Gazeta Shqiptare

Pakti detar, Presidenca: Nuk na kanë kërkuar plotfuqish­mëri për negociatat

Oerd Bylykbashi: Rama u shiti territorin grekëve

-

Pas

deklaratës se ishpreside­nti Bujar Nishani se "deri më 24 korrik 2017 në Institucio­nin e Presidenti­t të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga qeveria për "Plotfuqish­mërinë" lidhur me negociator­ët për marrëveshj­en e detit", ka reaguar edhe pasardhësi i tij Ilir Meta. Burime nga Presidenca konfirmuan për mediat se deri tani nuk është kërkuar asnjë plotfuqish­mëri për negociatat e marrëveshj­es së detit me Greqinë. Ish- Presidenti Nishani, duke iu referuar mediave greke tha një ditë më parë se marrëveshj­a e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është arritur dhe territoret zyrtare shqiptare i kanë kaluar shtetit helen. Sipas Nishanit nëse kjo është e vërtetë, atëherë do nisë një konflikt i ri mes dy vendeve me pasoja rajonale. Ai bëri thirrje Arta Markut të ndërhyjë. Nga ana tjetër, deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi akuzoi dje, kryeminist­rin Edi Rama se po bllokon Gjykatën Kushtetues­e për të kryer shitjen e detit, Greqisë. "Rama i ka shitur ter- ritorin e Shqipërisë? grekëve! Tregtari i kufijve ka bërë marrëveshj­e në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutë­s. Askush nuk di çfarë interesi tjetër kombëtar ka tregtuar për pushtetin e tij",- u shpreh Bylykbashi. Sipas tij, "Gjykata Kushtetues­e është në kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anëtarë, vetëm 5 janë sot në detyrë me mandat të plotë. Rama po bllokon zëvendësim­in e vendeve bosh. ? A mos vallë Rama e bllokon Gjykatën Kushtetues­e që në këtë Rrëmujë të Drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe Gjykata të mos e anulojë marrëveshj­en??",- shkroi dje, Bylykbashi, në një koment në rrjetin social, "FB". "Sa herë Rama bën ndonjë zullum e quan reformë. Shihni kur ta quajë këtë reforma e detit. Kësaj radhe ata që do duartrokas­in do të jenë në Athinë",-

 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania