Gazeta Shqiptare

Lu: Llalla i shpëtoi vetingut, të mos i shpëtojë hetimit penal

Tërheqja e ish- kryeprokur­orit nga Drejtësia, ambasadori: Fund korrupsion­it "Largimi i të paaftëve, fitore për drejtësinë"

-

Ambasadori ameri kan, Donald Lu, e cilëson individual­e dorëheqjen e Adriatik Llalës nga sistemi i drejtësisë, por sipas tij, askush nuk mund të shpëtojë nga përgjegjës­itë personale. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu në një postim në "Twitter", reagoi dje mbi largimin e ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla prej sistemit të drejtësisë. Sipas ambasadori­t, vendimi për tërheqje është personal, por nuk e shpëton atë nga ndjekja penale për korrupsion. Në "Twitter", Donald Lu shkruan se dorëheqjet janë individual­e, por fitore sipas tij është largimi i të korruptuar­ve nga sistemi. Ambasadori Lu shprehet se spastrimi i drejtësisë nga të korruptuar­it është një arritje. "Vendimi për t'u dorëhequr është individual, por largimi i çdo prokurori apo gjykatësi të korruptuar, apo të paaftë është një fitore në luftën për një sistem më të mirë të drejtësisë. Ata nuk mund të kthehen në sistem për 15 vite", deklaroi ambasadori amerikan në Tiranë. Nga ana tjetër, Lu nënvizon se askush nuk mund t'i shpëtojë investigim­it për abuzimet e bëra. "Vendimi për t'u dorëhequr nuk i përjashton këta zyrtarë nga përgjegjës­itë e mundshme kriminale të korrupsion­it apo abuzimit me pushtetin. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga investigim­i i pashmangsh­ëm", theksoi z. Donald Lu. Ambasadori Lu megjithëse nuk e përmend emrin e Adriatik Llallës, referimi i drejtohet pikërisht atij. Donald Lu i dërgon një mesazh të qartë ish- kreut të akuzës shqiptare apo edhe atyre që kanë ndërmend t'i shpëtojnë vetingut. Lu kërkon për ta hetime dhe ndjekje penale. Kjo është kërkesa e tij, që vjen padyshim si një kambanë alarmi për njerëzit e drejtësisë. Deri më tani 8 gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen nga vetingu, teksa ishkryepro­kurori Llalla, pas përfundimi­t të mandatit, vendosi të mos rikthehet në sistemin e drejtësisë. Mandati i Adriatik Llallës përfundoi më 7 dhjetor 2017, pas qëndrimit në krye të organit të akuzës për 5 vite. Gjatë

procesit të zëvendësim­it të tij me një prokuror të përko- hshëm, ishte sërish Donald Lu që foli ashpër. Ai tha se Shqipëria duhet të

zgjedhë një kryeprokur­or që të mos mbrojë më politikanë­t e korruptuar, duke iu referuar indirekt Adriatik Llallës, që sipas ambasadori­t,

ka mbyllur çdo dosje korrupsion­i. Të shtunën ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla i dorëzoi presidenti­t kërkesën për t'u tërhequr nga e drejta Ambasadori Lu shprehet se spastrimi i drejtësisë nga të korruptuar­it, është një arritje. “Vendimi për tu dorëhequr është individual, por largimi i çdo prokurori apo gjykatësi të korruptuar apo të paaftë është një fitore në luftën për një sistem më të mirë të drejtësisë”.

e emërimit në Gjykatën e Apelit. Njëherësh, ai iu drejtua organeve të vetingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania