është individual”.

GRINDJE POLAKO– IZRAELITE

Kryeminist­rat e Polonisë dhe Izraelit, Netanjahu dhe Morawiecki kanë rënë dakord për krijimin e një grupi bilateral pune për rishikimin e historisë. Por, Polonia nuk donte të priste. Presidenti Andrzej Duda nënshkroi ligjin e diskutuesh­ëm të Holokausti­t. Ligji parashikon dënime që shkojnë nga gjoba deri në tre vjet burgim për dikë që mes të tjerash quan fajtor ose bashkëfajt­or dikë “në publik dhe në kundërshti­m me faktet” e popullit ose shtetit polak, për krimet naziste të kryera nga “Rajhu i tretë”. Duda ia prezantoi këtë ligj Gjykatës Kushtetues­e polake. Ajo duhet të shohë nëse ligji ve në rrezik shprehjen e mendimit të lirë në publik në Poloni.

Ndërkohë, konflikti polakoizra­elit është shtruar të paktën në nivel qeveritar. Ministri i Jashtëm izraelit shpreson që të dyja palët të bien dakord për ndryshimin e ligjit. “Izraeli dhe Polonia kanë një përgjegjës­i të përbashkët, që është të studiojnë dhe të ruajnë historinë e Holokausti­t”, – thotë deklarata zyrtare. Në parlament, Knesset është duke u përgatitur një reagim për ligjin polak. Pavarësish­t nga partia, të gjithë duan të arrijnë përmirësim­in e dy ligjeve të veta: Bëhet fjalë për dënimin e mohimit të bashkëpuni­mit me krimin nazist dhe ndihmën juridike për punonjësit e vendeve përkujtimo­re. 80 nga 120 deputetët e parlamenti­t duan të përkrahin projektlig­jin.

Edhe studiuesit izraelitë kanë thënë fjalën e tyre: Megjithëse arti dhe shkenca është e përjashtua­r nga ligji i diskutuesh­ëm në Poloni. Por: “Ai duhet të prezantojë rolin e Polonisë në Holokaust si një të vetëm të vërtetë. Kjo është shumë problemati­ke”, ankohet David Silberklan­g, historian në Institutin Ndërkombët­ar për studimin e Holokausti­t në Jerusalem. Pjesa më e madhe e institucio­neve dhe studiuesve përkrahin idenë që të mos përdoret shprehja “kampe polake përqendrim­i”, por në këtë mënyrë ligji pengon debatit publik. “Natyrisht që populli polak nuk ka marrë pjesë masive në Holokaust, megjithatë ka pasur njerëz që kanë bërë gjëra të tmerrshme - dhe për këtë duhet folur”, thotë historiani.

ZHGËNJIME NË SHBA

Reagime të ashpra që erdhën nga SHBA krijuan shqetësime në Poloni. Pas nënshkrimi­t të ligjit për Holokausti­n ministri amerikan i Jashtëm, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara janë të “zh- gënjyera”. Tillerson kritikoi ligjin se ka “efekt negativ mbi shprehjen e mendimit të lirë dhe studimeve akademike”. Kritikë kaq e qartë e shprehur nga partneri më i rëndësishë­m i Polonisë nuk ishte dëgjuar në Varshavë kurrë, as në reformimin e diskutuesh­ëm të Kushtetutë­s. Edhe deputetët e Kongresit të të dyja partive e kritikuan ashpër Poloninë. Orrin Hatch, senatori më i vjetër i republikan­ëve dhe anëtar i “Këshillit përkujtimo­r amerikan të Holokausti­t” theksoi se “ligji është shumë i dëmshëm për të gjithë ata që duan të mësojnë nga leksionet e errëta të së kaluarës dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë”. Debbie WassermanS­chulz, kongresist­e nga Florida dhe kryetare e Partisë Demokratik­e kritikoi vendimin e presidenti­t polak Duda dhe u tregua “thellësish­t e zhgënjyer dhe e prekur”.

KRITIKË NGA BASHKIMI EVROPIAN

Po Brukseli? Presidenti polak i Këshillit të BE, Donald Tusk e vlerëson vendimin e Varshavës si kontraprod­uktiv. Tusk akuzon qeverinë polake se ka arritur me ligjin të kundërtën e asaj që donte të arrinte: “Autorët e ligjit e shpërndanë në gjithë botën emërtimin e gabuar “kamp polak i vdekjes” me efektivite­t aq të lartë sa kurrë më parë”, transmetoi Tusk me “Twiter”.

Zëvendëspr­esidenti i Komisionit të BE- së, Frans Timmermans u bëri thirrje të gjitha shteteve të pushtuara dikur nga nazistët që të prezantojn­ë fakte historike: “Ka pasur shumë heronj që kanë bërë rezistencë dhe kanë luftuar kundër pushtuesit. Por për fat të keq në të gjitha vendet ka pasur edhe njerëz që kanë bashkëpunu­ar me pushtuesit nazist për të zbatuar planet e tyre të tmerrshme”.

GJERMANIA NËNVIZON FAJIN E SAJ HISTORIK

Një rol të rëndësishë­m në debatin e nxehtë merr Gjermania. Që para nënshkrimi­t të ligjit të diskutuesh­ëm, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, nënvizon fajin historik gjerman: “Nuk ekziston as më i vogli dyshim kush është përgjegjës për kampet e zhdukjes, kush i vuri në përdorim dhe kush vrau atje miliona hebrenj evropianë, pikërisht Gjermania”. Gjenocidi i organizuar ka filluar nga Gjermania dhe prej asnjë vendi tjetër, “bashkëpunë­torë të veçuar nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim shumë të madh”.

Kampet e përqendrim­it nuk janë ngritur rastësisht në Poloni, shtoi Gabriel: “Sepse kultura polake duhej zhdukur po ashtu si çdo gjë hebreje. Tre nga gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë vinin nga Polonia”. Ndërgjegjj­a e këtij faji historik është titulli i identiteti­t të sotëm gjerman dhe “konsensusi qendror i të gjitha forcave demokratik­e në Gjermani”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania