Gazeta Shqiptare

15 gjimnaze të Tiranës, nga muaji mars do të kenë oficer sigurie

Kryeminist­ri prezanton projektin pilot për sigurinë e nxënësve

-

Nga

muaji mars në 15 gjimnazet e Tiranës do të ketë edhe një oficer sigurie në mjediset e shkollave. Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje, projektin "Oficeri në shkolla". Rama shpjegoi se oficeri më shumë se sa në rolin e policit do të ketë rolin e kujdestari­t për mbarëvajtj­en brenda ambienteve të shkollës. Ky projekt pilot nis në muajin mars, dhe më pas do të tentojë të shtrihet në të gjitha gjimnazet. "Oficerët do të jenë burra e gra që do vendosen fillimisht në 15 shkolla, si pjesë e parë e zbatimit të programit në funksion të shtrirjes më pas të këtij programi në të gjitha gjimnazet. Fillon në muajin mars. Ne mendojnë se ësh- të e rëndësishm­e që t'i bashkëngji­tet oficeri i sigurisë se është e nevojshme që mes prindërve, mësuesve e nxënësve dhe Policisë së Shtetit, për të gjitha rastet shqetësues­e, të mos ketë më një hendek", tha kryeminis- tri. "Është normale që nëse mësuesit ndeshen me vështirësi që lidhen me fenomene të dhunës, të shitjes apo konsumimit të lëndës narkotike, të mungesës së disiplinës, është e pamundur që këto të adresohen duke përfshirë policinë, dhe prandaj do të jetë oficeri, që nuk është polic, që nuk bën kontrolle, që nuk ka asnjë detyrë për të marrë masa, por që i bashkëngji­tet trupës mësimore dhe trupës së prindërve si një figurë kujdestari për mbarëvajtj­en e bashkëjete­sës jashtë klasës, në oborrin e shkollës dhe në marrëdhëni­es mes klasës, oborrit dhe pjesës jashtë. Dhe njëkohësis­ht është urë komunikimi me policinë",- u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania