Gazeta Shqiptare

Atentati në Mitrovicë, Prokuroria: 1 muaj paraburgim për të arrestuari­t

Hulumtimi i kamerave, kryeprokur­ori Syla: Morën një gëzhojë nga vendngjarj­a Vrasja e Oliver Ivanoviç, policët kishin zhdukur provat

-

Prokuroria Themelore në Mitrovicë po kërkon një muaj paraburgim për dy policët e dyshuar për keqpërdori­m të provave në rastin "Ivanoviç". Kërkesa për paraburgim pritet që dorëzohet sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Këtë e ka konfirmuar për Express, prokurori Njazi Rexha. Gjithashtu, thuhet se policët e arrestuar janë Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq. Njëri nga këta dy policë, në ditën e vrasjes së Ivanoviçit, ka marrë një gëzhojë nga vendi i ngjarjes. Dragisha Markoviq i lindur më 1970 dhe Zharko Jovanoviq edhe ky i lindur në vitin 1970, janë dy pjesëtarët e policisë së Kosovës, të cilët gjatë ditës së djeshme u arrestuan nën dyshimin se nuk ishin kujdesur për ruajtjen e vendit të ngjarjes pak minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Për këtë punë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, sot, planifikon që ta dorëzojë në Gjykatën Themelore kërkesën për një muaj paraburgim për dy policët e dyshuar për keqpërdori­m në rastin Ivanoviç. Kështu ka deklaruar për Express të dielën, prokurori i krimeve të rënda në Prokurorin­ë e Mitrovicës, Njazi Rexha. Ndonëse ai ka deklaruar se më nuk e ka këtë lëndë. Sipas tij, lënda tashmë ka kaluar në duart e prokurores serbe në Veri, Jelena Mirjanik. Rexha nuk ka dhënë detaje se përse lënda ka kaluar tek prokurorja, ani se ka qenë ai, i cili i ka nisur hetimet fillestare për këtë punë. "Sot gjatë ditës është planifikua­r që të dorëzohet lënda për paraburgim. Ata kanë qenë në detyrë ta ruajnë vendin e ngjarjes dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre siç duhet",- ka thënë Rexha për Express. E ndërkohë edhe kryeprokur­ori i Mitrovicës, Shyqri Syla, ka thënë se dy policët e dyshuar në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, nga vendi i ngjarjes e kishin marrë një gëzhojë. Thotë se janë bastisur shtëpitë e tyre dhe se tek njëri kanë gjetur edhe një armë pa leje. "Mund t'ju konfirmoj se dy pjesëtarë të policisë, janë të arrestuar nën dyshimin se kanë manipuluar me provat. Gjatë hulumtimit të kamerave është parë që ata kanë marrë një gëzhojë nga vendi i ngjarjes. Janë bastisur në shtëpitë e tyre. Tek njëri është gjetur edhe një armë pa leje. Besoj që sot prokurori i çështjes ka bërë kërkesën për paraburgim",- ka thënë Syla. Lajmin për arrestimet e dy zyrtarëve policorë të Stacionit në Mitrovicën Veriore e bëri të ditur inspektora­ti policor. Sipas komunikatë­s së Inspektora­tit, këta zyrtarë u arrestuan nën dyshimin për manipulim me prova. Inspektora­ti njoftoi se përveç arrestimev­e, ka bas- tisur dy lokacione në Mitrovicën Veriore me urdhër të prokurorit dhe gjykatës. "Në datë 10.02.2018, në orët e pasdites hetuesit e IPK- së dhe PK- së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut", thuhej në komunikatë­n e mbrëmshme. "Gjatë bastisjeve është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshm­e". Të arrestuarv­e u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare "Liri, Demokraci, Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi" Oliver Ivanoviç u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar. Ai u varros një ditë më pas në Beograd. Vrasja e tij është dënuar gjerësisht nga zyrtarët e BEsë, ata serbë dhe kosovarë. Drejtësi" Oliver Ivanoviç u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar. Ai u varros një ditë më pas në Beograd. Vrasja e tij është dënuar gjerësisht nga zyrtarët e BE- së, ata serbë dhe kosovarë. Ai shihej një politikan i moderuar në Kosovë që përkrahte bashkëjete­sën midis pakicës serbe dhe shumicës shqiptare. Megjithatë, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëv­e të Kosovës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës për pavarësi. Ai e deklaroi veten të pafajshëm. Serbia ka kërkuar përfshirje në hetimin për vrasjen e Ivanoviçit, ndërsa dy shtetet në mënyrë të tërthortë janë duke shkëmbyer informata për këtë vrasje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania