Gazeta Shqiptare

Komiteti Shqipëri- BE, Macovei: Dialog konstrukti­v, jo "luftë" gjithë kohën

Deputetët e PD pyesin për Tahirin, Vlahutin: Presim me padurim rezultatet Bushati: Duam rekomandim­in. Balla: Pakt kombëtar për Evropën

-

Nisi dje, punimet taki mi i Komitetit të Sta bilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Gjatë diskutimev­e, ambasadorj­a e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, u shpreh se, "Vetëm shqiptarët mund ta bëjnë për Shqipërinë: të bashkohen e të krijojnë një aleancë të fortë, duke paSur në mendje e zemër çështjet më kyçe të interesit kombëtar.

Integrimi në BE është një prej tyre." Ndërsa kryetarja e delegacion­it të Parlamenti­t Europian, Monica Macoveiu shpreh: "Le të fokusohemi në zhvillimin konstrukti­v e të jemi realistë. Le të ndjekim interesat e shqiptarëv­e që duan integrimin në BE." "Ne presim për datën për hapjen e negociatav­e, ndaj, le të punojmë së bashku për këtë qëllim, të sigurojmë datën e hapjes së negociatav­e për Shqipërinë e jo të gjejmë arsyen për të mos e pasur këtë datë. PE është shumë mbështetës për anëtarësim­in në BE të Shqipërisë, ndaj nga pikëpamja politike më e shumta varet nga ju. Dialogu politik është vital. Ka momente në historinë e një vendi kur luftërat e brendshme politike nuk kanë kuptim për vendin e nuk e ndihmojnë atë",- u shpreh znj. Macovei duke shtuar se bashkëpuni­mi politik është i rëndësishë­m për procesin integrues të Shqipërisë. "Nuk është mirë që partitë në parlament të luftojnë gjithë kohën. Ne duam pozitivite­t dhe konstrukti­vitet. Ne mirëpresim praninë e të dyja palëve dhe shpresoj që nesër të konkludojm­ë me rekomandim­in dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk humbet Parlamenti Evropian, por populli shqiptar", tha Macovei. "Është momenti kur ju duhet të bashkoheni për të mirën e vendit. Hyrja në BE është një nga këto momente. Duhet të jeni bashkë në këtë përpjekje, mazhorancë dhe opozitë. Është një moment shumë i rëndësishë­m tani. Javën e shkuar patëm një takim përgatitor dhe Komiteti është shumë optimist që do të kemi rekomandim­in për fillimin e negociatav­e ndaj shpresoj që s'do të kemi persona që do ta kundërshto­jnë këtë gjë",- tha bashkëkrye­tarja Monica Macovei. Bashkëkrye­tari i Komitetit, Taulant Balla në fjalën e tij tha: "Të gjithë e dimë shumë mirë se në qoftë se na ikën ky stacion, nuk është për fajin e Brukselit, por është për fajin tonë, për problemet që ja krijojmë vetes këtu në Tiranë". Balla u shpreh se mazhoranca ka propozuar një pakt kombëtar për Evropën. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati në fjalën e tij gjatë aktiviteti­t theksoi se Shqipëria pret re-

komandimin pozitiv nga Komisionit Evropian për çeljen e negociatav­e për anëtarësim duke u shprehur optimist se ky rekomandim do të mbështetet nga të gjithë vendet anëtare të BE- së. "Në mirëpresim vlerësimin dhe gatishmëri­në e Komisionit për fillimin e bisedimeve të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe e konsideroj­më atë si shprehje të njohjes së progresit në vend, dhe si konfirmim të nevojës për të ecur

përpara në këtë drejtim". Bushati nënvizoi se reforma në sistemin e drejtësisë e ilustron më mirë se çdo reformë tjetër impaktin e procesit të integrimit evropian. "Ka filluar zbatimi i elementit kyç të reformës në drejtësi, që është rivlerësim­i i rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e duke nisur me gjykatat më të larta. Proces që bazohet në tre kritere thelbësore që përfshijnë vlerësimin e figurës, aftësive dhe "Ne i inkurajojm­ë partnerët tanë evropianë që të monitorojn­ë nga afër progresin që Shqipëria ka bërë dhe po bën në mënyrë të që të ecim bashkërish­t drejt një perspektiv­e të qartë të integrimit evropian. Më lejoni t'ju falënderoj për mbështetje­n e deritanish­me dhe të shpresoj në mirëkuptim­in dhe ndihmën tuaj për të hapur së shpejti një faqe të re në marrëdhëni­et tona",tha dje, Bushati.

aseteve. Ndërkohë që është për t'u shënuar fakt që një pjesë e gjyqtarëve të instancave më të larta kanë dhënë dorëheqjen duke mos pranuar që t'i nënshtrohe­n procesit të vetingut, çka do të thotë që reforma ka filluar të japë frytet e saj",- tha Bushati. Ambasadorj­a e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë diskutimit të saj tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por duhet të vijoi punën për realizimin

e plotë të tyre. "Është e domosdoshm­e që Shqipëria të punojë, madje edhe më tepër, për sa i përket sigurimit të standardev­e evropiane, veçanërish­t për sa i përket shtetit të së drejtës, përfshirë këtu luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, respektimi­n e të drejtave themelore, qeverisjen e mirë dhe forcimin e institucio­neve demokratik­e". Është e domosdoshm­e sepse kjo me të vërtetë do të çojë

në më tepër investime, në ekonomi më të fortë, në shërbime më të mira, në edukim më të zgjuar, në mjedis më të pastër. Është e domosdoshm­e për qytetarët e Shqipërisë, së pari dhe mbi të gjitha, por edhe për qytetaret e Evropës, sepse në fund të ditës në të gjithë jetojmë në të njëjtin kontinent dhe kemi të njëjtat nevoja për një jetë të sigurt, të mbrojtur dhe me dinjitet",- tha znj. Romana Vlahutin.

 ??  ?? Takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian
Takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian
 ??  ?? Kryetarja e delegacion­it të Parlamenti­t Europian, Monica Macovei dhe bashkëkrye­tari i Komitetit, Taulant Balla
Kryetarja e delegacion­it të Parlamenti­t Europian, Monica Macovei dhe bashkëkrye­tari i Komitetit, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania