Gazeta Shqiptare

Shpallen kriteret e pranimit për 6 fakultete

Ja sa do të vlerësohet mesatarja e 3 viteve dhe provimet e maturës "Kushtet për të fituar Juridikun, Ekonomikun e Shkencat Sociale”

- Voltiza Duro

Të gjithë maturantët e këtij viti, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej fakultetev­e të Universite­tit të Tiranës, tashmë kanë mundësi të njihen me kushtet që duhet të plotësojnë. "Gazeta Shqiptare" publikon sot të gjitha kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018- 2019 në të gjashtë fakultetet e UT- së si dhe në filialin e tij në Sarandë. Mesatarja e tre viteve të gjimnazit si dhe provimet e maturës shtetërore janë baza mbi të cilën do të bëhen përzgjedhj­et e fituesve edhe për këtë vit. Respektivi­sht, në faqen zyrtare të këtij universite­ti bëhet me dije se për tu bërë pjesë e Fakultetit të Drejtësisë, maturantët duhet të dinë se 50% të pikëve do t'i ketë mesatarja e shkollës, ndërsa 50%- in tjetër do e ketë nota mesatare e lëndëve Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Qytetari, Ekonomi e Gjuhë e Huaj me nga 10% secila prej tyre. Por mesa vihet re, fakultetet i kanë përcaktuar vetë kriteret këtë vit, e rëndësia e mesatares apo provimeve të maturës ka vlera të ndryshme për programe të ndryshme. Kështu, Fakulteti i Historisë dhe Filologjis­ë vlerëson me 80% mesataren e 3 viteve të shkollës së mesme dhe vetëm me 20% provimet e maturës, ndërsa për studentët që do pranohen në Fakultetin e Ekonomisë, në të gjitha programet ka 50% të pikëve mesataren dhe 50% gruplëndët përkatëse. Por prej 2 vitesh, maturantët që dëshirojnë të studiojnë në një nga institucio­net e arsimit të lartë duhet të kenë një mesatare më të lartë se 6- të. Ndërkohë, në faqen zyrtare të UT- së, theksohet më tej se në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 100% të pikëve i ka mesatarja e thjeshtë që del nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjestuar me numrin në total të notave të mbledhura. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale, 50% të pikëve të vlerësimit i zë mesatarja e tre viteve të gjimnazit; 40% provimet e detyruara të Maturës Shtetëore si dhe 10% një prej provimeve të lëndëve me zgjedhje. Ajo çka shfaqet risi në ndryshim nga fakultetet e tjera, është mënyra se si i ka ndarë pikët e vlerësimit Fakulteti i Shkencave. Në këtë të fundit ka 50% të pikëve ku 25% është mesatarja e 3 viteve e 25% provimet e Maturës, ndërsa 50% janë gruplëndët sipas programeve të studimit. Kriteret e miratuara nga Universite­ti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018- 2019, për Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë si më poshtë: - Mesatarja e thjeshtë aritmetike e përgjithsh­me 50% e vlerësimit, e cila përbëhet 25% nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimt­are vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe 25% mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore. Nota mesatare e gruplëndëv­e 50 % e vlerësimit ( kurrikula bërthamë). Në gruplëndët përfshihen lëndët me përqindjet përkatëse : -

Programi i studimit Biologji

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania