Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a, Shqipëria firmos me misionin Frontex të BE për kufijtë

Komisioner­i për Migracioni­n, Avramopulo­s: Mbështesim vetingun Xhafaj: Nuk do jemi më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis

-

Shqipëria do të ndihmo het nga Agjencia Evro piane e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare për menaxhimin e kufijve. Kjo do të bëhet e mundur sapo të hyjë në fuqi, marrëveshj­a e firmosur dje, mes Komisioner­it për Migracioni­n, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoul­os dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Marrëveshj­a do t'i mundësojë Agjencisë të sigurojë asistencë në fushën e menaxhimit të kufirit të jashtëm, si dhe do t'u mundësojë ekipeve të Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të vendosen me shpejtësi në territorin shqiptar në rast të ndonjë ndryshimi të papritur të flukseve migratore. Gjatë një konference të përbashkët me ministrin Xhafaj, Komisioner­i Avramopulo­s tha: "Shqipëria është një pararendës­e në rajon dhe marrëveshj­a do të shërbejë si model për marrëveshj­e të ngjashme që po negociojmë me partnerë të tjerë në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpuni­mi më i ngushtë midis Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare do të na lejojë të jemi më të shpejtë dhe më fleksibël në mënyrën se si i përgjigjem­i çdo sfide të mundshme migratore. Ky është një hap i rëndësishë­m përpara dhe është në interesat më të mira si të Shqipërisë, ashtu dhe të Bashkimit Evropian". "Shqipëria është pjesë e familjes europiane historikis­ht, gjeografik­isht dhe në kontekstin e paqëndrues­hmërive gjeopoliti­ke me të cilat po ndeshemi, ne ndajmë të njëjtat sfida me Shqipërinë. Veçanërish­t në luftën ndaj migracioni­t të parregullt, mirëmenaxh­imin e kufijve tanë dhe në luftën efikase ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmi­t. Ne ndajmë një histori të përbashkët dhe e ardhmja jonë e përbashkët do të jetë europiane gjithashtu", deklaroi Avramopulu­os.

"Dëshiroj, gjithashtu, të përgëzojë Shqipërinë për përpjekjet që ka bërë në lidhje me menaxhimin e flukseve të emigracion­it të parregullt dhe ta inkurajojë Shqipërinë të bëjë edhe më shumë. Ne duhet që të ulim numrin e personave që abuzojnë me liberalizi­min e vizave. Të gjithë ne duam ta sigurojmë dhe ta ruajmë liberalizi­min e vizave", deklaroi ai. Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Xhafaj tha: "Kjo është një marrëveshj­e e rëndësishm­e që do të na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikua­r në lidhje me menaxhimin e kufijve. Ajo do t'i mundësojë, gjithashtu, Shqipërisë të përfitojë nga projektet që do të japë Bashkimi Evropian gjatë implementi­mit të kësaj marrëveshj­eje. Kjo është një mundësi e mirë për ne për zgjerimin e bashkëpuni­mit ndërkufita­r dhe bashkëpuni­mit me vendet e BEsë". "Rikonfirmo­va vendosmëri­në tonë se po bëjmë Komisioni po negocion aktualisht marrëveshj­e të ngjashme me Serbinë dhe ishRepubli­kën Jugosllave të Maqedonisë dhe shpreson për një përfundim të shpejtë të të dyja negociatav­e. Tani marrëveshj­a me Shqipërinë duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe do të nënshkruhe­t zyrtarisht në një datë të mëvonshme, pasi të dyja palët të përfundojn­ë procedurat e nevojshme ligjore.

gjithçka është e mundur për të garantuar përfundimi­sht që Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis, për të treguar vendosmëri dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organi- zuar përmes operacioni­t "Forca e ligjit", rezultatet e para të të cilit janë inkurajues­e; për të rritur më tej performanc­ën e Policisë së Shtetit, për ta sjellë atë në standardet më të mira europiane duke e informuar në këtë kuadër edhe për procesin e vetingut që sapo kemi nisur",- tha Xhafaj. Projektmar­rëveshja e djeshme është negociata e parë që do të përfundohe­t mes Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare dhe partnerëve të BE- së në Ballkanin Perëndimor. Forcimi i bashkëpuni­mit operativ mes vendeve të treta prioritare dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare do të kontribuoj­ë në menaxhimin më të mirë të migracioni­t të parregullt, do të rrisë më tej sigurinë në kufijtë e jashtëm të BE- së, si dhe do të forcojë aftësinë e Agjencisë për të vepruar në vendet e afërta me BE- në.

 ??  ?? Komisioner­i për Migracioni­n, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoul­os dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj
Komisioner­i për Migracioni­n, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoul­os dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania