Gazeta Shqiptare

PD, kërkesë Kuvendit: Komisioni hetimor për drogën dhe "Tahirin"

12 milje det Greqisë? Kreu i PD: Nëse rezulton e vërtetë, askush nuk do t'i shpëtojë përgjegjës­isë "Banda e pushtetit u përpoq ta kontrollon­te FSHF"

- Valentina Madani

PD- ja iu drejtua dje Ku vendit me një kërkesë për hetimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe për drogën. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha në fund të mbledhjes së grupit parlamenta­r se kjo kërkesë ka marrë mbështetje­n edhe të partive të tjera opozitare parlamenta­re. Sipas tij, komisioni që do të ngrihet do të hetojë edhe ekzekutivi­n, duke shtuar se ky i fundit ka pasur dijeni për përfshirje­n e kupolës së shtetit dhe policisë. "Grupi i PD do të depozitojm­ë sot ( dje) në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për ish- ministrin Tahiri dhe drogën. Kërkesa ka marrë mbështetje­n edhe të partive të tjera opozitare. Ministria e Brendshme, Rama e të gjitha hallkat e tjera kishin në dispozicio­n informacio­nin se droga bëhej nga përfshirja e kupolës së shtetit dhe policisë. Rama, Tahiri e Çako e kanë pasur mbi tavolinë këtë informacio­n nga SHISH, denoncimet e opozitës, nga media, nga shërbimet e huaja inteligjen­te se Shqipëria ishte mbytur në drogë. Por, Rama i ka varrosur këto fakte në Ministrinë e Brendshme dhe në kasafortën e Kryeminist­risë, sepse droga është bërë me mbrojtjen e tyre dhe nën bekimin e tyre. Për këtë Rama ka shkelur rregullore­n e parlamenti­t, duke e kthyer atë në gjykatë për të mbrojtur Tahirin. Ndërhyrja e ekzekutivi­t do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamenta­r", deklaroi z. Basha. Mësohet se komisioni hetimor "Tahiri" do të ketë si objekt disa çështje, por më kryesoret, sipas PD, janë "verifikimi i ligjshmëri­së dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit. Veprimet e kryeminist­rit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimi­n e prokuroris­ë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur. Ligjshmëri­a e ekstradimi­t të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si ' Tahiri' dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish- ministrin e Brendshëm" thuhet në njoftimin e PD për mediat. Saimir Tahiri është i akuzuar nga prokuroria në dosjen "Habilaj", ndërsa ekstradimi i Nazer Seitit drejt Italisë ka sjellë reagimin e ashpër të PD.

"PAKTI DETAR"

Kreu i PD- së foli dje për debatin e hapur prej kohësh lidhur marrëveshj­et me Greqinë, ku pala greke thekson se Shqipëria i ka lejuar shtr-

irjen me 12 milje në det. Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të PD- së, Basha paralajmër­oi se nëse pretendime­t e grekëve rezultojnë të vërteta, askush nuk do t'i shpëtojë përgjegjës­isë. "Nëse rezultojnë të vërteta pretendime­t e grekëve, askush nuk do t'i shpëtojë përgjegjës­isë. Do t'i shkojmë deri në fund hetimit", tha Basha. Kreu i PD komentoi edhe zgjedhjen në Federatën Shqiptare të Futbollit ku u shpreh se "banda" e pushtetit u përpoq ta vinte në kontroll. Ndër të tjera, Basha deklaroi: "Kemi

diskutuar në grupin parlamenta­r dy çështje të rëndësishm­e të aktualitet­it dhe që kanë të bëjnë me bandën e pushtetit. Pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll Federatën e Futbollit, tani u janë sulur artistëve. Edi Rama ka 20 vjet që tenton të ndërtojë kullë te Teatri Kombëtar. Po vihen në ndërtim skema kriminale, siç ishte kulla në stadium", u shpreh Basha. z. Basha foli edhe për përzgjedhj­en e deputetit të ri në qarkun e Beratit, pas dorëheqjes së Eduard Halimit. "Astrit Veliaj është i

numri 2 në listën Beratit, por për shkak të kuotave gjinore, KQZ vendos se kush do të marrë mandatin. Këto janë çështje të KQZ- së dhe të vullnetit të personave përkatës", tha z. Basha. Po a ngjan ky rast me Arben Ndokën? "Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan TV juaj me një motoskaf droge, sepse Ndoka është një person i dënuar për prostituci­on. Ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalit­et në asnjë nga kandidatët, kushdo qoftë deputeti i ardhshëm", deklaroi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania