Gazeta Shqiptare

Monitorimi i hapësirës detare, gjykata rrëzon ish- ministren Kodheli

Kërkoi 50 mijë euro nga Bozdo për shpifje

-

e Shkallës së Parë Tiranë rrëzoi dje padinë e ish- ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndaj koordinato­res së PDsë, Reila Bozdo. Kodheli kishte paditur për shpifje dhe kishte kërkuar një dëmshpërbl­im prej 50 mijë eurosh pas një deklarate të bërë nga Bozdo në lidhje me monitorimi­n e hapësirës detare. Bozdo e akuzonte ish- ministren për korrupsion në lidhje me tenderin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare. "Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes janë rrëqethëse. Janë abuzim i paimagjinu­eshëm, që nxjerrin në pah hajdutërin­ë me çizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgim- it të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në Rrugën e Durrësit. Pra, dyqani i përzgjedhu­r i Kodhelit në Rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës", tha Bozdo në deklaratën për shtyp. Kurse dje gjykata arsyetoi se padisë së Kodhelit i mungon legjitimit­eti. Pas vendimit, Bozdo uron që çështje me të tillë subjekt të mos merren në konsiderat­ë për t'u proceduar nga gjykata në të ardh-

AKUZA

"Dyqani i përzgjedhu­r i Kodhelit në Rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës", tha Reila Bozdo.

men. "Gjykata sapo shpalli vendimin për padinë e ngritur ndaj meje nga ish- ministrja Mimi Kodheli për deklaratën e bërë nga selia e PD- së në vitin 2015 mbi monitorimi­n e hapësirës detare. Gjykata e rrezoi padinë. Uroj që çështje me të tillë subjekt të mos merren në konsiderat­ë për t'u proceduar nga gjykata në të ardhmen. Falënderoj secilin nga ju që përmes mesazheve tuaja më keni dhënë kurajë në këtë kauzë të drejtë!", shkruan Bozdo në "Facebook".

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania