Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri emëron Ferit Hoxhën ambasador në UNESKO

-

Kryeminist­ri

Rama ka emëruar ambasador të Sh qipërisë në UNESCO, Ferit Hoxhën, të cilin kjo qeveri e kishte paditur më parë për çështjen e marrëveshj­es detare me Greqinë të vitit 2009, të shpallur si antikushte­tuese nga gjykata përkatëse. Më 5 gusht të vitit 2014, Prokuroria e Përgjithsh­me, pas padisë së bërë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati 3 muaj më parë, kishte nisur hetimet ndaj Ferit Hoxhës dhe 10 firmëtarëv­e të tjerë të marrëveshj­es së shumëpërfo­lur të nënshkruar gjatë kohës së qeverisë "Berisha". Por pak kohë më pas, Hoxha mori detyrën e drejtorit të përgjithsh­ëm në këtë ministri dhe tashmë ai duket se është "rehabilitu­ar" plotësisht, deri në atë pikë sa që qeveria që e paditi, tashmë e ka emëruar ambasador të Shqipërisë në UNESCO. Në fakt, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me propozim të kryeminist­rit Edi Rama ka dekretuar sot emërimin e Ferit Hoxhës ambasador pranë Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën ( UNESCO), rezident. Po dje presidenti dekretuar lirimin nga detyra të Venera Domit, ambasadore pranë Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën ( UNESCO). Gjithashtu, është dekretuar emërimi i Ravesa Lleshit, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizata­ve të tjera Ndërkombët­are në Gjenevë, rezidente. Si dhe është dekretuar lirimi nga detyra i Filloreta Kodrës, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizata­ve të tjera Ndërkombët­are në Gjenevë, rezidente. Ravesa Lleshi është vajza e ish- deputetit të PS dhe ish- ministrit të Mbrojtjes, Ismail Lleshi. Ish- presidenti Bujar Nishani nuk pranoi ta dekretonte ambasadore në zyrat e OKB- së në Vjenë.

 ??  ?? Ferit Hoxha
Ferit Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania