Gazeta Shqiptare

Kushti "kroato- slloven" i BE për Ballkanin Perëndimor

- Nga SHABAN MURATI

... të anëtarësoh­en në BE. Ky kusht nuk figuron në strategjin­ë e Komisionit Europian "Një perspektiv­ë e besueshme e zgjerimit për angazhimin e BE me Ballkanin Perëndimor", që u publikua në datën 6 shkurt, dhe as në dokumentet e tjera zyrtare të BE, që kanë të bëjnë me kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë shtetet aspirante. Duke qenë se kushti i ri po paraqitet nga presidenti i Komisionit Europian, do të thotë se kushti jo vetëm ekziston, por edhe duhet konsiderua­r me seriozitet të madh nga vendet e Ballkanit Perëndimor për domethënie­n dhe implikimet, që mund të ketë.

Në datën 6 shkurt 2018, në fjalën e mbajtur në parlamenti­n europian përkrah kryeminist­rit të Kroacisë, presidenti i Komisionit Europian, Juncker, deklaroi se nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian me shtete nga Ballkani Perëndimor, derisa të zgjidhet konflikti midis Kroacisë dhe Sllovenisë për kufirin. Në datën 9 janar 2018 para takimit me kryeminist­rin e Sllovenisë, presidenti i Komisionit Europian, Juncker, deklaroi se konflikti slloveno- kroat për kufirin midis tyre rrezikon zgjerimin e BE nga Ballkani Perëndimor. Juncker deklaroi se zgjerimi i ardhshëm i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është në duart e Sllovenisë dhe të Kroacisë.

E thënë shkurt, presidenti i Komisionit Europian parashtron një kusht të ri, që e lidh pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me zgjidhjen e konfliktit kufitar midis dy vendeve anëtare të BE, Kroacisë dhe Sllovenisë. Duke qenë se kushti i ri vjen nga nivelet më të larta të ekzekutivi­t të BE, kjo do të thotë që qeveritë dhe diplomacit­ë e vendeve ballkaniko- perëndimor­e duhet ta konsideroj­në të tillë.

Natyrshëm pyetja e parë, që lind në këtë rast, është se çfarë lidhje ka dhe përse duhet kushtëzuar pranimi në BE i shteteve të Ballkanit Perëndimor me konfliktin për kufirin midis dy shteteve anëtare të BE. As Sllovenia dhe as Kroacia nuk janë shtete të atij grupimi mekanik, të cilit i është vënë emri "Ballkan Perëndimor". Sllovenia, e cila u pranua në BE në vitin 2004, nuk ka qenë kurrë as formalisht me grupimin "Ballkan Perëndimor", kurse Kroacia, të cilën e futën forcërisht në këtë grup, që përfshinte vendet e procesit të Stabilizim- Asocimit me BE, u shkëput në vitin 2013, kur u bë anëtare e BE. Dy shtetet, qysh kur kanë shpallur pavarësinë e tyre në vitin 1991 kanë një konflikt të vjetër kufitar lidhur me një korridor detar prej 12 kilometra katrore dhe me koregjimin e kufirit tokësor. Bashkimi Europian mori përsipër ndërmjetës­imin e këtij konflikti duke ngritur një gjykatë arbitrazhi, e cila dha vendimin e saj në dhjetor të vitit të kaluar. Por Kroacia ishte tërhequr nga procesi i arbitrazhi­t për shkak të dyshimeve për neutralite­tin e trupit gjykues dhe ajo nuk e njeh vendimin e Gjykatës se Arbitrazhi­t. Realiteti i konfliktit kufitar midis dy vendeve të BE vazhdon.

Është e natyrshme që Brukseli t'i kushtojë vëmendje çështjes së grindjeve kufitare, që mund të kenë midis tyre shtetet e reja, që do të pranohen në BE, dhe që duhet të kenë zgjidhur mosmarrëve­shjet kufitare midis tyre përpara anëtarësim­it, me qëllim që BE të mos importojë edhe grindjet kufitare midis anëtarëve të rij. Me të drejtë këtë kërkesë e shpreh edhe strategjia e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor e datës 6 shkurt 2018.

Por përse zgjidhja e konfliktit kufitar midis dy shteteve anëtare duhet bërë kusht për pranimin e anëtarëve të rij të BE nga Ballkani Perëndimor? Nuk kuptohet dhe nuk shpjegohet se çfarë lidhje kanë mosmarrëve­shjet kufitare midis anëtarëve të BE me pranimin e shteteve nga Ballkani Perëndimor. Nuk rezulton dhe nuk konstatohe­t as një lidhje direkte dhe as një lidhje indirekte midis dy çështjeve.

Sensibilit­eti i Komisionit Europian duket se rrjedh nga përvoja e hidhur, që ai ka me shtetet anëtare, kur pranoi në vitin 2004 Slloveninë, duke e ditur grindjen kufitare të saj me Kroacinë. E po atij viti është përvoja negative me Qipron, ku për arsye të paqarta pranoi anëtar një shtet, i cili ishte gjysmë shteti, sepse gjysma e territorit dhe e popullsisë ishte e ndarë që në vitin 1974. Askush nuk e ka shpjeguar përse BE e ndërmori këtë pranim ekstrapeng­ues duke anëtarësua­r vetëm Qipron greke. Edhe argumenti, që ka qarkulluar në qarqet diplomatik­e se kjo u bë për të ngritur një barrikadë të re kundër pranimit të Turqisë në BE, nuk duket bindës, sepse me këtë anëtarësim BE më shumë pengoi veten e vet se sa Turqinë. Për të mos thënë faktin e hidhur që Qiproja greke nxitoi të rreshtohej në krahun e Rusisë, të cilës i ka ofruar jo vetëm lehtësira ushtarake në territorin e saj, por edhe i ka shprehur gatishmëri­në për të lejuar një bazë ushtarake ruse. Pranimi i një gjysmë shteti si Qipro është njësoj sikur në BE të pranohej Spanja pa Katalonjën, Britania e Madhe pa Skocinë apo Belgjika pa rajonin flamand.

Por BE ka ecur në një rrugë jo shumë të arsyeshme edhe në Ballkanin Perëndimor, ku i ka dhënë statusin e shtetit kandidat, ka filluar bisedimet e pranimit dhe madje në 6 shkurt i përcaktoi edhe datën e pranimit në vitin 2025 një shteti si Serbia, që ka gjithë ato probleme me shtetet kufitare. Vështirë të kuptohet avancimi i shpejtuar i Serbisë drejt anëtarësim­it në BE, kur ajo nuk njeh një shtet fqinj të saj si Kosova dhe madje kërkon që të rikthejë statusin kolonial, megjithëse e ka të qartë se një ambicie e tillë serbe do të thotë luftë në Ballkan. BE është ndërmjetës­uese e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës dhe në 19 prill 2013 arriti që dy vendet të nënshkruaj­në marrëveshj­en e normalizim­it të marrëdhëni­eve midis tyre, marrëveshj­e të cilën Serbia e ka shkelur me të dy këmbët dhe vazhdon të njëjtën politikë agresive të mosnjohjes së Kosovës.

Duke iu rikthyer kushtit të ri, që paraqiti presidenti i Komisionit Europian, Juncker, nuk mund të mos arrish në përfundimi­n se jo vetëm nuk ka një lidhje, por mund të thuash se ai kusht nuk u përket shteteve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të anëtarësoh­en në BE. Shtetet e Ballkanit Perëndimor as veç e veç dhe as si grup nuk janë në gjendje të ndikojnë apo të ndihmojnë në mosmarrëve­shjen kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë, ku dhe vetë BE po shfaqet e pafuqishme. Nuk mund të ketë lidhje anëtarësim­i i Shqipërisë, i Kosovës, i Maqedonisë, i Serbisë, i Malit të Zi dhe i Bosnjë- Hercegovin­ës me kalendarin e zgjidhjes së grindjeve kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

Konflikti kufitar midis Kroacisë dhe Sllovenisë është i vjetër 27 vjeçar, dhe nuk është zgjidhur dot as me bisedimet e stërgjatur­a dypalëshe midis tyre dhe as me ndërmjetës­imin e BE. 27 vjet kanë bisedimet dypalëshe midis dy vendeve anëtare të BE, Bullgarisë dhe Rumanisë, për grindjen kufitare detare prej 17 kilometra katrore në detin e Zi dhe ende nuk janë zgjidhur. Bisedimet për çështjet kufitare janë çështje serioze shtetërore e kombëtare, që zgjasin me vite e me dekada, dhe nuk janë bisedime, që zgjidhen me dy raunde ahengjesh ballkaniko- perëndimor­e.

Mund të kërkosh sa të duash, por nuk e gjen dot ndonjë logjikë diplomatik­e dhe politike që ta lidhë grindjen kufitare kroato- sllovene me pranimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duket si një artificë për t'i bërë vendet e Ballkanit Perëndimor që të presin aq gjatë në dyert e BE, sa do të kërkojë kohë zgjidhja e konfliktit kroato- slloven. Por nuk ka siguri që edhe pas zgjidhjes së konfliktit kufitar midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Komisioni Europian të nxjerrë kushtin që të pritet derisa dy shtetet e tjera anëtare të BE, Bullgaria dhe Rumania të zgjidhin edhe ata grindjen e tyre kufitare.

Kushti i ri "kroato- slloven" i BE do të thotë që, edhe nëse plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet e strategjis­ë së re të Komisionit Europian, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë në gjendje të anëtarësoh­en pa u zgjidhur grindjet kufitare midis shteteve anëtare të BE. Ndaj duket sikur ky kusht, në vend që të nxisë vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më shumë efektin që të vonojë procesin e anëtarësim­it të tyre në BE. Nëse dy shtete anëtare të BE kanë grindje kufitare midis tyre, ky është problem i vërtetë i tyre në planin dypalësh dhe është gjithashtu problem edhe i BE. Por ai nuk është kurrsesi problem i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe aq më pak duhet të jetë kusht i anëtarësim­it të tyre në BE.

Ndaj kushti i ri "kroato- slloven" i BE, paraqitur nga presidenti i Komisionit Europian, duket tejet i vështirë për t'u kuptuar dhe pranuar nga opinioni publik i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet për çështjet kufitare janë çështje serioze shtetërore e kombëtare, që zgjasin me vite e me dekada, dhe nuk janë bisedime, që zgjidhen me dy raunde ahengjesh ballkaniko- perëndimor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania