Gazeta Shqiptare

Hektori, vështirësi­të e një jete në emigracion, nga Greqia në Kanada

49 vjeçari nga Fieri: Nga pjatalarës, hapa restoranti­n tim në Calgary të Kanadasë “Të tre fëmijët e mi flasin shqip dhe jam krenar”

-

Me ardhjen e demokracis­ë, mijëra sh qiptarë filluan të largohen nga vendi duke marrë kështu rrugën e emigrimit drejt shteteve të ndryshme për një jetë më të mirë. Shumë prej tyre arritën të integrohen me kulturën e huaj, të krijojnë një bazë të fortë për të ardhmen, por pa harruar kurrë vendin e origjinës, Shqipërinë. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Hektor Askushaj nga Fieri rrëfen të gjitha vështirësi­të që ka kaluar në tokën e huaj, mallin për atdheun si dhe realizimin e ëndrrës së tij më të madhe. Tashmë, 49 vjeçari ka plot 15 vite që jeton në Calgary të Kanadasë së bashku me bashkëshor­ten e tre fëmijët e tij, të cilëve iu ka mësuar rrjedhshëm gjuhën shqipe. Aktualisht në këtë qytet të provincës së Albertës në Kanada jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë që shpesh takohen me njëri- tjetrin në kuadër të organizime­ve të shoqatës shqiptare- kanadeze në Calgary.

Para sa vitesh e morët vendimin për t'u larguar nga Shqipëria dhe cilat ishin arsyet që ju shtynë drejt emigrimit?

Vendosa të largohesha nga Shqipëria përfundimi­sht që prej muajit gusht të vitit 2003. Arsyeja kryesore që më shtyu të emigroja në një vend të huaj ishte dëshira për një jetesë më të mirë, diçka të cilën atdheu im nuk po ma ofronte.

Cilat janë disa nga shtetet ku keni jetuar e punuar si emigrant?

Menjëherë pas demokracis­ë në vitin 1991 provova të emigroja në shtetin fqinj, Greqi, por nuk kam pasur dokumente të rregullta e kështu që tentativat e mia nuk patën sukses. Këtë periudhë, për tre vite me radhë më është dashur të qëndroj e të punoj vetëm 4 apo 5 muaj në Greqi, por mungesa e një leje qëndrimi më detyronte që të kthehesha sërish në Shqipëri. Kështu që në 93' mora vendimin mos të shkoja më në Greqi pasi gjuhën nuk e dija, gjetja e një pune ishte e vështirë, çka më bënë që të kthehesha sërish në qytetin tim, Fier për 10 vite me radhë.

Në 2003 ju u larguat përfundimi­sht nga Shqipëria. Si e realizuat këtë?

Kisha rreth 8 muaj që kisha aplikuar për bashkim familjar në Kanada dhe përgjigjja që po prisja rezultoi pozitive. Tani po bëhen plot 15 vite që jetoj në qytetin Calgary, në Alberta të Kanadasë.

Cilat janë disa nga llojet e punëve që keni kryer në emigrim?

Fillimisht kur shkova në Kanada punoja si pjatalarës e më vonë si ndihmës kuzhinier në një restorant. Por ëndrra ime ishte që të hapja një restorant timin e dalëngadal­ë, falë punës së pareshtur arrita të bëhesha bashkëpron­ar në një restorant grek. Ndërsa në qershor të 2011 arrita të hapja restoranti­n tim të parë e në prill të 2016- ës hapa të dytin.

Sa keni arritur të integrohen­i me jetesën dhe kulturën kanadeze?

Mund të them që aktualisht ndihem shumë mirë, por në fillim ka qenë e vështirë të adaptohesh­a me kulturën dhe jetesën në Kanada. Tashmë që kam plot 15 vite këtu mund të them se jam integruar mjaftueshë­m me jetesën, ashtu siç e kam dashur Apoloninë e Fierit dhe plazhin e Semanit, po ashtu e dua Hokin ( Flames) dhe dëborën në Calgary. Por jetesa këtu është më e mirë, e nuk është e nevojshme të japësh para në spital për t'u kuruar, dhe fëmijët po arsimohen më së miri. Kështu që jam i kënaqur që po u siguroj fëmijëve të mi një të ardhme më të mirë.

Me kë jetoni dhe a ju mungojnë njerëzit e afërm?

Unë jetoj me bashkëshor­ten time Entela si dhe tre djemtë e mi; Fabio, Albi, dhe Elio. Jam i rrethuar nga shumë miq dhe shokë, por nuk mund të them se nuk më mungon familja ime e madhe që jeton në Shqipëri, me të cilët kontaktoj sa herë që më jepet mundësia. Pavarësish­t angazhimev­e që kam, mundohem që çdo vit të sh- koj në Shqipëri, të takoj njerëzit e të nxjerr mallin.

A dinë fëmijët tuaj të flasin shqip?

Patjetër që po! Dhe dua të theksoj se jam shumë krenar që të tre fëmijët e mi flasin shqip. Edhe prindërit e tjerë shqiptarë që jetojnë në Calgary po tregojnë shumë interes që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e origjinës, gjuhën shqipe. Madje në këtë qytet të Kanadasë ka një shkollë shqipe e numri i fëmijëve shqiptarë që shkojnë aty po rritet dita ditës.

Sipas informacio­neve që ju keni, sa është numri i shqiptarëv­e që jetojnë në Calgary të Kanadasë dhe a mbani kontakte me njëritjetr­in?

Në bazë të informacio­neve që kam, në qytetin e Calgary- t jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë. Normalisht që mbajmë kontakte e takohemi me njëri- tjetrin, kjo edhe falë faktit që restoranti im ka qenë dhe vazhdon të jetë vendi në të cilën shoqata Albanian- Canadian Assosiatio­n of Calgary u formua dhe organizon ende mbledhjet me bashkatdhe­tarët shqiptarë. Ne shpesh bëjmë takime, flasim, diskutojmë e më besoni se nuk ka gjë më të bukur.

Cilat janë disa prej punëve që kryejnë shqiptarët që jetojnë në këtë qytet?

Shqiptarët që jetojnë në Calgary punojnë në fusha të ndryshme, duke nisur nga ndërtimi deri te inxhinieri­a apo dhe në industrinë e vajit e të naftës që është një nga industritë më të rëndësishm­e të provincës së Albertës.

Cili është mesazhi juaj për të gjithë emigrantët shqiptarë?

Mund të them se me shumë vullnet dhe punë mund të arrijnë që të gjitha dëshirat e ëndrrat të bëhen realitet. Kështu që mos u dorëzoni, por punoni fort e do të shikoni rezultate shumë shpejt, pa e harruar kurrë faktin që në venat tona rrjedh gjak shqiptar.

 ??  ??
 ??  ?? Hektor Askushaj me familjen
Hektor Askushaj me familjen
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania