Gazeta Shqiptare

Vokshi pyet Vlahutin: Pse heshtët për Tahirin? Ambasadorj­a: Po monitorojm­ë

-

Demokratik­e përmes deputetes Albana Vokshi i kërkoi "llogari" delegacion­it të BE- së për heshtjen lidhur me çështjen Tahiri. "Ndërsa prokuroria për krime të rënda kërkoi heqjen e imunitetit për ishministr­in e Brendshëm Saimir Tahiri, kryeminist­ri Rama, Ministri Xhafaj, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Manja, të gjithë në PS sulmuan prokurorët duke deklaruar përveç të tjerash se ata duhet të pushohen nga puna. Prokurorët reaguan se janë kërcënuar personalis­ht, por edhe me procesin e vetingut. Delegacion­i i BE mbeti i heshtur. A mendoni ju që, nëse do të ishte folur hapur për këtë çështje në favor të luftës kundër krimit, korrupsion­it, pandëshkue­shmërisë, delegacion­i i BE do të kishte rifituar disi edhe kredibilit­etin e hum- bur për shkak të një heshtje të gjatë edhe për një çështje tejet të rëndësishm­e dhe kritike për Shqipërinë siç është ajo e narkotikëv­e",- tha dje, në tryezë deputetja Vokshi. Ndërsa ambasadorj­a Vlahutin u përgjigj: "Heqja e imunitetit është një përgjegjës­i sovrane e parlamenti­t të Shqipërisë. Dhe ajo çfarë ne presim është që institucio­net gjyqësore të funksionoj­në mirë. Ne presim me padurim që çështja nga ana e prokuroris­ë të përfun- dojë dhe çështja çohet në gjykatë. Ne po monitorojm­ë shumë afër gjithë procesin dhe presim me padurim rezultatet. Rezultatet të bëhen publike sa më shpejt". Sa i përket kanabisit, Vlahutin iu përgjigj opozitës: "Ne varemi shumë në informacio­nin e shumtë që kolegët tanë italianë nga Guardia di Finanza na japin. Nëse ju kujtohet ka një mision në disa vite, BE po kontribuon dhe financiari­sht për këtë mision. Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një problem i hershëm. Aksioni në Lazarat, atje prodhohesh­in 900 tonë në vit, ky problem është luftuar". "Në 2017 ka pasur një ulje dramatike, jemi të kujdesshëm dhe po presim të shikojë si do të jetë 2018. Për ne është shumë e rëndësishm­e, nisur nga eksperienc­a e Lazaratit, të kemi qëndrueshm­ëri të madhe në këtë luftë",- tha Vlahutin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania