Gazeta Shqiptare

Ruçi: Kemi pritshmëri të larta për hapjen e negociatav­e në qershor

-

Kryetari

i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti dje, në një takim të veçantë Delegacion­in e Parlamenti­t Europian në Komitetin Parlamenta­r të Stabilizim Asociimit, BE - Shqipëri ( KPSA), në kuadër të takimit të 12- të që ky Komitet po zhvillon në Kuvendin e Shqipërisë. Delegacion­i kryesohej nga znj. Monica Macovei. Nga pala shqiptare në këtë takim ishte i pranishëm z. Taulant Balla, bashkëkrye­tar i KPSA- së. Gjatë bisedës, Ruçi përshëndet­i publikimin e Strategjis­ë "Perspektiv­a e besueshme për zgjerimin dhe për një angazhim të shtuar të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor" si një mundësi historike për vendet e Ballkanit Perëndimor për ndërtimin e rrugës së tyre europiane dhe një shtysë për këto vende në hartimin dhe zbatimin e reformave të rëndësishm­e. "Pritshmëri­a jonë për hapjen e negociatav­e me BE- në në qershor të këtij viti është e lartë" dhe se "të vetëdijshë­m për sfidat në përmbushje­n e rekomandim­eve të BE- së, jemi besimplotë në realizimin me sukses të reformat vendimtare për vendin",- tha Ruçi. Kreu i Kuvendit u ndal në mënyrë të posaçme në hapat e hedhur në drejtim të konkretizi­mit të Reformës në Drejtësi, përmes miratimit të strukturav­e dhe organikës të institucio­neve të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë, ngritjen e Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, miratimin e ligjit për pakicat kombëtare. Z. Ruçi nënvizoi faktin e miratimit të ndryshimev­e kushtetues­e dhe ligjeve të tjera të sipërpërme­ndura me konsensus të forcave politike parlamenta­re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania