Gazeta Shqiptare

INSTAT 330 mijë persona kanë braktisur Shqipërinë shtatë vitet e fundit

-

shtatë vitet e fun dit ( 2011- 2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë. Të dhënat janë bërë publike sot nga një grafik i INSTAT, duke treguar faktin e dhimbshëm se 28 vjet pasi u shënua vala e parë e emigrimit, shqiptarët ende duan të ikin dhe shumë pak duan të kthehen. Që nga viti 2011 vihet re që ka pasur një rritje të shqiptarëv­e që braktisin vendin. Në atë vit u shënua dhe numri më i lartë i të ikurve, me rreth 52 mijë. Pasi është zvogëluar gradualish­t në vite, një valë e re emigracion­i u shënua sërish në 2017, në rreth 40 mijë persona të ikur. Ndërsa ka shumë persona që kthehen, numri i atyre që ikin mbetet gjithnjë më i lartë dhe diferenca është negative, në 2017n, në një zhvillim negativ, pasi migracioni neto është përkeqësua­r. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2017, numri i emigrantëv­e është 39.905 persona dhe numri i imigrantëv­e, 25.003 persona. Migracioni­t neto ( diferenca midis imigrantëv­e dhe emigrantëv­e), rezulton - 14.902 persona. Një vit më parë, diferenca ishte shumë më e ulët, më pak se 10 mijë persona. Kjo tregon se më shumë po ikin dhe më pak po kthehen. Në shtatë vitet e fundit, njerëzit që kanë ikur janë të barabartë, ose më shumë sesa numri i banorëve që ka qarku i dytë më i madh i vendit, Fieri, me 302 mijë banorë. Më pas renditet qarku i Durrësi me 285 mijë. Emigracion­i, së bashku me rënien e lindshmëri­së janë arsyet kryesore që po çojnë në tkurrjen e popullsisë. INSTAT- i raportoi se me 1 jan- ar 2018 popullsia e Shqipërisë, rezultoi 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 janar 2017.

 ??  ?? INSTAT
INSTAT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania