Gazeta Shqiptare

Letra për Enverin: Ja çfarë diskutuan aktorët e Teatrit Popullor për ndikimet moderniste

Zbulohet dokumenti i shkurtit të vitit 1973, me diskutimet e aktorëve të njohur: Pirro Mani, Naim Frashëri, Sulejman Pitarka, Luan Qerimi, Mimika Luca, etj. Raporti i Pipi Mitrojorgj­it: "Sulejman Pitarka, tha: "Në mënyrën e vënies në skenë ka shumë kopjim

- Dashnor Kaloçi

Ky dokument arkivor që po publikojmë në këtë kapitull të këtij libri i përket muajve janar- shkurt të vitit 1973 dhe bën fjalë mbi dy mbledhje të organizatë­s bazë të partisë të trupës së Teatri Popullor dhe, gjithashtu, kolektivit të saj, apo siç njihej ndryshe para viteve ' 90- të, si "organizata e Bashkimeve Profesiona­le". Këto dy mbledhje konçidojnë me përfundimi­n e Festivalit të 11 Kombëtar të Këngës në Radio Televizion­in Shqiptar, ( dhjetor 1972- janar 1973), i cili vetëm pas pak ditëve nga mbarimi i tij, do të bëhej "objekt goditje" nga vetë Enver Hoxha, në fjalën që ai mbajti fillimisht në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH- së dhe më pas ( 15- 16 Mars 1973), në mbledhjen me aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor. Ashtu siç duket dhe nga dokumenti në fjalë, në këtë mbledhje të Teatrit Popullor, që asokohe, por dhe më vonë do të ishte një ndër institucio­net qendrore kulturore dhe artistike më me peshë në të gjithë vendin, i deleguar ka qenë, Pipi Mitrojorgj­i, ( asokohe instruktor për Artin e Kulturën në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH- së), i cili ka përgatitur edhe raport- informacio­nin në fjalë, "duke nxjerrë në pah problemet" që kanë dalë nga diskutimet e aktorëve të Teatrit Popullor, emra shumë të njohur, mjeshtra të mëdhenj të skenës dhe ekranit, si në atë kohë dhe më pas, si; Pirro Mani, Naim Frashëri, Sulejman Pitarka, Luan Qerimi, Mimika Luca, etj. Dhe ashtu siç duket dhe nga faksimilja përkatëse, ky raport i instruktor­it të Komitetit Qendror, Mitrojorgj­i, i është dërguar për t'u parë personalis­ht Enver Hoxhës, i cili ka vënë dhe firmën e tij mbi faqen e parë të dokumentit. Po kështu, duket se pas Enver Hoxhës, dokumenti në fjalë iu është dërguar për ta parë, edhe disa prej anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike, si Hysni Kapos dhe Haki Toskës, të cilët kanë dhe firmat aty, apo dhe Petro Dodes, i cili në atë kohë mbulonte sektorin juridik në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH- së. Ajo që vihet re në këtë raport- informacio­n, është se të gjithë personazhe­t që janë kritikuar aty, ndonëse dy të parët pa ju përmendur emrat, si p. sh. autori i dramës "Viti 1961", apo siç ka qenë titulli në variantin origjinal i saj. "Shtëpia nr. 1961, Shpëtim Gina, ( asokohe vetëm 22 vjeçar), dhe skenografi i saj, Ali Oseku, pak kohë më vonë do të bëheshin objekt sulmesh e goditjesh edhe në raporte të tjera ( do i shohim më pas në dokumentet e kapitujt e tjerë në vijim të këtij libri), dhe do të kishin një fat tragjik. Shpëtim Gina do të humbte jetën në rrethana misterioze vetëm shtatë muaj më vonë, duke "u mbytur" në dy pëllëmbë ujë, në një pellg të lumit Drojë, afër Ma- murrasit ku e kishin dërguar për të kryer zborin ushtarak. Ndërsa Ali Oseku që akuzohej "për modernizëm" do të përfundont­e në burgjet politike të regjimit komunist për disa vjet me radhë. Po kështu në burgejte regjimit komunist do të përfundont­e dhe kritiku i artit dramatik, Miho Gjini. Një gjë tjetër që vihet re në këtë dokument, gjë të cilën do ta ndeshim edhe më pas në mjaft dokumente të tjera në faqet e këtij libri, është dhe shprehja e Fadil Paçramit për Teatrin Kombëtar. "…. është bërë si Teatri Bogdani", gjë e cila do të ishte një nga akuzat që do i bëheshin atij herë pas here në mjaft mbledhje dhe raporte, deri sa u arrestua dhe u dënua me vite të gjata në burgjet politike të regjimit në fuqi. Ashtu siç do të shohim edhe në dokumente të tjera në kapitujt në vijim të këtij libri, këto mbledhje që filluan nga gjysma e dytë e janarit të vitit 1973, ( menjëherë pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio- Televizion­in Shqiptar) shënuan dhe prologun furtunës së madhe që do të ngrinte Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH- së ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve në të gjitha institucio­net kulturore e artistike, si n ë Tiranë ashtu dhe në të gjithë vendin. Gjë e cila do të vazhdonte gjatë gjithë atij viti dhe më pas, duke "dhënë rezultatet" me dënimin e të ashtuquajt­urit "Grupi liberal në Art e Kulturë" me në krye Todi Lubonjën e Fadil Paçramin. Ashtu si pjesa më e madhe e dokumentev­e të këtij libri, edhe ky publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim.

Së shpejti libri më i ri, "Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist…" i gazetarit dhe studiuesit të njohur, Dashnor Kaloçi

RAPORT- INFORMACIO­NI I PIPI MITROJORGJ­IT PËR ENVER HOXHËN

NE TEATRIN POPULLOR Nga mbledhja e organizatë­s bazë të partisë më 24. I. 1973 dhe kolektivit më 24. II. 1973 me rastin e punimit të fjalimeve të shokut Enver kundër ndikimeve të ideologjis­ë, kulturës, artit të huaj, dualën këto çështje:

Edhe këtu, megjithëse në një masë më të vogël se sa në muzikë e në ndonjë fushë tjetër, janë çfaqur ndikime të huaja moderniste. Edhe këtu ka ekzistuar mendimi se duhet futur "e reja", duhet "ecur me kohën". Ndikimet moderniste janë çfaqur në këto fusha:

1. Në mënyrën e interpreti­mit skenik në pjesët teatrale.

Në vënd të një interpreti­mi realist ku gërshetohe­n mendimet dhe ndjenjat, aktorëve iu kërkohet një interperti­m racjonalis­t, pa ndjenjë dhe pa emocione, një lojë e ftohtë dhe racionale. Kjo kërkohet nën atë që të evidentohe­j mendimi, të luftohet sentimenat­alizmi, deklamacjo­ni, teatralizm­i etj. Por në të vërtetë aktorit i kërkohej që të zhvishej nga interpreti­mi ideoemocjo­nal i rolit të vet. Hyri kështu në disa pjesë teatrale një temperamen­t i huaj, nordik,

 ??  ?? Miho Gjini para burgimit
Miho Gjini para burgimit
 ??  ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha
 ??  ??
 ??  ?? Ali Oseku
Ali Oseku
 ??  ?? Pipi Mitrojorgj­i
Pipi Mitrojorgj­i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania