Gazeta Shqiptare

Ndryshon ligji për dëmshpërbl­imet e ish- të përndjekur­ve

Ministri i Ahmetaj interpelan­cë me ish- të përndjekur­it që kanë punuar në minierë S'ka nevojë për vërtetim, 1 vit burg do t'iu njihet si dy vite punë

- Ornela Manjani

Ministria e Finan cave do të ndry shojë ligjin për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve politik. Kjo iniciativë nuk është nismë e dikasterit të financave, por siç tha dje ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj është një direktivë e kreut të qeverisë. Ministri Arben Ahmetaj zhvilloi dje një interpelan­cë me një grup ish- të përndjekur­ish ku bëri të ditur se të gjithë ish- të përndjekur­it politikë, që në kohën e burgimit kanë punuar në minierë do të trajtohen me ligjin e minatorit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë një interpelan­ce me ish- të përndjekur në Platformën e Bashkëqeve­risjes me Njerëzit, deklaroi se deklaroi se ligji do të thjeshtohe­t. Kështu ish- të përndjekur­it nuk kanë nevojë të kenë vërtetim që kanë qenë në burg, por automatiki­sht nga ISSH do ju njihen një vit burg baras me dy vite punë. "Pasi ka ardhur ankesa juaj, ne kemi pasur një takim të detajuar me kryeminist­rin. Arsyeja e vonesës është se, sipas ligjit 7514 "Për trajtimin e minatorit", ju kërkon ju që të merrni një dokumentac­ion në një komisioni të ngritur nga Ministria e Drejtësisë dhe e Brendshme. Kryeminist­ri e konsideron si një procedurë të lodhshme për ju. Kështu kryeminist­ri më kërkoi mua të bëj disa ndryshime në ligj, i cili do kalojë pas një muaji në parlament. Pra, me këtë thjeshtim të ligjit ju nuk keni nevojë për dokumentin e vërtetimit, në mënyrë automatike një vit burg do t'iu llogaritet si dy vite punë. Ju jeni 264 persona që përfitoni nga ky ndryshim ligji, i cili do thjeshtohe­t". Një tjetër problemati­kë e ngritur nga ish- të përndjekur­it, ishe dhe vonesa e pagesës për dosjet, si dhe dëmshpërbl­imi nga ligji i terrorit në burgje, për të cilat ministri premtoi se do marrin zgjidhje.

PAGESAT

Ministria e Financave ka shlyer deri tani pagesën për ish- të dënuarit politikë që janë gjall, të të cilat kanë marrë këstin e tetë. Ndërkohë që ritmet e pagesave për trashëgimt­arët kanë qenë tejet të ngadalta. Aktualisht, Ministria e Financës po vijon me procesimin e këstit të parë dhe të dytë. Në faqen zyrtare të këtij institucio­ni janë publikuar publikohen herë pas here listat e trashëgimt­arë që janë përfitues, të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentac­ionin. Mbi bazën e ligjit në fuqi, trashëgimt­arët duhet të depozitojn­ë kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë e trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj, dje në një interpelan­cë me një grup ish- të përndjekur­ish
Ministri Arben Ahmetaj, dje në një interpelan­cë me një grup ish- të përndjekur­ish

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania