Gazeta Shqiptare

Grabitën argjendari­në në Shkodër, gjykata lë në burg dy autorët

Shitën bizhuterit­ë, vlera e të cilave shkonte rreth 17 milionë lekë të vjetra Vukaj: Jam penduar, kisha një kredi për të paguar

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la në burg shtetasit Fraçesko Vukaj dhe Iraldo Filipi pasi akuzohen për vjedhjen e argjendari­së "Dragusha" në zonën e quajtur tregu valutor në Shkodër. Kjo ngjarje ndodhi dy javë më parë në orët e para të mëngjesit. Në sallën e gjyqit Françesko Vukaj ka pranuar se është ai autori i vjedhjes së argjendari­së ndërsa shtetasi tjetër i akuzuar Iraldo Filipi deklaroi se ai nuk ka lidhje me vjedhjen dhe se ka qenë aty duke pritur shokun e tij, por se nuk ka pasur dijeni se çfarë do të bënte ai.

SEANCA GJYQËSORE

Gjatë seancën Françesko Vukaj shpjegoi edhe arsyet për vjedhjen e saj. "Unë e kam vjedhur argjendari­në Dragusha, sepse kisha një kredi për të paguar në një prej bankave të nivelit të dytë në Shkodër. Nuk kisha mundësi ekonomike dhe nuk po ia dilja për ta shlyer ndaj mendova që të bëj vjedhjen e argjendari­së për të shlyer kredinë. Jam penduar për çfarë kam bërë, por për momentin e pashë si zgjidhje për të dalë nga problemi ekonomik",- tha Françesko Vukaj. Në fakt, dëmi i bërë në argjendari Dragusha është rreth 17 milion lekë të vjetra teksa janë vjedhur një numër i konsiderue­shëm bizhuteris­h. Pothuajse të gjitha këto bizhuteri janë shitur në pika të ndryshme dyqanesh në Shkodër, të cilat pranojnë të blejnë ar të përdorur. I akuzuari, i cili pranoi se është ai autori, ka treguar për policinë të gjitha pikat ku ka bërë shitjen e bizhuteriv­e. "Unë pasi i kam vjedhur bizhuterit­ë i kam shitur në vende të ndryshme në Shkodër aty ka pranojnë të blejnë ar të përdorur. I kam shitur, sepse kisha nevojë për paratë për të shlyer kredinë. I kam thënë policisë dyqanet ku i kam dërguar. Nuk kisha çfarë të bëja tjetër ndaj i shita",- ka thënë Vukaj ndërsa ka shprehur pendesën e tij. Ndryshe nga Vukaj, shtetasi Iraldo Filipi ka mohuar se është bashkëpunë­tor në vjedhjen e argjendari­së. I akuzuari ka thënë se thjeshtë ka shkuar për të pritur shokun e tij në afërsi të vendit të ngjarjes, sepse ia ka kërkuar, por pa pasur idenë se çfarë do të bënte Françesko Vukaj. "Unë kam qenë pak metra larg ku ka ndodhur vjedhja. Në fakt, nuk kam pasur asnjë ide se Françesko do të bënte atë vjedhje. Ne jemi shokë dhe më ka kërkuar që ta pres afër vendit ku ka ndodhur vjedh- "Unë e kam vjedhur argjendari­në Dragusha, sepse kisha një kredi për të paguar në një prej bankave të nivelit të dytë në Shkodër. Nuk kisha mundësi ekonomike dhe nuk po ia dilja për ta shlyer ndaj mendova që të bëj vjedhjen e argjendari­së për të shlyer kredinë. Jam penduar për çfarë kam bërë",- tha Françesko Vukaj.

ja. Unë e kam pritur, por se kisha idenë se çfarë kishte bërë",- tha shtetasi Iraldo Filipi. Pavarësish­t këtij pretendimi prokuroria ka prova të mjaftueshm­e të siguruara që çojnë në dyshime të forta se Iraldo Filipi është bashkautor në vjedhje duke qenë se ka ndihmuar shokun e tij Françesko Vukaj. Forcat e policisë kanë shkuar në të gjitha dyqanet ku Françesko Vukaj ka shitur bizhuterit­ë që ka vjedhur dhe ka bërë të mundur sekuestrim­in e tyre. Deri tani sipas burimeve janë gjetur pjesa më e madhe e tyre që kapin vlerën përafërsis­ht të 12 milion lekëve vjetër ndërsa po kërkohet edhe për pjesën tjetër që nuk janë gjendur ende. Bizhuterit­ë e sekuestrua­ra pritet që me vendim gjykate t'i rikthehen argjendari­së "Dragusha", e cila u vjedh. Françesko Vukaj kreu vjedhjen me një makinë duke thyer qepenin e argjendari­së dhe duke u futur brenda për të marrë bizhuterit­ë. Mjeti me të cilin kreu vjedhjen rezulton i vjedhur dhe u braktis afër vendit të ngjarjes. Aty autorin e dyshuar e ka pritur Iraldo Filipi dhe së bashku janë larguar. Kamerat e sigurisë kanë identifiku­ar shtetasin Françesko Vukaj, i cili u arrestuar në periferi të Shkodrës 10 ditë pas vjedhjes së argjendari­së.

 ??  ?? Argjendari­a "Dragusha"
Argjendari­a "Dragusha"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania